Historia është mësuese e Jetës.

historia_jone11178296_1061133857234546_5844143546029019346_nShkruan: Riad Limani

Historia është shkenca e cila merret me studimin dhe shpjegimin e së kaluares, veprimtarise se njeriut. Viti 3200 p.e.s. (afërsisht) është periudha nga e cila fillon përshkrimi historik sepse pikerisht në këte periudhe u shfaq shkrimi, njekohesisht ne Mesopotami dhe Egjipt (menyra grafike jane gjetur edhe me të vjetera por pa u deshifruar dhe keshtu nuk përbëjne argument, në qendër të vemendjes së Historisë ndodhet vet qenja njeri .Sipas historianeve ajo është shkenca më e dobishme për njeriun sepse me historinë njeriu mëson të kaluaren, shpjegon të tashmen dhe parashikon të ardhmen.

Historia dhe studimi i saj nuk janë thjesht diçka për të kaluar kohën, por kanë një rëndësi politike të jashtëzakonshme. Platoni thoshte se “ata që shkruajnë historinë, sundojnë shoqërinë. Ndërsa Polibi thoshte : për njerzit nuk ka rrugë përparimi më të lehët sesa dija e ngjarjeve të kohës së kaluar, studimi i Historis është mjeti më i sigurt për ta njohur jetën dhe ngjarjet politike, ndërsa kujtimi i fatkeqsive të të tjerve por edhe tek vetja është mënyra ose i vetëmi mësues që na mëson se si të durojm me trimëri ndryshimet e fatit.

Një ndër detyrat kryesore të kërkimeve historike është të zbulojnë falsifikimet, mirpo i mbetet atij populli që ta mbroj dhe të mos e anashkaloj atë sepse Historia nuk falë, për një popull në gjendie të vështir dhe që nuk e pranon ose nuk e kujton atë ajo e hudhë në humnerën e popujve të “Humbur”pavarsisht se kush ishin ata. ” Sepse një Popull i cili duke mos pasur ideal tjetër veçse të shijuarit me ngut të të mirave të fituara, dhe duke harruar tê kaluarën,rrënjët do e humbasin rëndësin e tyre edhe vet atë që kan krijuar do ta manipuloj do ta fallcifikoj (përvetsoj) dikush tjetër i cili do e ringris lavdin e vet me Historin e popullit që e Braktisi.

Shperndaje ne

The Author

Riad Limani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.