Komiteti “Per Lirine e Shqiperise”

Cercizi_1915

 

11138552_485207888293650_4956187048747390132_nShkruan: Brilant Gashi

Në fillim të shek. XX edhe shtetet fqinje shtuan propagandën e tyre. Një bandë e nxitur nga Kisha Ortodokse Greke vranë shkrimtarin patriot “Papa Kristo Negovanin” dhe disa bashkëfshatarë të tjerë të tij.

Në vitet 1905 Lëvizja Kombëtare mori forma të reja të organizimit dhe ishin aktivizuar një brezë atdhetarësh me pikëpamje më radikale dhe për zgjedhjen e çështjes shqiptare.

870Ata mund të ishin me profesione të ndryshme si : mësues, gazetarë, shkrimtarë, botues etj. Atdhetarët e këtij brezi pas shumë takimeve në dibër vendosën që nën drejtimin e Bajram (Bajo) Topullit të formohej komiteti “Për Lirinë e Shqipërisë”.

Anëtarët e këtij komiteti ishin : Halit Bërzeshta, Fehim Zavalani, Sejfi Vllamasi, Gjergj Qiriazi, Jashar Bitincka etj. 

Komiteti doli me programin e vet politik, të cilin e botuan në Sofje. Ndër detyrat kryesore sipas statusit ishin : Bashkimi i të gjitha forcave të kombit për mbrojtjen e atdheut, njohja e shqiptarëve si komb i veçantë dhe gjuha shqipe të njihej si gjuhë zyrtare.

Veç të tjerash në program parashihej dhe formimi i çetave të armatosura. Komiteti i Manastirit u bë komitet qendror dhe dërgoi përfaqëuesit e krahinave të ndryshme të vendit për të formuar degët e veta.

adembeucerciztopullivr9

        Adem Beu dhe Cerciz Topulli

Në fillim të vitit 1906 u formuan komitete lokale në shumë qendra të Shqipërisë si në : Shkodër, Pejë, Gjakovë, Tetovë, Dibër, Janinë etj. Komiteti hartoi edhe rregulloren e çetave e cila u quajt “Udhërrëfenjësi i Trimave”. Sipas kësaj rregulloreje , çetat do të vepronin në male kurse njësitë e tyre në qytete dhe fshatra.

topulli-mihajl-grameno

   Cercizi Topulli dhe Mihajl Grameno

Qeveria Osmane duke parë përkrahjen që populli i jepte këtij Komiteti filloi edhe arrestimin e antarëve të komitetit ku më të kërkuarit ishin : Bajram e Çerçiz Topulli, Sali Butka, Islam Arifi, Ahmet Zylfiqari etj.

 

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.