Ohri, ishim ne!

Kisha-e-Andrea-Gropës01

Kisha e Andrea Gropës

(“Nëse ka burrë ose grua të krishterë që do të më japë fjalën se nuk do të flasë më shqip në shtëpinë e tij, të ngrihet e të ma thotë, sepse unë do ia fal të gjitha mëkatet që ka bërë që nga dita e lindjes. – ”Shënjtori ”grek Kozma Etoliani).

Fahriu_02Shkruan: Fahri Xharra

Tokat tona të  lashta  janë dëshmitare të historisë sonë të lashtë .Historia e këtyre anëve nuk mund të shkruhet ndryshe veç se me ne dhe me ata që erdhën nga dreqi i mallkuar dhe na mbetën në pragun e shtëpisë dhe vazhdimisht mundohen të na zhbejnë e mbi këtë histori të shkruajnë “historinë” e tyre e cila nuk është asgjë tjetër vetëm se një plagjiaturë e asaj që ka ndodhur  me shekuj e mileniume më pare. Kjo vlenë edhe për atë tokë të Ilirisë së lashtë të coptuar dhe të banuar nga ardhacakët

Banorët e herëshëm të rreth Liqenit të Ohrit ishin Dasaratet dhe Enkelejt. Qyteti i ka gjurmët edhe  të Mbretit Filipi II i Maqedonisë.E nëse flasim për t`ahtuquajturën Kështjella e Mbretit bullgar Samuilit ,dihet që ajo është mbindërtuar mbi një fortofikatë të shekullit  të IV-të prK.

Gjatë pushtimeve romake të shekujve 3 dhe 2 prK, përmenden  Dasaretet dhe Dasaretia  si dhe qyteti Lychnidos në brigjet e Liqenit të Ohrit. Uji i tij ishte aq i kaltërt  dhe i pastër  që në shënime gjendet si  Lacus Lychnitis . Ishte përbrinj rrugës Egnatia që e bashkonte portin e Durrësit ( Dyrrachion) me Bizantin. Kërkimet arkeologjike ( Polyconch Basilica shek V)dëshmojnë pë përqafimin e herëshëm të krishtërimit bë këto anë. Kush ishin të krishterët e pare ?

Sllavët na e prishën “ qetësinë”  rreth shek VII-të , kurse Bullgarët e pare e pushtuan qytetin rreth vitit 867. Gjatë sundimit bullgar  ,Ohri ishte kryeqyteti i Perandorisë Bullgare, si dhe nga vitet 990 e deri në 1018 Ohri njihej edhe si “Patriarkati Bullgar” Pas pushtimi Bizantin , çdo gjç kaloi ndër Partiarkanëen Ekumenike të Konstantinipojës….

Familja princërore e Gropajve  del që në vitin e largët 1218 (tetë shekuj përpara) në histori. Këtë e kemi nga një dokument i zbuluar nga Akademia e Shkencave e Berlinit, që flet për të dhe një nga prekursorët e saj Sevasti Andrea Gropa. (Titull i një ofiqari bizantin që vjen menjëherë pas perandorit). Rreth gjashtë dekada më vonë del prapë një Pal Gropa në vitet 1272-1273 në tentativa me Anzhuinët, i cili flet jo vetëm në emër të vet, por në krye të një grupi bujarësh shqiptarë.

Andrea Gropa tjetër më pas do të jetë dhëndër i Andrea Muzakës, i dinastisë tjetër princërore fqinje me ta, dhe së bashku do të mundnin Marko Kralin, njeri i mbretit serb Stefan Dushanit, dhe princi Muzakaj do tu bashkojë zotërimeve të veta Kosturin, ndërsa princi Gropaj do tu bashkojë feudeve të veta qytetin e Ohrit. Kjo në mesin e shekullit XIV. Stefan Dushani do ta linte kokën e vet duke kaluar lumin Devoll, zotërim i Muzakajve. Gropajt dhe Muzakajt, dy familje të fuqishme feudale të Shqipërisë lindore do të hynin në histori si armiq të betuar tradicionalë të serbëve, si antiserbë të deklaruar.( Dr.Laurant Bica)

Natyrisht prezenca e fisnikërisë nuk është një fenomen thjesht shqiptar në mesjetë, por mbareuropian e më gjerë botëror. Fisnikëria apo klasa drejtuese, kjo shtresë e shoqërisë shqiptare të mesjetës, përfshi dhe atë të një regjioni të caktuar, nuk binte më poshtë se ajo europiane, ose më mirë të themi nuk dallohej aspak nga ajo, ishte në të njëjtat parametra, bile duke marrë parasysh që ishte pjesë e aristokracisë së Perandorisë Bizantine, e cila arriti majat e një qytetërimi të shkëlqyer në kulmet e saj; në shumë drejtime ia kalonte asaj europiano-perëndimore.

Kushishin të krishterët e parë ? Shqipatarët.Në fillim si katolik e pastaj edhe si ortodoks. Ardhja e sllavëve i gjeti shqiptarët këtu ; me kulturë dhe histori të tyre. Shqiptarët iu mësuan atyre fenë dhe besimin në zot. Shqiptarët ishin ata që iu treguan  sllavëve se si lutet zoti  ,se si besohet në zot. Por sidoqoft , rrethanat historike ndryshuan  edhe ne u ndryshuam me ato … Dhe tani ,neve na duhet të  ”luftojmë” me penë për të bindur së pari mohuesit tanë e pastaj edhe ata të huaj se edhe ortodoksia  së pari ishte e jona.

” Në një kohë kur Vuk Brankoviqi  e pushtoi Shkupin ( 1377) , Ohrin e sundonte shqiptari Andrea Gropa ”( A. Mihajliç , f.170)

Andrea Gropa dhe familja Gropa , ishte një vazhdimësi shqiptare në Ohër dhe në tokat tona të FYROM-it të sotëm . Por përveq sundimit shqiptarët ishin e dhe ndërtuesit dhe themeluesit e objekteve të kultit Ja se çka shkruan Bogumil Hrabak ,me ironinë dhe dëshirën  e tij për përvetësim (Bogumil Hrabak ” Širenje arbanaških stočara po ravnicama ..): ” në pasuritë e Manastireve të Maedonisë Veriore- Arhiljevica ( Preshevë -Kumanovë) , Shën Gjergji ( afër Shkupit) , Manastiri i Tetovës , Kisha e Shën Gjonit (Shtip) ,shqiptarët ishin element kolonizues dhe si ardhacak mirreshin me bujqësi , kurse Arbanasi  progon Zgura ishte themeluesi i Kishës në Ohër.

Progon Zguri nga viti 1295 ne Ohër dhe rrethinë ka qenë një Heterijark për të cilin edhe sllavet shkruanin se ishte shqiptar ( arbanas) , dhe sipas ketyre dokumenteve mundemi lirisht te themi qe Kishat ne (ne kete rast) Oher dhe rrethine jane Shqiptare ..

Disa fakte nga historianët Sllavë:( fotoja e mëposhtme arberiaonline.com)

Kurse në Arkivin  e Maqedonisë gjendet ky dokument që shkruan se Progon Zguri e ndërtoi Kishen në Ohër me 1295.Jeriçek shkruan se se Progon Zguri ,me 1295 si heteriark i madh që ishte e ndërtoi në Ohër…

Të vazhdojmë me familjen Gropa: ”Më 1389, në krah të Teodor Korona Muzakës, do të luftonte dhe një fisnik Gropaj në betejën e famshme të Kosovës, të kolacionit ballkanik kundër invadorëve osmanë. Kështu do t’i shohim krah për krah Muzakajt e Gropajt në histori të pandarë nga njëri-tjetri. Zaharia Gropa do të ishte, si të thuash, në periudhën skënderbejane, mesin e shekullit XV, ministër i jashtëm i kryetrimit Skënderbe, do të shkonte me misione të caktuara në Itali, Romë, Venedik, Raguzë, dhe do të dallohej jo vetëm si diplomat, por do të ishte një ndër dy gjeneralët më të shquar të tij në betejat për 25 vjet rrjesht me osmanllinjtë.”

Dhe çka është më e rëndësishme  ”Gropajt kanë qenë suzerenë të Patriarkanës së Ohrit, përsa kohë ekzistoi ajo deri në vitin 1767, kur ajo u mbyll nga Patriarkana e Madhe e Kostandinopojës. Patriarkana e Ohrit ka qenë nën mbrojtjen dhe kontrollin e tyre, dhe në shumicën e saj patrikët e saj kanë qenë të gjakut shqiptar.”

* E falenderoj arberiaonline.com , për ndihmën e dhënë

1.Велики жупан у Лексикон српског средњег века, приредили С. Ћирковић и Р. Михаљчић, Knowledge, Београд 1999.

2.Marko Šuica, „Nemirno doba srpskog srednjeg veka“, Beograd, 2000.

3.Rade Mihaljčić (1975). Kraj Srpskog carstva. Srpska književna zadruga.

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.