Ndikimi austro-italian ne Shqiperi

Shqiperia_kohen_Austro_hungareze_1912-1913xdggddgShkruan:Brilant Gashi

Në vitet e para të shek.XX shtetet fqinje donin që të shtronin ndikimin e tyre në trojet shqipe por akoma asnjëra nga këto shtete fqinje nuk mundi që të shtrijë ndikimin në trojet shqiptare por ndikimin në trojet shqiptare e shtruan edhe shtetet e mëdha si : Austro-Hungaria dhe Italia.

Kjo ishte bërë ngase Shqipëria kishte një pozitë të rëndesishme gjeostrategjike dhe ishin përpjekur që të shtrinin më shumë ndikimin në Shqipëri .

Ndeshja e interesave të Vijenës dhe të Romës i detyroi ato që të merreshin vesh për politikën e mëtejme të Shqipërisë dhe në bazë të kësaj marrëveshjeje këto dy shtete mund të realizonin interesat e tyre në Shqipëri, gjë që Shqipëria nuk e pranoi fare por njëherë Shqiptarët menduan se më parë shtetet fqinje do mundoheshin që të shtrinin ndikimin e tyre në Shqipëri por kësaj radhe nuk e kishte pritur se do të ndërhynte Austro-Hungaria dhe Italia.

Portet e Shqipërisë si : Shkodra, Shëngjini, Durrësi etj., u bënë poligon i zhvillimeve tregtare .

Austro-Hungaria dhe Italia ishin të interesuara edhe për ndërtimin e fabrikave të ndryshme për prodhim në Shqipëri ku hapën edhe konsullatat për ndërlidhjet me qytetet e tjera.

Ato gjithashtu bënë edhe përpjekje të vazhdueshme edhe në klerin katolik ku roma kishte dërguar priftërinj italianë në Shqipëri dhe po përgadiste edhe klerik shqiptarë në Itali.

Këto shtete zhvilluan edhe rrjetin arsimor ku ishin hapur shkolla të ndryshme në qytete të ndryshme ku ato shkolla ishin fetare dhe laike. Austro-Hungaria kishte ngritur shkolla për djem dhe vajza në : Shkodër, Durrës, Shkup, Janjevë, Prizrenë, Pejë, Gjakovë, Zym, Lumë, Tiranë etj., kurse Italia hapi shkolla profesionale në Janinë, Durrës, Vlorë etj.

Shqiperia_austrohungaria_para1912_juguNdryshe nga shkollat austriake, ato italiane ishin shtetërore kurse mësimet bëheshin në gjuhën italiane. Nën presionin e Lëvizjes Kombëtare, roma detyroi të fus dy herë në javë mësim në gjuhën shqipe, por qarqet shqiptare i shikuan me mosbesim këto shkolla dhe kërkonin zëvendësimin me shkolla shqipe.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.