Vetëm një qëllim

Shqipet_tona_tereja01xdggddgShkruan. Brilant Gashi

Shumë shpesh më thonë njerëzit se cili është qëllimi yt në jetë ? Epo ne të gjithë ata njerëz që më kanë bërë këtë pyetje nuk kam ditur se si të pergjigjem, nuk kam pasur ide se si të përgjigjem në njëherë e përgjithmonë në atë pyetje të vështirë që shpesh herë mua më duket e lehtë por që thellë, edhe më thellë diku edhe ajo ka vështirësinë e saj të vërtet.

Dua të them lehtësia e fsheh fytyrën e vërtet në maskë dhe pothuajse të gjithë e kanë këtë, nuk ka ndonjë njeri që nuk e ka këtë dukuri, por në të vërtet të gjithë e kanë.

Unë kam filluar që të shkruaj shumë herët, nuk është kjo hera e parë që unë shkruaj por kam shkruar edhe herave të tjera dhe në ato shkrime kam qenë një fillestar i madh dhe nuk dija se në ç‘drejtim të shkruaj, thjesht nuk kisha idenë se në çfarë drejtimi të shkruaj të mirë apo të keq.

Më vonë më ra në mend se shkrimet e para që i shkruaja për mua nuk ishin perfekte dhe prandaj nuk mundja që ti shikoj dot në asnjë mënyrë dhe nuk e dija ende qëllimin tim të vërtet.

Të gjithë kanë një qëllim nuk ka ndonjë njeri që nuk e ka qëllimin e caktuar të vetin prandaj nëse njeriu nuk ka qellim të caktuar atëherë nuk i dihet fare se përse ai X njeri është duke punuar, pra nëse nuk ka qëllim nuk e di se përse të i punoj për çfarë qëllimi është duke punuar.

Për çfarë je duke e punuar një profesion të mirë ? Nuk i dihet se pse mundemi që të përzihemi në punën e tjetrit dhe nuk kemi të drejtë që t’i përzihemi në atë punë për një qëllim që ai bën, thjesht nuk kemi të drejtë.

Të punojë për Shqipëri….

ky është qëllimi im, që të punojë shumë e më shumë për Shqipëri Etnike që një i ri si une të bëjë një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri jo vetëm duke përfshirë vetëm Shqipërinë e Sotme por duke përfshirë të gjithë trevat mbarëshqiptare.

Shperndaje ne
Updated: 18 Maj, 2015 — 20:52

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.