Në lutjet e tona të përditshme, shqiptarët nuk e përmendim atdheun. I lutemi Zotit, i kërkojmë falje për gabimet e bëra.
I lutemi të na dhurojë pasuri, fat dhe mirëqenie. I lutemi të na shpëtojë nga e keqja, nga i mallkuari.
I lutemi të na shpëtojë familjen; por vetëm lutje për veten vetjake.
A e keni dëgjuar kënd të lutet për atdheun?
Askush nuk na mësuar për një lutje të tillë.
Nuk i lutemi Zotit që ai t`na
shpëtojë kombin, atdheun.
Nuk i lutemi Zotit të na shpëtojë
nga zhbërja. Nuk i lutemi Zotit
që të na ruajë kombin.
Viktimë është vetë historia.
Fahri Xharra