VATIKANI I KOMBIT PELLAZGJIK: SHQIPËRIA HESHT PËR DODONËN

Zeusi_lufte_aristdhiÇ’thonë studjuesit ?
Pellazgjia është gjithashtu një nga emrat e lashtë të Epirit…Pse Dodona Pellazge nuk është Helene (Greke)? Helenizimi i plotë i banorëve vëndas Pellazgë apo edhe me rraca të kryqëzuara Semite dhe Egjiptiane në atë që sot quhet Greqi përjashtuar Çamërinë, Thesprotinë është disa mijëvjeçarë më vonë se sa orakulli i Pellazg i Dodonës në mos pas 1830-ës.

Epiri që përmëndet më shumë si epiqëndër e Pellazgjisë, ku ka ushtruar shërbimin e saj fetar dhe institucional Dodona, nuk ka qënë i emëruar historikisht si “Helen” apo si mbretëri Helene (Greke) asnjëherë. Epiri me një popullsi fillimisht të pastër Pellazgo-Ilire ka patur fise Pellazgo-Ilire të pavarura, shtet të bashkuar fisesh, aleancë me Maqedoninë dhe Ilirinë, despotat i pavarur e deri me vilajetin më vete të Janinës nën administrimin e Turqisë kur njihej edhe si kryeqytet i Shqipërisë ngaqë Ali Pasha kishte nën kontroll Epirin, me djalin e tij Thesalinë deri në portat e Selanikut, por edhe i biri i tij tjetër arriti të sundonte Morenë, Peloponezin.

Vetëm kur Greqia e mori në hartën politike të Europës sipas Berlinit më 1878 dhe përfundimisht, në fakt si territor nën administrimin e saj prej konferencës së Londrës më 1913.
Në studimet e deritanishme për Dodonën priftërinjtë (burra më shumë) na jepen si Selloi apo Helloi për hir të fushave me emrin Hellopia dhe Sellopia.

Pra kishim degë Pellazge të një trungu që banonin në krah të njëri-tjetrit në Europë, Azi dhe Afrikë.

Etolianët e dogjën tempullin e Dodonës me Dorimachun më 219. Grekët bënë spastrim etnik me popullsinë shqiptare të Epirit me marrëveshjen Greko-Turke në fillim të dekadës së tretë të 1900-ës duke shpërngulur Shqiptarët myslimanë në Turqi. Grekët bënë genocid të pastër kundër Çamëve më 1944 duke djegur vëndbanimet e masakruar Shqiptarët e Çamërisë e gjer më sot nuk e pranojnë Çështjen Çame dhe as Çamët të kthehen në vëndlindje.
Po doemos që Grekët kanë punuar me shekuj si edhe deri sot të na shkulin nga trualli Pellazg i Epirit (ta Greqizojnë edhe në Shqipërinë e Jugut me varreza Greke) e akoma më shumë ta përhumbin origjinën Pellazge të Dodonës.

Janë afër 1800 vjet që nga djegia që i bënë Etolianët i bënë Dodonës. Dhe Dodonës i kanë dhënë pasaportë Greke me Karapanon që nga 1878 si orakulli më i lashtë Grek?

Dhe pleqtë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë – flenë nani-nani !

Kur Heleni, Skamandëri princi Dardan ndërtoi Trojën e Dytë në Butrint dhe i biri Kestrini ndërtoi

Trojën e Tretë në Filat , kur Shqiptarët e populluan prapë pas 1990-ës – të gjithë këtyre tradhëtarëve të Kuvëndit dhe të Akademisë nuk u mbetet gjë vetëm të pleqërojnë me vulë tradhëtie !

Pse ? Si mund ti quajnë Vangjelët heronj – pushtuesit Grekë në Këlcyrë ?
Si mund të mbetemi me çfarë ka referuar Karapano në Francë më 1878 ?
Pse pikërisht aty, në Carakovitsë ?
Dodonë është nga Çamëria në Tomorr ! Janë malet e Dodonës !
Edhe Thesalia është popull i ardhur nga Thesprotia – Çamëria !
Edhe Herodoti të ngjallet prapë do thotë – Dodona është fron Pellazgjik !
Thesalia është vëndbanim i fiseve Thesprote që patjetër adhuruan Dodonën ose quheshin Dodonianë !
Përralla më e madhe është pushtimi Dorian !!!
Kjo është mjaft Rrogëtarë të mykur !

Artur_vrekaj_princi_dardan
Burimi: Iliriantv.com

Shperndaje ne

The Author

Artur Vrekaj

3 Comments

Add a Comment
  1. O shqiptar qa po fol vrrt trrt pse nuk thu kshtu shyl shqip Na populli shqiptar bijt e pellazgve kur nuk patem fe patem teritor prej azerbejxhanit deri ne sloveni per gjat lumit danub e e poshte deri ne adriatik ne ishim qe ja lam gjurme ne gjith ket teritor po fetar nuk ishim zoti jon ish fuqia qe krijoj dillin token hanen ne qata besonim po hyri feja perndryshe virusi i pellasgve ilirve dhe hupme ter teritorin per fe do u ban katolik musliman e orthodoks edhe ubam pik e pese u shperndam per fe e ndrrum emrin traditen veshen e hupme besen ni fjal du me ta than per qfar do kombesije eshte feja vetem per shiptar nuk eshte

    1. E ke thenë bukur edhe ashtu ne jemi të pa fe

  2. Me humbjen e Ciameris ne shqiptaret humbem nderin humbem historin!!!
    Pra per te marim prap nderin dhehistorin tone ne duhet te marim prap Ciamerin!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.