Paeonët – të parët tanë në Maqedoninë e sotme

Iliria_Paeonet

Fahriu_02Shkruan: Fahri Xharra

Pra, nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme ,por të gjitha me një qëllim : “shqiptarët ,nuk guxojnë të shkollohen ,janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njofin të kaluarën e tyre,paraqesin rrezik. ”Vitët kalojnë, kohërat ndryshojnë dhe një rizgjim kombëtar është më se i nevojshëm. Ne nuk guxojmë të mbesim peng i të mëshefurit të së vërtetës për ne. Ne duhet historinë tonë ta qesim  në pozita më të favorshme ,dhe ndriqimi i saj me njohjen e saj me pranimin e saj, me mburrjen tonë për të kaluarën tonë, do të na bënte më të preferuar nga ana botës së civilizuar, dhe në të njejtën kohë do t`i thyenim hundët e fqnjëve të cilët na kanë sjellur në këtë gjendje të alivanosjës kolektive shqiptare. Si t`ia bëjmë?

“Ligjet fonetike dhe kronologjia e tyre na japin dorë t`u vëmë gisht toponimeve të lashta, vendbanimeve tona, oronimeve, emrave të maleve, qyteteve të moçme: Shkupi, Shari, Shtipi, Shkodër, Mat-i, Dri-ni, Lesh-Lezhë, Ishmmi, Buenë, Bunë, Durrës, Qafa e Prushit (Scupi, Scardus mons, Astibos, (us) Mathis, Drinus, Lissus, Issamus, Perustae, Pirustae). Është konstatuar se shumica e këtyre toponimeve të sapopërmendura janë ilire e zhvillimi i formave të sotme të tyre nga ato të moçmet ka qenë i mundshëm vetëm me ndërmjetësim të fonetikës historike të shqipes; gjuhët sllave, me të drejtë, janë përjashtuar, sepse në kohën e kryerjes së këtij procesi gjuhësor, bartësit sllavofolës të tyre, në ato kohë, po gjëllinin përtej maleve Karpate. (Idriz Ajeti”Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhës së tij”)

Edhe Herodoti e për gratë e paenianëve shkruante se ishin me zë për bukurinë e tyre.Bile kur ushtria e Persisë e Mardoniusit  e sulmoi Paeoninë , morri me vete  me dhunë bukur shumë bukuroshe nga këto anë.

Fiset ilire t ë Paeonëve i banonin malet dhe fushat e Maqedonisë(FYROM-it) së sotme.Ata u rriten ,mësuan dhe  e zhvilluan shpirtin e tyre,kulturën dhe të mirat e tyre.Paeonët , integritetin e tyre kulturor e shfaqnin me prodhimin e monedhave të tyre të argjendit që në shekujt 6 –të -5-të para Krishtit.

Pa shikoni se sa shume ishim : Abrei, Abroi,Albanoi,Amantini,Andizetes,Ardiaei, Vardaei ,Ardian,Arrianes,Atintani.,Autariatae ,Breuci,Carni,Chaones ,Chelidonioi,Colapiani ,Daesitiates
Dalmatae ,Daorsoi, Dardani, Dassaretae, Daunii, Deraemistae,Derentini,Deuri,Dindari,Ditiones (Dicioni),Docleates (Dokleati),Encheleae ,Glinditiones (Glinditioni),Grabaei
Histri, Iapodes, Iapudes, Iapydes, Iassi Iapyges Labeates LatobiciLiburni,Maezaei ,Melcumani
Messapii, Molossi,Naransii,Oseriates ,Paeligni, Paeones, Parthini ,Penestae, Peucetii,Picentes Pirustae Plearaei Poediculi. Sallentini, Sardeaties Scirtones Sesareti,Taulanti.(emrat e fiseve janë ne latinisht)

Por sot do të flasim për Paeonët dhe  trashëgimin që e kemi nga ata.

Lulëzimi i papritshëm i i kultures solli edhe polarizimet (fesatet) në mes të popullsisë të cilat shumë shpejtë do ta sjellin edhe shkëlqimin e tyre. Rritja pasurore në mesin e anetarëve të barabartë do te sjellë edhe etjen për pushtet e cila do të sjellë edhe deshirën për udhëheqje klanore e me këte edhe lindjen e aristokracise. Dhe me rradhë do te lindin edhe dinastitë.

Dita e shkëlqimit parahistorik do te paraqitet ne thellësinë e fisit dhe do të lindin pricërit paeon  të cilët do të rrisin dritën e plotë të historisë. Suvereni i parë i Paeonisë (një ndër  te parët) do të jetë Teutaosi,i cili kujtohet edhe për monedhen e tij të argjendët,një diabolë në mes të viteve 450 dhe 435 paraKrishtit.Monedhat e Teutaosit u gjetën në pallatin Paeon në Markova Kula afer Demir Kapise së sotit ,ne Fyrom-in e sotëm. Njifen edhe dy princër tjerë të famshëm tëPaeonisë ,Longari dhe Dyplaiosi(rreth viteve 300 prK). por ishin edhe të tjerët të cilet e mbanin Paeoninë Ilire –Nicharchosi, Symoni dhe Bastareiosi. Dinastitë Paeone trashëgoheshin nga mbreterit Agis (359 prK) ,Lycaeiosi (340 prK),Patraiosi(335 prK), Audeleoni(286 prK), Aristoni , Leoni, dhe Dropiani .

E kam një deshire të flakët që të ndriqohet plotësisht historia  e Paeoneve misterioz , nga shkencëtaret tanë ,historia e Paeonëve të cilët njifen 1200 vjet para Krishtit e deri ne shekujt 4-3 prK. Por ne nuk kemi nga ,jemi te zenë me mohimin tonë, jemi te ngulfatur me duart tona të cilat për ditë e më tepër na e shtrengojnë fytin.

Por krenaria e trashegimisë së Paeoneve shihet edhe ne Shtipin e sotëm(Astibi,Astibus, Astibos) i cili ishte kryeqyteti i Paeononisë . Ky vend permendet së pari në shkrimet e historianit Polien ,qe nga shek i tretë para Krishtit.  Ai e permend Lumin Astibo e që mendohet të jetë Bregalnica e sotme . Polieni na shkruan se këtu behej edhe kurorizimi i mbretërve te Paeonise, Edhe pse qyteti i Astibos u shkatërrua nga Gotët barbar ay prap edhe sot mbetën shumë dëshmi.

Stobi ,nje vendbanim Paeonian ishte ndërtuar që në kohërat arkaike. Është i ndërtuar në mes të lumenjve Erigon (Cerna Reka) dhe Axion (Vardar) , te cilët bënë që lugina e plleshme e Vardarit të jetë qendër  e një lulëzimi ekonomik dhe tregtar . Këtu perpunohej edhe mermeri i cili nxirrej ne bjeshkën e aferme të Malit Klepa.

Stobi (sot Gradsko) ishte qytet i vjetër  i Paeonisë  i cili ra ne duart e Filipit te V-te ,ne vitin  217 prK., dhe me këte filloi sundimi në këto toka me një fis tjetër Ilir- Maqedonët.

Gjetjet_arkeologjike

                               Gjetjet arkeologjike te fisi Ilir Paeonët

Fahri Xharra

Tirane 

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.