Reformat e Tanzimatit

shqiperia_tanzimatitxdggddgShkruan: Brilant Gashi

Perandoria Otomane po tkurrej, sistemi i timarit ishte shthurur i tëri por shqiptarët ishin ende gjallë në tokat e tyre në ato toka të pushtuara për 500 vjet nga Turqit ose Osmanët por të dytë janë një brum i njëjtë.

Shqiptarët ishin duke u munduar që të gjejnë një mënyrë për të jetuar aty por ishte shumë e vështirë.

Dobësimi i vazhdueshëm i Perandorisë Osmane i detyroi qeveritarët osmanë të bënin përpjekje për ta forcuar atë.

Sulltan Mahmuti II ndërmori reforma të reja për centralizimin e administratës dhe në vitin 1832 zyrtarisht hoqi sistemin e timarit i cili ishte shthurur prej kohësh.

Në nëntor të vitit 1839, sulltan Abdyl Mexhidi shpalli një dekret të ri perandorak për reforma të reja.

Për zbatimin e këtij dekreti u ndërmorën një varg reformash të reja administrative ushtarake dhe financiare që i përkasin kohës së Tanzimatit.

Sipas këtij dekreti të gjithë shtetasit ishin të barabartë pavarësisht nga feja apo kombësia.

Në vitin 1856 u shpall një dekret i ri perandorak ku ndër ligjet më të rëndësishme që dolën pas këtij dekreti ishte Ligji Agrar me të cilin sanksionohej pronësia private dhe garantohej shitblerja e saj e lirshme.

Në 1864, Porta zbatoi edhe një reformë tjetër administrative sipas së cilës territoret e perandorisë ndaheshin në : Vilajete, kurse vilajetet në sanxhaqe, kaza dhe nahie.

Tokat shqiptare u përfshinë në Vilajetin e Shkodrës, Kosovës, Janinës dhe të Manastirit.

Periudha e Tanzimatit fillon me dekretin perandorak që në histori njihet me emrin, Hati sherifi i Gjylhanesë dhe u shpall më 3 nëntor 1839.

Zbatimi jo i plotë i reformave bëri që këto reforma të ndiheshin pak por edhe nëse reformat do të zbatoheshin me përpikmëri nuk do të kënaqte popullsinë jo-turke të Perandorisë Osmane të cilat kërkesat e tyre ishin më të mëdha se sa të drejtat qytetare. 

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.