Dorëzimi i Ulqinit Malit të Zi

Ulqini1880_1900_01

11138552_485207888293650_4956187048747390132_nShkruan: Brilant Gashi

Forcat shqiptare duhet të bënin ç’mos që të mbronin tokat e tyre nga copëtimi i mëtejmë dhe i rrezikshëm që i sillej vërdallë dhe në të katër anët e trojeve etnike prandaj duhet të ishin të përgaditur ose tokat shqiptare mund të copëtoheshin me një lehtësi të madhe ku edhe ka shumë dokumente që kanë lidhje me këto coptime dhe nuk duhen të kenë asnjë lidhje me nacionalizëm apo ekstremizëm prandaj në këtë shkrim dua të shkruaj pak për mbrojtjen e tokave shqiptare nga shumë patriotë të ndryshëm dhe për dorëzimin e Ulqinit Malit të Zi.  

Porta e Lartë nën presionin e Fuqive të Mëdha bëri përpjekje t’i dorëzonte Malit të Zi, Plavën e Gucinë për këtë arsye më 1878 dërgoi mareshalin , Mehmet Ali pashën për ti bindur shqipet se të mos i kundërshtonin vendimet e Berlinit por sigurisht shqiptarët nuk u pajtuan me të dhe e këshilluan mareshalin të kthehej andej nga kishte ardhur.

Por Ali Pasha refuzoi t’iu bindej shqiptarëve dhe në Gjakovë u organizua një betejë mes ushtrisë osmane dhe asaj shqiptare ku bindshëm fituan forcat shqiptare duke e vrarë edhe mareshalin Ali Mehmet Pashën.

LSHP_1878

Më 11 janarë të vitit 1879 patriotët shqiptarë organizuan një kuvend të jashtëzakonshëm në Prevezë për mbrojtjen e kufirit jugor dhe krahinës se Çamërisë ku edhe ky kuvend pati frytet e veta sepse Greqia nuk mundi ta marrë Çamërinë.

Mali i Zi nuk arriti të marrë Plavën e Gucinë prandaj ata kërkuan nga Fuqitë e Mëdha t’ia jepnin Hotin, Grudën dhe Kelmendin. Menjëherë pas disfatës që forcat malazeze pësuan nga forcat e Ali Pashë Gucisë ata protestuan pranë Fuqive të Mëdha që si kompensim t’ia jepnin Malit të Zi Ulqinin i cili ishte i banuar tërësisht nga Shqiptarë.

malizi_shqipetatyFuqitë e Mëdha vendosën që t’ia jepnin malazezëve Ulqinin ku nga kjo nuk munden t’ia dilnin mbanë nga forcat shqiptare dhe Porta e Lartë sulmoi mbrojtësit shqiptarë të Ulqinit dhe Fuqitë e Mëdha i’u bashkuan mendimit që Ulqini t’i jepej Malit të Zi ku dërguan një flotë prej 17 anijesh dhe rrethuan portin e Ulqinit ku dhe autoritetet osmane më 26 nëntor të vitit 1880 dorëzuan Ulqinit Malit të Zi.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.