Kumanova në luftë

kumanova_lufte

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Pasi që u zgjova sot në ora 10:00 më erdhi në mendje të shikoja televizorin, të shikoja se çfarë kishte ose mos kishte ndonjë të re. Papritur shikova kanalin e Alsat M kur e shikova mora informacion se po zhvillohet si një luftë në Kumanovën e Iliridës prandaj pas shumë gjërave që i lexoja më erdhi ideja që të bëja një shkrim për Kumanovën tonë.

Kumanova ka qenë shqiptare dhe gjithmonë do të jetë sepse deri më 1913 ky vend ishte shqiptarë me një popullsi tërësisht shqiptare dhe nuk kishte ndonjë element sllavo-maqedonë dhe as nuk duhet të ketë fare.

Përse po e them këtë? Sepse sllavët na vodhën këtë tokë te shenjtë, këtë tokë që në kohën e Perandorisë Osmane ishte si një Iliridë e vogël dhe që në ditët e sotme numri i shqipfolësve në Kumanovë është i madh pa marrë parasysh se gjuha zyrtare është gjuha sllave dhe pa marrë parasysh se aty jetojnë maqedonë.

Por kumanova është shqiptare edhe pse konferenca e londrës e ndau këtë pjesë të Shqipërisë Etnike nga trungu dhe ia bashkoi Serbisë por shqiptarët ende jetojnë në ato zona që ka gjakë shqiptarësh.

Por pyetja tjetër është se ku është patrioti Edi Rama që thotë se bashkimi kombëtar do të bëhet por nuk besoj se do të bëhet sepse nuk jemi gati për të.

Kumanova jonë është duke u shkatërruar dhe ende nuk kemi përkrahjen nga askush. Kumanova duhet të jetë e gjallë sot e përgjithmonë kurse në anën tjetër sllavo-maqedonët bëjnë terror të paparë në Kumanovën shqiptare ku edhe disa nga burra të luftës së Kosovës dhe të asaj të Maqedonisë dhanë jetën e tyre në prag të shtëpive të veta në Kumanovë.

Sllavo-Maqedoni Gruevski kërkon luftë atëherë luftë do të ketë edhe njëherë i bëjë thirrje shqiptarëve të Makedonisë qe të kenë kujdes sepse ushtria makedonase është një ushtri e cila bënë terror të madh në këto zona.

Brilant Gashi 09.05.2015 

Shperndaje ne
Updated: 9 Maj, 2015 — 17:59

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.