Shkruan: Fahri Xharra
Vendbanimet e para në regjonin e Plevles (Mali i Zi ) njihen që nga koha e vonëshme e Akullit. Faktet që e vërtetojnë këtë mund të gjenden në shpellën Malishina afër Plevles so sotme. Përndryshe vendbanimi më dokumentues nga Koha e Gurit është në Medena Stijena.Populli i parë i qytetruar në këtë regjion ishin fisi ilir i Pirustëve , të cilët jetuan në tokat e tyre lirëshëm deri në kohën e pushtimit romak në shek e parë pas Krishtit. Pas pushtimeve dhe shkatërrimeve ,mbi qyetin Ilir ( të cilit nuk i dihet emri) e ndërtuan qytetin e ri , Municipium S . ( S ,është shkronja e parë e qytetit ,të cilit gjithashtu nuk i dihet emri). Pas Docleas, Municipium S (Komuna S) ishte qyteti i dytë për nga madhësia në tokat e Malit të Zi të sotëm. Gjetjet e mëdha historike si bizhuteria, vazat prej qelqi ,poçaria janë gjetur në rrënojat e qyetit. Kurse gjetja më me vlerë është Diatreta, kupa e qelqit e posaqme për nga punimi, që është e vetmja e këtij lloji në botë. (Burime të shkruara malazeze).
Pirustae, Peiroustai, Pyrissaioi ose Piroustai ishin fisi ilir që ka jetuar në tokat e Malit të Zi të sotëm. Sipas disa burimeve ata kishin jetuar edhe në një territor më të gjerë, por shumica e arkeologëve së bashku më arkeologun e njohur Britanik Sir Arthur Evans thonë Pirustë kanë jetuar në veriun e Malit të Zi, për rreth qytetit të sotë të Plevles dhe ishin xehetarë me famë. Fama e tyre dëshmohet edhe në monumentet epigrafike të regjioneve të pasura me xeherore në Daki ( Rumania e sotme) .Emrin Pirust apo Pyrissaioi e spjegon Prof.Dr. Skënder Riza duke thënë që emri i tyre mund të zbërthehet vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipe : Prushi .
Se Pirustët kanë jetuar edhe më gjërë në vende tjera ilire , Pirustet si përpunues te metaleve shtriheshin edhe në Mirditëdhe në Malësinë e Gjakovës shembull është Fshati Prushi (rrethi i Gjakovës ) si dhe Qafa e Prushit në bjeshkët e Pashtrikut. Në afërsi të Prushit është xeherorja e kromit e Devës. Pirustët dhe fiset tjetra Ilire Sardeatët dhe Buridustët në shekullin e II-t|, Perandori Trajani ( 98-117 vitët e sundimit të tij) i dergoi në Daki si profesionist të xeheve.
Kupa piruste e qelqit “Kupa e qelqit” eshte gjetur ne qytetin e sotem Plevle te Malit te Zi. Aty ishin dikur fisi Ilir i Pirustëve . Thuhet qe kupat jane romake. Pse mos te jene Ilire, kur Roma ka ardhur vone ne ato anë?
Municipium S ( sot Komini afër Plevles) është një vendgjetje arkeologjike që nga koha e antikuitetit ,në mbrendi të Dalmacisë . Lokaliteti ishte i ngritur në terasën në bregun e majtë të lumit Vezishnica.
Municipium S iu kishte tërhjekur vërejtjen udhëtarëve që nga shekulli 18-të dhe ai i 19-të.,vend tërheqës nga ushtarakët e ndryshëm zyrtar, nga shkollarët e fushave të ndryshme.
Në vitet 1960 dhe 1970 hulumtimet arkeologjike nga profesori i Arkeologjisë Klasike të Universitetit të Beogradit Aleksandrina Cermanoviç-Kuzmanoviç. Spjegimet për S . nuk ka , por dihet që Municipiumi S ishte një vend -lidhje kyqe për mbrendinë e asaj ane me detin dhe Salonen ( Splitin). Sipas hulumtimeve, del që Municipium S ishte edhe qendër e madhe administrative – ushtarake.
Pra, para Romës ishin Pirustët- Prushët Ilir(Artur Evans). Mjeshtër të xeheve dhe të përpunimit të metaleve dhe mu për ate gjatë barbarimit romak këta gëzonin një privilegj të madh duke u liruar edhe nga taksat, si dhe nga ana e Konsullit Lucium Anicium e gëzonin lirinë qytetare. Është edhe një supozim që pas bartjes së Pirustëve në Daki, (shek.II-të pas K) në këto anë Romakët i kishin sjellur fiset tjera ilire. Emrat e banorëve (sipas përmendoreve epigrafike ) ishin karakteristik me ata të anës së Dalmacisë së Mesme.
Gjurmët e Prushëve janë gjetur në Daki (Rumaninë e sotme) Si e thash edhe më lartë që punëtorët e xeheve ishin sjellur nga Dalmacia dhe i takonin fiseve ilire të Pirustëve, Sardeatëve dhe Buridustëve .Mbi 64 % të emrave Ilir të gjetur në Daki janë gjetur në distriktet minerare. Xehetarët ilir jetonin në bashkësi të mbyllura (Vicus Pirustarum), së bashku me prijësin e tyre fisnor (princeps). Duke i bartur me vete dhe praktikuar doket dhe zakonet e tyre, gjithashtu edhe venbanimet i quanin Kështjella (castellum)
Qyteti Alburnus Maior u themelua nga romakët në kohën e Trajanit si një qytet i xehetarëve me kolonistët ilir. Evidenca për qytetin eshtë gjetur në një tabelëz orej dyllit e datë 6 Shkurt 131. Arkeologët kanë zbuluar Nekropole, galeri minierash, vegla xehetarësh etj. Romakët u larguan nga Dakia në vitin 271.
Këtu hapet një qështje dhe duhet të spjegohen se pse ka aq shumë fjalë shqipe në gjuhën e sotme Rumune?
Sa i përket historisë së Pirustëve, më së shumti kanë shkruar serbët por gjithmonë me një dozë të mëshefjes së fakteve duke u munduar të mëshefin aq sa mundin apo duke shkruar në mënyrën e tyre ”… sipas të gjitha gjasave Ilir”.
Faleminderit!