Janjeva, qytezë e harruar

Shgjeqovi

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Fshati im i vërtet është Janjeva, më duket se për të gjithë është bërë një qytezë e harruar por prap ky fshat bart indentitetin e tij të vërtetë. Fshati i Janjevës në fakt është një fshat i cili është fshat i komunës së Lipjanit që në kosovë nuk njihet shumë dhe në të vërtet dhe ka më shumë se 75% shqiptarë ku edhe ka banuar shkrimtari, atdhetari patriot “Shtjefën Gjeqovi” ku shtëpinë e vet e ka në lartësi të fshatit afër kishës katolike. Xhamia e saj është duke u rindërtuar përsëri, shkak kryesor ishte se ajo kishte një gjendje të mjerueshme.

Pra sic e thashë edhe më lartë janjeva është fshati ku ka banuar shkrimtari patriot “Shtjefën Gjeqovi” ku në këtë fshat e ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij. Edhe sot fshati e mban identitetin e tij të vërtet që hedh dritë në historinë e tij.

Janjeva për shumë është një qytezë jo shumë e njohur për njerëzit por nëpërmjet këtij shkrimi po i’u njoh me fshatin tim të vërtet.

Janjeva është një fshat i vogël i cili ngritet në kodrat e bukura e të gjelbëruara ku besohet se shkolla e janjevës ishte shkolla e parë shqipe në kosovë por ende nuk mendohet se mund të jetë shkolla e parë shqipe.

Janjeva_sotNë pamje të peisazhit është shumë i bukur ku bukurinë më të madhe i’a japin kodrat e gjelbëruara dhe të ngritura ku edhe kjo është një ndër fshatrat ku nuk ishte pushtuar fare nga forcat e egra serbe që më 1999 kanë bërë terror në të gjithë kosovën tonë.

Shtjefën Gjeqovi ka lindur në Janjevë më 1874 ku në atë kohë fshati ishte shumë i varfër dhe ku më së shumti përmendet ngase ka pasur miniera të shumta me arë e argjend dhe ku gjatë shek. XIII-te dhe XVI-te Republika e Dubrovnikut kishte hapur disa miniera ku kishte tërhequr më shumë vëmendjen e banorëve.

Nëpër kodrat e janjevës ishte shtuar shumë edhe numri i shtëpive ku fshati i dikurshëm kishte marrë pamjen e një qyteti me argjendari, kepucëtari, prodhues veglash etj. 

Për fshatin e janjevës për herë të parë është përmendur në vitin 1303 dhe sipas gjetjeve arkeologjike, mësohet se Janjeva ishte një lokalitet mjaft i lashtë dhe në vitin 1848 ky fshat kishte edhe ligjin e vet të xehetarisë. Në ditët e sotme komuniteti pakicë i kroatëve jetojnë në këtë fshat duke luftuar për mbijetesë por edhe janë larguar nga Janjeva dhe kanë lënë shtëpitë e tyre. Këtë e vërtetojnë edhe rrënojat e shtëpive të shkatërruara.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.