Memorandumi i Greçës

luftetar_kryengritjet_1911-12

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Pasi që turqit e rinj i kishin propozuar kryengritësve që nëse dorëzoheshin brenda 10 ditëve do të faleshin dhe do të ndihmoheshin nga turqit për ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga ushtria osmane, mirëpo kryengritësit nuk pranuan që të dorëzohen.

Ata i’a paraqitën Portës së Lartë dhe Fuqive te Mëdha disa kërkesa me anë të një memorandumi i cili ishte si rezultat i kuvendit te greçës i cili u mbajt më 23 qershor të vitit 1911 ku u mbajt në pllajën e greçës në perëndim të selcës në Malësinë e Madhe. Memorandumin e kishin hartuar Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali ku paraqiste rreth 12 kërkesa si: Njohja e kombit shqiptarë, vendosja në administratë e nëpunësve shqiptarë, liri e plotë për hapjen e shkollave dhe për mësimin e gjuhës shqipe etj. Ky memorandum ishte shkruar në shqip dhe frëngjisht dhe u nënshkrua nga Sokol Baci, Dedë Gjo Luli, Dedë Nika, Tomë Nika, Lule Rapuka dhe shumë të tjerë. Këtë dokument i njohur edhe si “Libri i Kuq”, (për shkak të ballinës që kishte pasur ngjyrë të kuqe), ia paraqiti kuvendit të krerëve të kryengritjes, Luigj Gurakuqi.

Në hyrje të memorandumit (Librit të Kuq), shkruhej për ndihmën e shqiptarëve për të sjellë xhonturqit në Fuqi. Memorandumi i Greçës parashtronte një program të plotë për autonominë e shqipërisë ashtu sic ishte konceptuar në lëvizjen kombëtare qysh nga koha e Lidhjes së Prizrenit (1878). Libri i kuq u dorëzua nga udhëheqësit e kryengritjes ambasadorit turk të Malit të Zi, Sadredin Beut. Një delegacion i përberë nga Luigj Gurakuqi, Dede Gjo Luli etj., ua dorëzoi memorandumin përfaqësuesve të fuqive të mëdha në cetinë për të patur garancinë e fuqive të mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre. Porta e Lartë nuk i pranoi këto kërkesa por ajo u detyrua të hynte në bisedime me kryengritësit dhe tua bënte disa lëshime. 

Kuvendi i Greçës bëri që Evropa të fillojë më me kujdes për të biseduar me urti, durim etj., e që kanë cilësi traditën, idenë për fitim etj.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.