Natë e gjatë në malin e Pikëllimës!

Gjalica_Ago

                                  Gjallica  Ago ne pritje

Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Vargasi një fshat malor me ca kasolle, e aty në breg të fshatit ndodhej një Kishë e vogël me një këmbanare që i bënte kollë errësirës e disa varreve të përhumbura në oborrin e faltorës. Gjallica Ago po e pristë vëllanë Gjarpanin të kthehej nga mali, që kishte shkuar ta sillte një qerre me drunj se po afrohej dimri.

Ora ishte tetë e mbrëmjes e Gjarpani ende nuk po kthehej nga mali. Ankthi i saj qe bërë edhe më i rënduar kur qe shuar drita e qiellit mbi dy hapsirat e dy grykave të lumit.

Nuk priti më, u mbath e u vesh, e u nis për t’i dalur vëllait përpara. Përjashta ishte një terr e një zi, ngado ishte errësirë, nuk kishte asfarë shtëpie dhe asfarë lëvizje në atë rrugë mali. Drurët ngriheshin nga të dyja anët e rrugës si mure të padëpërtueshme.

Bënte një ftohtë i ashpër, ajri i rrihte faqet e hundën, po ngjitj rrugës me shpresë se mos po e takonte vëllanë duke ardhur nga mali, filloi të hidhte hapa të mëdha, më në fund kishte mbërritur te mali i Pikëllimës, pa qetë dhe qerrën gjysmë të ngarkur me drunjë, eci edhe disa qindra metra më në thellësi të pyellit dhe takoi vëllanë që dikush e kishte plagosur rëndë me pushk gjuetie.

Gjarpani po digjej nga zjarrmia dhe po i kërkonte motrës sypërlotur ujë… ujë më sillë motër se po digjem për një pike ujë… ishin momente të rënda psikologjike për Gjallicën ajo u nis që t’i sillte ujë vëllaut të eçtuar por humb rrugën dhe vëllai nga plagët e rënda të marrura në gjoksë vdes, kur kthehet, bishat e egra të malit ja shtojnë edhe më shumë fatkeqësinë, ato e kishin coptuar trupin e Gjarpanit.

Briti sa mundi me një zë të thekshëm duke e thirr me emër të vëllanë, e nis gjëmmën: E mjera unë për ty, o vëlla! E mjera unë për atë trup të coptuar! Shungullonin mallet nga ai zë i thekshëm i së motrës. Ajo ishte vetëm. Mbase askush nga fshati nuk dinte gjë dhe nata kishte për të qenë e gjatë në malin e Pikëllimës!

Më 5 maj 2015.

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.