Aleanca Ballkanike

ballkansit_1912_kundra_turqise01

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Fqinjët e ndryshëm u munduan që të na pushtonin neve të gjitha tokat. Fqinjët tinxarë vodhën tokat tona stërgjyshore. Demonët me emrat që dëshiruan të na marrin tokat janë si kucedrat por historia e Shqipërisë është shumë e ndryshme, e zbuluar dhe jo e zbuluar, e vërtet dhe jo e vërtet, e fshehur ose e ruajtur kurse në këtë shkrim dua të shkruaj pak për aleancën ballkanike që planifikonte copëtimin e tokave shqiptare.  

Për të realizuar pretendimet e veta në ballkan dhe për ta zhbërë të gjithë Perandorinë Osmane, monarkitë ballkanike kishin planifikuar që të krijonin një aleancë ushtarake.

Por kjo aleancë ishte e vështire të krijohej ngaqë midis monarkive ballkanike kishte mosmarrëveshje të shumta për çështjen e ndarjes së tokave që do t’i shkëputeshin Perandorisë Osmane dhe secila nga këto monarki përpiqeshin të fitonin sa më shumë territore nga copëtimi i Shqipërisë.

Përpjekja për të bërë një aleancë më të qëndrueshme deri në vitin 1912 dështoi. Por krijimi i Aleancës Ballkanike u bë i mundur vetëm pas disa ndryshimeve që bënë në gadishull dhe në Perandorinë Osmane por luftërat e suksesshme që i bënë shqiptarët  për formimin e shtetit të tyre ua hiqnin mundësitë monarkive që të aneksonin viset shqiptare dhe ato monarki u detyruan të linin mosmarrëveshjet dhe të bashkonin forcat për të zhbërë Perandorinë Osmane.

Ndikim të madh në afrimin e shteteve ballkanike pati edhe disfatat e Perandorisë Osmane në vitet 1911-1912.

Aleanca Ballkanike u formua nëpërmjet disa marrëveshjeve nga marsi deri në shtator të 1912 dhe themelet e saj i hodhi traktati Serbo-Bullgarë për mënyrën e ndarjeve të territorit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Në këtë aleancë morën pjesë : Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi. Sipas këtyre marrëveshjeve të fshehta u parashikua edhe copëtimi i tokave shqiptare prandaj në këtë aleancë qëllimisht nuk u ftua Shqipëria sepse edhe Shqipëria edhe Aleanca Ballkanike donin që ta largonin pushtuesin shekullor nga tokat e tyre por nuk u ftua sepse Aleanca kishte për qëllim copëtimin e tokave shqiptare.

Shperndaje ne
Updated: 13 Maj, 2015 — 08:04

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.