Kryengritjet e viteve 1910, 1911

idrizseferi_gryka

11138552_485207888293650_4956187048747390132_nShkruan: Brilant Gashi

Nuk e besoj që shumë nga njerëzit, pra që nuk janë shqiptarë por që e dinë historinë tonë por ata thonë se si e fituam pavarsinë nga sundimi otoman. Ndoshta tani ata mund të mendojnë se ne e kemi fituar atë pa ndonjë kryengritje që do t’i bente turqit të dorëzoheshin dhe të tërhiqeshin nga Shqipëria.

Turqit e rinj donin që të pengonin klubet dhe shkollat shqipe, të ndiqnin patriotët shqiptarë etj. Këto veprime rritën pakënaqësinë e popullsisë shqiptare dhe qysh në vitet 1909, malsorët e rretheve ëe pejës, gjakovës e të dibrës ngritën krye kundër Turqve të rinj. Komitetet e fshehta  shqiptare filluan përpjekjet për të organizuar një kryengritje të përgjithshme. Ato shperthyen në krahinat e Vilajetit të Kosovës, dhe dy pozicionet strategjike ishin, Gryka e Kacanikut dhe ajo e Carralevës. Në betejen historike në Gryken e Kacanikut kryengritësit udhëhiqeshin nga trimi Idriz Seferi kurse në atë të Carralevës nga Isa Boletini por kryengritësit u detyruan te tërhiqeshin sepse ushtria osmane ishte e shumtë në numrin e armatimeve. Ushtria e turqve të rinj bënë arrestime dhe u mbyllën shkollat shqipe.

Pakënaqësia e shqiptarëve u rrit edhe më shumë pasi që aksionet e egra ushtarake shtypën kryengritjen e vitit 1910, prandaj komitetet e fshehta bënë plane për organizimin e një kryengritjeje tjetër. Një situatë e rëndë ishte krijuar në Malesinë e Madhe pasi që, Shefqet Turgut Pasha bëri një ekspeditë dhe malësorët e andej parit u detyruan që t’i lëshonin shtëpitë e tyre dhe të qëndronin maleve, por gjithashtu edhe mbreti nikolla kishte për plan që t’i përdorte shqiptarët për qëllimet e veta, prandaj kryengritja shpërtheu para kohe më 24 mars të vitit 1911 dhe u përhap në të gjithë malësinë e mbishkodrës por turqit e rinj i’u kishin propozuar kryengritësve se nëse do t’i ndalin kryengritjet ata do te ndihmoheshin nga ushtritë osmane për ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga pushtuesi shekullor.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. ju lumte bashkim i shqiperis,se tani ka ardhe koha,ti zbadhim te gjithe barbarit turke 500 vjeare,qe kane qene te maskuara nga klika e zez turkofone e mbeture te ne.
    .turku eshte armiku i perjetshum i shqiptarve.mos harroni se turku vrajti e masakrroj miliona shqiptar nga mbi nish afer danubit ,ne juge ne prevez,ne veri bosnje e deri ne ish dubronikun shqiptar
    .turku i beri shtete greqin e serbin.dhe turku pavaroj greqin 70 vite para shqiperis,a serbin veqse kane pas marrveshje me 1855 ten per autonomi te serbis,ku i pavarsoj me 1878.pra afro 50 viteve autonomi ,e 30 viteve pavarsi para shqiperis,ku ju mundesua ktyre shteteve te pavarsohen,dhe bejn ushtri te forta,qe me 1912 ti çfarosin shqiptaret.

Lini një Përgjigje te afrim albani-zvicer Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.