Lundrimi nëpër Iliri- Histritët

Amfiteatri_pules

Fahriu_02Shkruan: Fahri Xharra

Sa e këndshme është kur ke ku të shkosh. Ç`farë krenarie të mbërthen  kur lundron nëpër historinë e të parëve ;dhe nuk je i ”zbritur ” nga  paramendimet dhe sajimet e të pa origjinëve.. Kemi me çka të krenohemi. Kemi për çka e për kë të flasim.

Pas vizitës së  Lapodëve dhe Labeatëve me lundrën time po i ngjitem Adriatikut përpjetë dhe mbërrijta tek Histritët . Po e madhe paska pas qenë Iliria!

Të gjithë e njofin tokën e rrethur nëtë tri anët nga Deti Adriatik  në verit tëkëtij uji që dintë të lagë tokat e të parëve tanë- Histria ( sot Istra)

Harta_e_histrise

Të mirat gjeografike të Istres përbëhen nga mali Uçka, e cila është maja më e lartë e vargmalit Çiçaria , lumenjëve Drqagonja, Mirna, pazinçica dhe Rasha( sa keq që nuk iu di emrat ilir) si dhe  gryka detare e Limit.Istriae sotit shtrihet ne tri shtete : në Kroaci ,në Itali dhe në Slloveni, por 80 % e kokës së histritëve (banprëve të pare Ilir ) i takon Kroacisë. Qytetet e njohura të Histrisë sot janë Pula, Poreçi, Rovinji, Pazini, Labini, Motovuni,Buzeti dhe Buja.. Kurse Histrisë ” sllovene “  i takojnë Piari, Izola,Kopri dhe Kozina.Në veri-perëndim të “Istrisë sllovene” është ajo Italiane ( medet!)

Në gadishullin e Istrias ,njeiru e filloi jetën e e tij  (sipas gjurmëve të gjetura) shumë herët në histori.Banorët e herëshëm jetonin në shpella. Zbulimet e fundit në shpellëne Shandalit afër Pulës treguan se u gjetën  mbetjet e eshtrave te njeriut. Edhe kjo e dokumenton që edhe banorët e Histrisë  ishin “Homo Erektuset” që e filluan ndërtimin  e Europës.

Shenimet tregojnë  se Istria   që nga shekulli i XI para Krishtit banohej nga Histritët , fis Ilir sipa tëcilëve edhe Histria e muarr emrin. Koha e hekurit ( Një millennium para Krishtit ),Histria pra banohej nga Ilirët histrit.

Të shetisim pak në të kaluarë e largët të Istrias së sotit : Evidenca e pranisë së Homo erectusit të vjetër 1 milion vjetë  u gjet në shpellën e Shandalit ,pra.( Leonhard Schmitz, A manual of ancient geography, pg. 131, The British Library (2010)Po, gjetjet e punimeve nga dheu i pjekur të kohës së Nelitit(6000-2000 vjet prK) tregojnë qartazi për vazhdimësinë tonë andej pari. Veglat e ndyshme të punës të gjetura në ato anë ishin të ngjajshme me ato të gjetura rreth Danubit në Dardani .( Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992) “Llojllojshmëria, madhësia dhe begatia e gjetjeve ishin parakusht  për angazhimin e madh të Muzeut Arkeologjik, Muzeut Historik ,Muzeut Etnografik ,Muzeut nativ të Kroacisë  për ruajtjen e monumenteve unike dhe të pasurisë se civilizimit në këto anë , në trashëgimi për brezat e ardhshëm ( Shtypi kroat)” E na , ku jemi , çka punojmë për  ruajtjej e krenarisë sonë? Pobrezat tonë të ardhëshëm?

Në shpellën e Shandalit afër qytetit Pula u gjet një guri nga koha e herëshme e Paleolitikut , Shpella_e_shandalipunëdore e njeriut parahistorik 2milion e 800 mijë vjet e vjetër  ,kurse ne qendrat tjera arkeologjike si Shandala II dhe Shpella e Romualdit në kanalin e Limit u gjetë gjurmet e vjetra 40.000-10.000 vjet. ( burime kroate)

 

Me qëllim që të pikturojmë qartë bukurinë e Istres  duhet shkojmë largë në të kaluarën e saj, dhe nga udhëtimi i Trenit te Historisë  shofim se biletat e natyrës na ishin dhënë shumë herët në parahistori. Në fillim të Kohës së Bronzit  ,banorët e këtyre anëve u larguan nga shpellat e tyre dhe e filluan strehimin e tyre për afër dhe për rreth detit. Ata e bënë Pulan , histritët në gjuhën e tyre e quajtën Qyteti i të Larguarve- Polai.

Por ,me sharje të zakonshme të pushtuesit se Histritët ishin kusarë deti ,Romakët e pushtuan gadishullin e Histrisë rreth vitit 177 para Krishtit.

Kufinjte e zotëruesve të Histrisë ndërronin shumë herë gjatë historisë Thuhej se ishte e Romës e Venedikasve , e AustroHungarisë. Gjurmët e tyre janë edhe sot; të gjashtë amfitetrot më të mëdhenj në Botë dhe Tempulli i Augustit janë në Polia (Pula) që datojnë nga viti 27 prK- 68 psK. Ndërtime e bukura vendikase gjenden po aty Imperatoria Austro -hungareze i ka lënë edhe ajo gjurmët e saj në mënyrë të shkëlqyer ,( E , si nuk e patëm fatin të ishim së paku 200 vjet ndër Austro-Hungari; dhe do të ishim ndryshe.)

Fatet e njerëzimit , ardhjet ,shkuarjet ,luftërat, lakmitë ,mashtrimet e bënë që ne t`i humbim karrikat tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karrika historike janë ulur ardhësit , na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit të historisë , Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonave të parë të klasit të parë; ardhësit po mundohen që ato të na i shkyejnë ,dhe këto vende që memzi i kemi rujtur të na i zënë dhe të na gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurr nuk ndalet.

Romakët i përshkruanin Histritët si piratë të egjër të mbrojur nga bregu i tyre shkëmbor i detit Adriatik. E po gjatë mileniumeve na quajtën edhe piratë edhe vandal edhe barbar sepse luftonim për të mbrojtur  vetveten.Posot?

Fahri Xharra,03.04.13

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.