Ne ishim aty, Meduni Labeat Ilir!

 

Medoni_01_mesjeta

                                      Meduni në Mesjetë

 

Fahriu_02Shkruan: Fahri Xharra 

“Sot kudo bëhen gërmime për të gjetur vendbanime ilire ,romake: amfiteatër, obelisk, qypa, poçe, etj., por askund nuk kërkohet gjë nga perandoria e një epokeje, sepse nuk ka dhe nuk kishte asgjë. Bile asnjë qyp për turshi! Shtëpi me qerpiç që shembej me vdekjen e pronarit! ” Lis Bukuroca”.

Na  e shponin qiellin,dhe vetevetiu duhej që vazhdimisht të mbanim kokën lartë , jo nga krenaria por nga frika  e ngulur në zemrat se çdo gjë vjen prej së larti. E dia që bie shiu, bora, breshëri  por kurrsesi të kuptoja se çka ishte ajo që pse nuk guxoja të shikoj shumë nëpër tokë.  Më sollën parmendën ,që  të gërrithi pak tokën që të mbjelli farën tonë të rritjes dhe kurrsesi që mos të shpurrdhi thellë në tokë .Prap na e shponin qiellin e nuk dinim që na përpinte një rrymë e ftoftë që na bënte që mos të na bie ndër mend që të mendojmë për të parët t`tonë.

Mb_mureve

  Mbetjet e mureve Ilire në Medune

Kushërinjët e mi të largët në vertikalen historike  ,mundoheshin që me krraba të arrnonin ato pjesë të shpuara të qiellit tonë po binin viktimë e vetë kërrabes. Qielli vazhdonte të shpohej. Prap dilnin të tjerët që pasi u zbulua gjilpëra ,të qepnin sa mundnin por nuk e kuptonin që gjatë punës e humbnin vetëdijen. Ishin do çekana të mëdhenj ,dhe thonin që binin nga qielli .(?)  Toka nuk guxohej të shpohej e as bile  të thellohen themelet e shtëpive të rralla që ndërtoheshin . Edhe për qerpiç gropa e lloçit nuk guxohej të ishte  e thellë sepse frika kishte hyr në asht . Së pari e kishin frikën shpuesit e qiellit; atyre iu kishte hyrë frika deri në palcë se nëse ne gërmonim  në nëntokën tonë mund që rastësisht të gjenim gjëra me të cilat na rritej krenaria ,na shtohej guximi  dhe i dilnim përpara disa gjërave.. Porse neve frigoheshim vazhdimisht nga i nalti ,dhe edhe kur flenim i mbanim sytë kah tavani deri sa të na merrte gjumi. Të përgjumur apo jo ,ne duhej që të flenim ,që të flenim sa më gjat dhe mos të gërmojmë në tokën e nënës dhe të atit  tonë që na e kishin lënë dhe që shpuesit e qiellit na e kishin zaptuar. Flej ,flej se sa më shumë të flejsh më shumë rritesh – na thoshnin. Neve flenim edhe nëntoka e jonë flente.  Port të tjerët nuk flenin; ardhësit e rinj mbi ne. Sidoqoft ,Meduni është ish akropoli i një qyteti të madh ilir ,të fisit të madh të Labeatëve, dhjetë kilometra në verilindje të Podgoricës . Që në kohët ilire  janë shkallët në brigjet e  e njëmalitë cilat të dërgojnë në një vend ku ilirët i kryenin ritualët e tyre fetare të cilat lidheshin me kultit e tyre ; gjarpërin. Nekropoli është në veri të qytetit dhe daton nga Koha e Hekurit.
Meteoni ose Medioni ,pra është qytet i ngritur nga fundi i shek IV prk.,  i cili së pari është përmendur nga historiani romak Titus Livius  (59 prK-17 psK)duke u shënuar si vepër e Labeatëve, fisit ilir qe jetonte rreth Liqenit të Shkodres i njohur si Lacus Labeatis. Qyteti e kishte domëthënjën fortifikuese dhe e bënte lidhjen e Adriatikut me Dardaninë

Sipas pozitës, mënyrës së ndërtimi,konstruktit të mureve,Meteoni (Meduni) ishte një qytet i rëndësishëm Ilir i Labeatëve ,me një karakteristikë të qyteteve të fortifikuara të asaj kohe me akropol  dhe  me mure “ Ciklope”. Çdo gjë që është zbuluar e gjetur të vërteton përdorimin  fetar .

Medoni_01_mesjeta

                                        Meduni në Mesjetë

Harta e Mesjetës  ,atëherë kur neve na ishte shterrur zëri. Meduni është dëshmitar i i një historijeje të bujshme që nga luftërat Ilire e deri në ditët e sotme.

Ilrët e kishin gjarpërin të shenjt, dhe kultet e tyre lidheshin me te Meteoni ilir ,sot është Meduni malazias.Në veri të qytetit ,ndër pyje gjinden tumat e mbuluara me gurë. Ato shtrihen në rrafshinë ,por se deri më sot nuk janë hulumtuar shumë. Tuma të njejta gjënden edhe në jug-perëndim të Medunit. Aty është edhe nekropoli ,por i pa hulumtuar deri në fund. .Varret ketu janë të rrethuara me bloqe të çrregullta prej guri.     (Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992)

Gjendja e sotme e atyre mureve Për shkak të rëndësisë së pozitës së saj jashtëzakonisht strategjike Meteoni ( Meduni) është konsideruar si “ qelësi i të dy Zetave”. Sot, pamja e sotme e Meteonit është një pjesë e ruajtur i dy kullave gjysëmrrethi, mureve mbrojtëse , dyerve dhe objeketeve të shtuara në shekullin e Mesëm. Në mesin e mbetjeve mesjetare është edhe Kisha e Arkigjakonit Stefani ( e ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër)  si dhe varri i “ “Vojvodes Mark   Milani , heroit dhe shkrimtarit të njohur malazias.” Ndër fortifikatën mesjetare ,gjindet shtëpia e lindjës së Mark Milanit ,e cila është shndërruar  pas viti 1971 në Muze Memorial. ( Ju kujtohet Mark Milani  i Kuqëve !)

kisha_3

     Kisha e Arkigjakonit Stefani-           muzeu i Mark Milanit

 Në një sipërfaqe prej 250 mijë metrash katror, po bëhët sanimi dhe restaurimi i kompleksit arkeologjik-historik- kulturor të Medunit , me qëllim të vlerësimit shkencor dhe turistik. ( shenimet nga Muzeu i Malit të Zi në Podgoricë) Me shumë vlerë dhe kurreshtje duhet të përmendet tekika e ndërtimit  të murëve e cila t`a  kujton atë të  Daorsëve( 300-50 prK) ,fisit tjetër Ilir, si dhe një ngjajshmëri me civilizimin amerikano-jugor në Machu  Pichu. Blloqet e çfrytëzuara për ndërtim nuk janë të përmasave të njejta, por ashtu saktë lidhën njëri me tjetrin ose mbi tjetrin që as fletëza më e hollë nuk mund të kaloj përtej

Mjeshtria e shkëlqyeshme Ilire e ndërtimit i kalon kohërat
”Në Malin e Zi të sotëm, ishin shumë vendbanime të mëdha ilire ,te vogla dhe të mëdha, porse dy prej tyre venbanimeve  historike të mëdha janë Meduni dhe Dukla. Ilirët e vjetër kanë ndëtuar dhe ngritur qytete që shkojnë mileniume para nesh në kohë, dhe me madhësira monumentale. .( Semir Osmanoagiç)”

Me_muret_2

            Ndërtimet ilire

 Ndërtimet Ilire të njejta në të gjithë Adriatikun  ,teknika e ndërtimit kundër tërmetit me blloqe të      përmasave të ndryshme.

Është për tu habitur heshtje e jonë ,në spjegimin e ndërtimit të blloqeve të gurit të cilat janë kryevepër e përpunimit dhe ndërtimit të kullave të Medunit. Duhet të ceket se legjionet romake e pushtuan Medunin rreth vitit 167 psK.Me atë rast Mbreti Ilir Genci së bashku me familjen ishin kapur…. ”Në tokën e sotme të Malit të Zi kanë jetuar Labeatët dhe Dokleatët; derisa Meduni ishte kryqendra e Labeatëve, Dokleatët ishin të shtrirë në luginen e plleshme të lumit Zeta me qendrën e tyre në Duklea. Duklea me dhjeta mijëra banorë ishte qendra më e madhe e populluar e kohës para -romake. Që në atë kohë,dmth para pushtimit romak qyteti i gurir e kishte sistemin e ujësjellësit, rrugëve të shtruara me pllaka, hudhjet e ujërave të zeza me kanalizime dhe të gjitha përballjet tjera urbanistike( Bojan Zeçeviq)” Në të përditëshmen malaziaze ”Pobjeda” , kolumnistja Olivera Ugrin shkruante se ”Meduni është qyteti i fortifikuar që s`peshohet me ari”(Pobjeda,27.09.08) ”Fleni ,fleni dhe fleni se rriteni ” na thoshin e po na thonë. E ne vazhdojmë të flejmë  me shpresë se do të rritemi në humnerën e të pakthyeshmës ,në grumbujt e plehut të cilët vetëm kundërmojnë deri sa të tretën.

Meduni_sot

                  Meduni sot

( E falemnderoj z. Mirsad Çapriqi ,për ndihmën e dhënë për këtë punim.)

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.