Pakica që po sundon popujt e botës!

Ilirida_shqiperi01Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Jetojmë në kohë “demokracie”, apo oligarkie, më mire do të thosha, njerëzimi ndodhet para sfidave të mëdha të historisë ku një pakicë e pasur sundon me popujt e njerëzimin e mbarë botës, dhe keshtu ka nji alternative, ose mbarnjerëzimi të vazhdon të jetoj nën sundimin e kësaj pakice oligarkesh, ose duhet të mos pranoj të jetë e sunduar si shumic nga kjo pakice. Kjo ndeshje sundimtar dhe i sunduar është e hapur për jetë.

Sunduesi injorant, ka një aftësi të lindur prej demoni dhe në të shumtën e rasteve ka mposhtur kundërshtarët.por kjo mendje primitive prej sundimtari, trembet dhe zhvlerësohet kur ka përballë një forc popullore, të një mendjeje universale, ku përmblidhet përvoja e ndritur e njerëzimit, në këso raste sundimtari përpunon taktikën e tij djallëzore të përçarjes, duke shpifur e shantazhuar për mes spiunëve të aparatit shtetëror kundërshtarin, ai kudo ka instaluar njerëzit e tij, në media, në parlament, në presidencë, në qeveri, në polici, në diplomaci, organizohen për tu mbrojtur bashkarisht, kërcënojnë, shfaqen nëpër ekrane televizive për ta mashtruar e trembur opinionin publik, me të vetmin qëllim për të vazhduar sundimin, kështu ai ngrit tensione e luftën e nervave, në mënyrë që të ndihet në terren të sigurt, siç ndiheshin çetniket serb në mizorinë e metodave të tyre, porse në këtë paralelizëm ka nji qartësi, se arsyeja njerëzore ngadhnjen mbi barbarinë.

Ne tashmë jetojmë në një kohë të përçudnuar sundimi, që poshtëron njeriun atdhedashës, po ti shikosh mire disa njerëz të afërm me sundimtarin të japin përshtypjen sikur janë anëtarë të ndonji sekti me trurin e shpërlarë, kur i dëgjon tek flasin serbes për sundimtarin e tyre të ngjallin neveri, ndërsa hedhin hije të keqe për periudhën më të ndritur të historisë shqiptare RILINDJEN KOMBËTARE, mbi Gjergj Kastriotin SËNDERBEUN, mbi gjuhën shqipe, mbi zanafillën ilire, mbi çmitizimin e heronjëve kombëtar shqiptar, mbi UÇK-në, këta çmitizues po i shërbejnë tezave antishqiptare, të Gjorgjeviçit, Çubrilloviçit, Radoniqit, Spremniqit, Grashaninit, Millosheviçit, Drashkoviçit, dhe austriakut Oliver Schmitt, autorit të librit kundërthënës për Skëndërbeun.

Njëherazi sundimtari antishqiptar kërcënon gjith ata njerëz kundërshtar të cilët ngritën kundër këtij antishqiptarizmi, permes shpifjes e shantazhit se po ua prishin biznesin e lirisë sundimtarit, me fqinjin pushtues të deri djeshëm. Kjo hije e tmerrshme po e tremb qytetarin shqiptar, për tu ber model i kësaj klase sunduese politike të korruptuar.

Është mbase e arsyeshme të denohet me ligj ky krim i organizuar antishqiptar dhe kriminelit ti vëhen prangat dhe ta vuaj dënimin për krimin e bërë kundër atdheut, kam bindjen se kështu do të arrihej emancipimi njerëzor.të ngritesh në protestë kundër krimit dhe padrejtësisë, është më shumë se pjekuri politike dhe përsëri kjo të bënë edhe më tepër të emancipuar, të jesh kundër krimit është testi themelor i qytetërimit të emancipuar.

Mbrojtja e krimit antishqiptar qoftë i drejtpërdrejtë apo i tërthort konceptohet si mendim kriminal. Ta goditësh pakompromis mendimin kriminal, është veprim i mençur, gjithashtu edhe emancipues. Prandaj krimin dhe kriminelin duhet dënuar ligjërisht për veprën e bërë qoftë njerëzore apo të dëmeve materiale, për këtë krimi të dënohet që nga burimi i tij, pra fillimi i dënimit të fillon nga vetëvetja. të çlirohesh nga helmi i fantazisë, të çlirosh vetën nga rëndesat e kota dhe revanshiste, të çlirosh vetën nga ambicie dhe ëndërra të marra, mbase është fillimi i nji emancipimi. Të çlirohesh nga gjuha e urrejtjes për rivalin tend politik,të çlirohesh nga sundimi i padrejtë, do të ishte përsëri nji fillim i mire drejt emancipimit. Andaj çliroje vetën nga sundimi i padrejtë, nga krimi dhe urrejtja që ke për rivalin apo kundërshtarin tend politik.

Është provuar tashmë se në ato shtete ku është prezent emencipimi i njerëzve, dhe ku mbisundon ligji i barabartë për të gjthë në ato hapsira jetojnë mire njerëzit me njeri tjetrin. Ndërkaq në hapsirat shqiptare, partite politike vështirë të mësohen ta durojnë njera tjetrën, dhe kështu po e prishin harmonin qytetare. Prishjen e kësaj skene po e bëjnë ata të klasës sunduese me idene e tyre të mbrapshtë se ata duhet sunduar pafundësisht, për të jetuar vetë në privilegje e lukse të tepërta, kurse opozitën apo rivalet e tyre politik duhen shtypur, kjo është çmenduria dhe marrëzia e ideve të mbrapshta që vjen prej tyre, dhe kështu përhapin gjuhën e urrejtjes tek bashkëqytetarët dhe bashkëkombasit. Gabimi i kësaj klase politike prej sundimtari është se në çdo revoltë popullore edhe pse ato janë tërësisht paqësore, këta “sulltan të rinj”, po e shtypin dhunshëm duke i përgjakur hapsirat shqiptare, me arsyetimin teper bajat nga ana e sundimtarit, se janë në mbrojtje të ligjit e rendit publik. Fatkeqësisht po të shfletosh përciptazi ligjin, faktet tregojnë se ligji shkelet kryesisht nga klasa sunduese dhe këta asnjiher nuk i dënon ligji.

Do të ishte e natyrshme që militantët e kësaj klase sunduese politike të ndërgjegjësohen, ndaj së vërtetës e të vihen në anën e së mires mbarëshqiptare. Sundimtari po paraqitet kinse nuk po e kuptonë, ose nuk po donë ta kuptojë, se gjithqka qe bënë po e bënë për interesat e tij personale e partiake. Për fat të keq kjo politik e gabuar nga ana e tij, po e bënë ligjin jo në përputhje të interesave kombëtare, por për interesat e tij klanore për të monopolizuar shtetin.

S,është diçka e panjohur se gjëra të tilla na ndodhin neve shqiptarëve, sapo të nisë një rilindje kombëtare, sapo të nisë diçka e mbarë për interesat mbarëshqiptare, del nji dreq qe ti pengoj proceset pozitive e stabile të një progresi drejtë emancipimit. Del qeveria në Tiranë dhe ajo në Prishtinë, i bëjnë thirrje militanteve të tyre partiak për ti acaruar raportet nder shqiptare ndaj kundërshtarëve të tyre politik, se gjoja opozita është hedhur në protesta për rrëzimin me dhunë të puhshtetarëve. Këto thirrje të turpshme që i bëjnë për ruajtjen e karrigeve të tyre duhet harruar përgjithnji.

Andaj ta çlirojmë veten nga sundimi i padrejt. Kështu të shpresojmë se e ardhmja mbarë shqiptare, të jetë ndryshe nga kjo e tanishmja, të shkojë mbarë në mënyrë që të kemi nji stabilitet unifikues shqiptar, të qëndrueshëm,me politikan të rinjë që e dërgojnë popullin shqiptar drejt emancipimit, punësimit, arsimimit e shëndetësi të mirëfillt profesionale, ta ndjejmë të mirën, ta përjetojmë gjithmon e gjithkund njëherazi.

Shperndaje ne
Updated: 16 Maj, 2015 — 15:06

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.