Lufta në Kumanove: Fillimi i fundit të “Maqedonisë”

Flamuri_ilirides

Besnik_muratiShkruan: BESNIK MURATI

Kryengritja e armatosur e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë për barazi nacionale dhe ekonomike ,përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit. Janë të njohur tashmë autorët e saj, ashtu siç dihet edhe fakti,se inspirimi i saj donin apo nuk donin pushtetarët e asaj kohe ,erdhi si rrjedhojë e pabarazisë së shqiptarëve me sllavomaqedonasit  në Maqedoni, që si burim kryesor i krizës ishte edhe akti më i lartë, Kushtetuta e vendit.

Çuditërisht, sot pas pesëmbëdhjetë vjetësh ,në kushtet e reja politike autorët e pushtetit të atëhershëm , opozitës dhe të kryengritjes së shqiptarëve akoma nuk e kanë kuptuar se janë duke bërë gabimet edhe më të rënda se para vitit 2001. Në vazhdimësi dëshirojnë të imponojnë informacione të rrejshme se Marrëveshja e Ohrit nga një grup është e implementuar ndërsa nga grupi tjetër  po implementohet pa vërejtur fare se ajo marrëveshje nuk dihet a duhet të quhet Marrëveshje e Ohrit,Shkupit,Majit,Marsit  apo ndonjë emër që nuk është dëgjuar fare dhe  se deri më sot  është në kokat e atyre, duke menduar  se shqiptarët u bënë të barabartë  në Maqedoni. Pavarësisht nga ngjyrimet emocionale ose mbështetjen në dobësitë e natyrshme të koalicionit qeveritar dje dhe sot,duket më shumë kanë për motivim kryesor luftën për pushtet, pa pasur llogari për të ardhmen e shqiptarëve në këto treva edhe  pas gjitha sakrificave dhe vuajtjeve të këtij populli.

lufta_kumanoves_9_5_2015

Demet nga lufta e Kumanoves 9.05.2015

Shqiptarët në këto momente historike kanë bërë disa ndryshime apo lëvizje pozitive,por akoma përfaqësuesit politik janë larg pushtetit ,shtetit dhe demokracisë ,për atë popullata shqiptare është ligështuar tej mase nga agresiviteti , konflikti politik, korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia ,varfëria,hakmarrja dhe gjakmarrja , sepse një pjesë e politikanëve e kanë personalizuar politikën dhe atë pak pushtet. Duke i patur parasysh momentet e lëvizjeve të interesave të ndryshme në Ballkan e më gjerë ,populli shqiptar përfshirë në tërë hapësirën mbarëshqiptare ka nevojë që të udhëhiqet nga njerëz me ndershmëri zyrtare, me karakter të fortë e të shëndosh dhe integritet të pastër moral, që për asnjë moment nuk do ta largojë nga truri idenë për të vepruar drejtë krijimit të një shteti ashtu siç  e donë koha dhe gjeneratat e ardhshme, duke ua kthyer borxhin gjeneratave të tëra që u sakrifikuan me shekuj deri më sot. Nëse përkujtojmë zemërgjerësinë e shqiptarëve në të gjitha kohërat e kaluara dhe të tashmen për bashkëjetesë me të tjerët në tokën e vetë historike,mund të konstatojmë lirisht se sllavët në përgjithësi, përfshirë këtu edhe pretenduesit e krijimit të kombit më të ri maqedonasit, në asnjë moment me kurrgjë nuk kanë shprehur dëshirën e bashkëjetesës me shqiptarët si të barabartë në këtë nën qiell,por gjithmonë  janë munduar  dhe kanë krijuar  ashtu shtete apo bashkësi shtetesh që shqiptarët të mbesin gjithmonë të përçarë dhe të  shfrytëzuar sikurse robër, por me një metodë më moderne duke thënë se krijojmë bashkërisht shtet për qytetarë e barabartë . 

Nga gjithë kjo kohë e kaluar me sakrifica e mundime, mendoj se intelektualët dhe politikanët shqiptarë duhet nxjerë mësime shumë serioze nga vuajtjet e këtij populli dhe të hartojnë veprimet primare për të shfrytëzuar këtë kohë, kur  të tjerët veprojnë shumë më fuqishëm për të mbajtur edhe mëtutje popullatën shqiptare si robër modern. Hendikep i madh për zhvillimin e përshpejtuar të ndërgjegjësimit demokratik të shoqërisë,është hezitimi dhe mosangazhimi politik e qytetar i intelektualëve të mirfilltë. Një angazhim i klasës së mirëfilltë intelektuale do të vendoste sistem konstruktiv të vlerave intelektuale edhe njerëzore, ky lloj hezitimi u ka lënë hapësirë liderucëve ( pseudoliderëve ) destruktiv e konfliktuoz që të ofrojnë afër vetës pseudointelektualë e gjysmë-intelektualë të dëgjueshëm me prejardhje të dishymtë individuale e familjare. 

Angazhimi i intelektualëve të pavarur do të ishte një ndihmesë e madhe për liderët e mirëfilltë , për partitë politike,për kuadrot qeveritare etj.  Pse heshtin intelektualët dhe nuk shpalosin diskutime mbi opinionet dhe përfoljet  për çështje të ndryshme, si për shembull se si keqpërdoren mjetet e qytetarëve duke u vjedhur , se si institucionet e arsimit të lartë,të mesëm dhe deri tek ai bazik, po prodhojnë pseudovlera në mënyrë të organizuar,duke u shitur nota,diploma,magjistratura pa fije turpi deri në doktoratura. Nëse nuk janë të vërteta këto opinione, apo janë të vërteta  intelektualët duhet të shqetësohen zëshëm dhe të organizohen në forma të ndryshme ,kështu do ta mbronin veten dhe statusin që e gëzojnë tek qytetarët dhe shpresën që kanë qytetarët tek ata.

Pseudointelektualët  e fabrikuar përmes blerjes së notave,diplomave e titujve shkencorë me pamoralitetin që kanë, ju qasen me zell liderëve dhe liderucëve partiak ,ju inponohen partive, duke uzurpuar poste përgjegjëse deri edhe në strukturat qeveritare. Këta pastaj ushtrojnë zullum edhe ndaj intelektualëve , ndaj qytetarëve dhe gjithë shoqërisë e në veçanti shoqërisë shqiptare. Pseudointelektualet dhe gjysmëintelektualët privilegjojnë sojin e tyre me financa dhe matrapazllëqe në bashkëpunim me të njëjtët nga pala slave, me një organizim të fuqishëm  i varfëruan kështu në radhë të parë shqiptarët dhe pjesën jo të përshtatshme për ta, të qytetarëve tjerë në Maqedoni.

Rëndom është përhapur një sintagmë naive dhe tepër e dëmshme,se intelektualët e vërtetë nuk merren me veprimtari politike dhe angazhime qytetare,se ata merren vetëm me profesionin e tyre përkatës intelektual. Këtë sintagmë e përhapin pseudointelektualët matrapaz, që të kenë hapsirë sa më të madhe për angazhimet e tyre destruktive. Prandaj intelektualët e ndershëm duhet të angazhohen politikisht dhe qytetarisht për të mbrojtur veten, statusin e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi. Është koha e fundit që  intelektualët seriozisht të flasin, duke organizuar debate,të formojnë shoqata e struktura përkatëse ,duke iu inponuar shoqërisë,partive,strukturave qeveritare e komunale me vlerat e tyre të mirëfillta profesionale,politike e demokratike. 

Në radhe të parë intelektualët duhet të interesohen që të kontrollojnë difektet dhe korrupsionin në sistemin arsimor, duke e frenuar kësisoj prodhimin e pseudovlerave dhe imponimin e tyre si autoritete të vërteta intelektuale. Nga ky aktivitet i intelektualëve dhe këtij zhvillimi do të kenë interes liderët partiakë,partitë që interesohen për rritjen e autoritetit dhe rejtingut të tyre politik dhe demokratik,strukturat e gjithëmbarshme pushtetare dhe gjithë shoqëria. Një analizë e gjendjes në mbarë hapsirën shqiptare në Maqedoni, do të faktonte supozimin se pseudointelektualët dhe gjysmëintelektalët kanë uzurpuar sundimet e partive,përmes tyre kanë uzurpuar poste në pushtetet lokale e qëndrore.

Me që konstatohet se ka ndodhur kështu, ata kanë blokuar zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë të shoqërisë shqiptare,duke nxitur korupsionin,miton dhe ryshfetin, duke prodhuar nacionalizmin ekstrem dhe shovinizmin , për ti shëndruar qytetarët në turma përkrahëse të tyre,për ti manipuluar  për interesat e tyre kriminale. Kjo lloj gangrene ka sfilitur intelektualët,i ka bërë ata me strese dhe të varfër,ua ka bllokuar profesionalizmin e mëtejmë, i ka degraduar ata në varfënjakë,ua ka ngushtuar hapësirën për të prodhuar vlera kulturore ,shkencore e kombëtare,i ka izoluar nga shoqëria që të mos mund të ushtrojnë ndikim qytetërues në shoqëri. Ndoshta nuk do të teprohej po të bëhej konstatimi se ky lloj zhvillimi destruktiv ka prodhuar gjendje pesimiste dhe të pashpresë tek vet intelektualët dhe më gjerë.

Ata sillen sikur janë dorrëzuar para pseudointelektualëve dhe gjysmëintelektualëve, të cilët keqpërdorin përgjegjësitë e uzurpuara,duke vënë pasuri përallore edhe përmes veprimtarive kriminale. Nëse krahasohen të ardhurat e ulta të profesorëve universitarë, të mësimdhënësve të shkollave të mesme e fillore me të ardhurat e mëdha të qeveritarëve,parlamentarëve, të drejtuesve komunalë, duhet të gjithë të turpërohemi në shoqërinë që jetojmë. Sipas vlerësimeve  të atyre që aktualisht e qeverisin vendin , procesi i barazisë nacionale po ecën me hapa real,ndërsa sipas vlerësimeve të analistëve serioz politik,intelektual procesi i barazisë  zvarritet dhe nuk përparon fare. Nëse shtrojmë pyetjen se cila është e vërteta: sigurisht është e dyta, që kjo çështje e cila është për nga rëndësia e saj më themelorja dhe më jetësorja të mos përparon është rrezik i madh. Njerëzit duan progresin e barazimit nacional në këtë shtet,sepse që nga kjo çështje fillon  ardhmëria për bashkëjetesë ose konflikte në vazhdimësi. Nëse në Maqedoni dikush akoma ushqen iluzione se ,,sllavët janë superior”dhe epërsisë së tyre ndaj shqiptarëve, kjo atëherë vetvetiu tregon se shkaku i konfliktit nuk është eliminuar. Nëse politikanët sllav  dhe  shqiptarë nuk e kanë kuptuar se përsëritja e një konflikti ose lufte të re , do të thotë fillimi i fundit të Maqedonisë  bashkë me strukturat udhëheqëse, qofshin ato sllav apo shqiptarë,  atëherë strukturat shqiptare vetvetiu emërohen si struktura të instaluara  kriminele. Sjelljet momentale të kriminalizimit të sistemit dhe  shoqërisë në Maqedoni, do të thotë se funksionarët nuk  paskan kuptuar dhe mësuar kurrgjë nga e kaluara e afërt, vetëm se kanë krijuar mafinë vëllazërore, politiko- ekonomike shqiptaro-sllave, për të kriminalizuar qytetarët në këtë rajon e në veçanti shqiptarët. 

Shperndaje ne

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. Ky ka qenë sherbim Ruso Serbo Maqedon , në dijeni me disa lider Shqiptarë të Kosoves dhe Maqedonis , ky ka qenë skenari Rus që ranë në kurthin e tradhtis disa trima që është humbje e madhe për popullin Shqiptarë , Falë Amerikës dhe disa shteteve Evropjane siqë është Gjermanija Anglia Italia dhe Skandinavia , nuk e lejuan pretendimin Rus mbi gadishullin Ilirik , qellimi i Rusis dhe Serbis ka qenë destabilizimi i Malit të Zi ku kishte edhe tentim grusht shteti , një ashtu edhe në Maqedoni u tentua të arrihen qellimet për një konflikt të hapur. hegjemonisto fashist . më vije shumë keq që trimat Shqiptarë ranë në kurthin e pa besis ,besniku lehtë edhe tradhtohet , sepse e konsideron besen si tek vetvetja , por edhe unë po i përjetoj vuajtjet e juaja shumë pikllueshëm , sepse u tradhtuat nga ata që kurr se keni paramenduar që do të tradhtoheni , heret a vonë tradhtija do të gjykohet , bëhuni të fortë qendroni se , të pamunduren , do ta e bëjm të mundur .

    Nga Halil Preniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.