Lufta e parë Ballkanike dhe Shqipëria II

traktati_paqes_1913

                                                (Fillimi i Luftës dhe Operacionet Luftarake)

11178296_1061133857234546_5844143546029019346_nShkruan: Riad Limani

Shtete e Aleancës Ballkanike bënin përpjekje qëtë marrin përkrahjen e Fuqive të mëdha Evropiane sidomos të Bllokut ushtarak Antantës që ishte formuar mirpo pretendimet e tyre nuk shihesh në sy të  mirë nga to, Si shkas për fillimin e luftës së parë ballkanike ishte pozita e popullsive joturke sigurisht dëshira për krijimin e kombeve për të cilat kishin planifikuar më parë  si dhe refuzimi i Perandoris Osmane për të zbatuar reforma dhe Ultimatumi i tyre dërguar portës së lartë më 17 shtator për autonomi e të ashtuquajturës Maqedonia e Vardarit e shtyr edhe nga një organizat IMRO që kinse luftonte për lirin e popullsis së kësaj zone mirpo në fakt ajo ishte njëorganizatë bullgare e krijuar me një axhendë të fshehtë për të lehtësuarinkorporimin e Thrakës (lindore dhe perëndimore) dhe Maqedonia (Egjeut dheVardarit) në një shtet të ri autonom, si një hap i ndërmjetëm  për  bashkim me Bullgarinë . Luftën e Filloi Mali i zi më 8 tetor ndërsa në plan të gjerë ajo fillon më 18 tetor 1912.

* Më 7-15 tetor Trupat bullgare marrin Rodopet Perëndimore dhe ndalin kundër mësymjen osmane (15-25 tetor). Ajo shënoi fitorenë frontin Juglindor dhe arriti deri në 50 km në afërsi të Stambollit, si dhenë frontin jugperëndimorë duke dalë në detin egje madje duke hyrë edhe në Selanik, por pasi aty kishte hyrë ushtria Greke më 28 tetor dhe në mëngjes, edhe Divizioni Bullgar Rila hyn në qytet, mbasdite. Fillon mosmarrëveshja për Selanikun. Po ashtu Ushtria Greke depërtoi edhe në perëndim duke e marrë edhe Prevezën një territor i banuar me shqiptar deri në gjirin e artës dhe duke rrethuar Janinën kjo e fundit rezistoi deri më6 mars 1913 ,gjithashtu Greqia ashtu sipas planit të saj pushtoi edhe Shqipërin Jugore.

Fotografi e Operacioneve të ushtrive Ballkanike                                  Fotografi e Operacioneve të ushtrive Ballkanike

* Ndërsa Serbia pushtoi Pazarin e ri dhe vazhdoi luftërat duke hyrë thellë në territorin e Kosovës dhe gjatë muajit tetor 1912 e pushtojn tërësisht atë madje ata kaluan nëpër luginën e Drinit,pushtuan Lumën pas luftrave të rrepta në Lumë ajo do të depërtonte drejt Durrsit dhe më 29 nëntor e pushtoi Shqiprin deri te lumi shkumbin, ndërsaforcat Malazeze pushtuan Kosovën veriperendimore morrën Gjakovën, të cilën e ndanë me forcat serbe, më 17 tetor ata kishin pushtuar Pejën dhe me serbët përqendrohet në rrethimin e Shkodrës ku më 10 prill marrin kështjellën e shkodrës ndonëse ishte një rezistenc e madhe dhe vetëm pas dorzimit të saj nga Esat pasha  më 22 prill 1913 do ta mirrtevetëm pas 1 majit 1913 nën ultimatumin e fuqive të mëdha do ta lëshonte.

*Në këto rrethana brenda në Shqipëri gjatëkësaj kohe filluan nismat për një veprim politik, që ta nxirrte vendin ngagjendja e vështirë dhe e ndërlikuar e krijuar nga Lufta Ballkanike, e morënshoqëritë atdhetare, Komiteti “Shpëtimi” dhe “Shoqëria e Zezë për Shpëtim” qëishte krijuar në Shkup. Përfaqësuesit e tyre Sali Gjuka, Nexhip Draga, Bedri Pejani, Mithat Frashëri etj., organizuan në Shkup më 14 tetor 1912 njëmbledhje, për të cilën ishte marrë qysh përpara edhe miratimi i HasanPrishtinës e i Bajram Currit, që kishin shkuar në front për organizimin embrojtjes së tokave shqiptare.
Mbledhja e Shkupit arriti në përfundimin se Perandoria Osmane do ta humbisteluftën dhe vendosi t’u njoftonte Fuqive të Mëdha se populli shqiptar po i kaptearmët jo për të forcuar sundimin e Turqisë në Ballkan, por për t’i dalë zottërësisë tokësore e lirisë së Shqipërisë , patriotët Shqiptarë që vepronin edhe jashta vendit për njohien e tërsis toksore si Ismail Qemali ,më 28 nëntor 1912në Vlorë nga ky presion i pushtimeve të ballkanikve shpalli pavarsin dhe mëvetsin e saj e cila u njoh më 1913.

Forcat Ballkanike në kët kohë  me demagogjin e Çlirimit nga Pushtimi Osman si Mbreti Nikolla i Malit të Zi, i cili ndërsa u premtonte malësorëve se do të respektonteflamurin shqiptar, Kur doli në shesh mashtrimi i mbretit malazez dhe kur nëtokat shqiptare të pushtuara, në vend të flamurit kombëtar u ngrit ai i Malit të Zi, malësorët, që kishin marrë pjesë aktive në këtë luftë krahas ushtrivemalazeze, u tërhoqën në masë nga lufta. Edhe Perandoria tashmë e rraskapitur Osmane përpiqej të kishte në anën e saj Shqiptarët ku  Qeveria turke vendosi të formonte repartet earmatosura vullnetare shqiptare, që do të pajiseshin me armë nga depot eshtetit. Doli edhe një urdhër i ministrit të Luftës për t’u dërguar shqiptarëve 50 000 pushkë. Mirpo megjithatë nuk u dërgua asgjë, shqiptarët u lanë pa armë,në mëshirën e fatit, madje disa herë në beteja ata nuk e braktisën asnjëherëfrontin dhe shpesh luftuan edhe pasi ushtria turke kishte braktisur vijën eluftës sepse ata nuk luftonin për Turqin po për Atëdhe , edhe pse luftuan kudome trimëri, nuk qenë në gjendje të ndalnin sulmin e kombinuar të aleatëve ballkanikë, të përgatitur ushtarakisht prej dhjetëra vjetësh dhe të armatosur deri në dhëmbë.

Fuqit e mëdha të ballafaquara me kët realitetnë Ballkan dhe kërkesa e Perandoris për armëpushim e cila u arrit mendërmjetsimin e Britanis së Madhe më 3 dhjetor 1912 dhe për kët arsye u thirrkonferenca e Fuqive të mëdha për të shqyrtuar kët gjendie.

Punimet e Traktatit të Paqes së 30 majit 1913                                           Punimet e Traktatit të Paqes së 30 majit 1913

Të pakënaqur merrjedhojat e Konferencës së Ambasadorve në Londër, shtetet ballkanike irifilluan operacionet ushtarake. Dhe me kështu Perandoria Osmane pranoi tënënshkruaj Traktatin e 30 majit sipas së cilës Perandoria Osmane do të heqë dorë nga të gjithë territoret në Ballkan, ndërsa të kqijat për Shqiptarët ishin këto sirezultat i vendimeve të marra dhepër shkak të presioneve nga Greqia dhe Serbia, të mbështetura nga Rusia sisuperfuqi ku mbi gjysma e territoreveShqiptare u lanë jasht Principatës së Krijuar  Në veçanti Kosova e cila iu është dhënë Serbisë dhe Çamëria iu dha Greqis.

Shperndaje ne
Updated: 14 Maj, 2015 — 18:45

The Author

Riad Limani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.