Provokim i rëndë në Delvinë, ushtarët grekë me rroba civile ulin flamurin shqiptar dhe ngrenë flamuri grek!

flamuri_023

Ky provokim i rëndë nga ana e grekëve të Athinës është pjesë e skenarëve të ditëve të fundit të Greqisë duke provokuar rëndë Shqipërinë.

arben_llallaArben LLALLA

Më 16 Maj, me rastin e 101, vjetorit të aneksimit të jugut të Shqipërisë që njihet nga grekët si Autonomia e Vorio Epriti-Protokolli i Korfuzit, një grup grek të shoqëruar nga minoritar grek në Krani të Delvinës bënë homazhe në përmendoret e adartit grek Thimios Lolis i cili ka kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1914-1944. Gjatë homazheve ushtari grek me rroba civile Stavros Gjinos uli flamurin shqiptar dhe vendosi flamurin e Autonomisë së Vorio Epirit. Ky provokim i rëndë nga ana e grekëve të Athinës është pjesë e skenarëve të ditëve të fundit të Greqisë duke provokuar rëndë Shqipërinë. Minoritari Odiseas Boro, kryetar i organizatës Vorio Epeirit PIRRO në Thesali, mbajti një fjalim me tone nacionaliste ku bënte thirrje se Vorio Epiri është Toke Greke dhe nuk e kemi harruar. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe trupa paraushtarake greke të Lidhjes Nacionaliste Greke.

Akte të tilla si ulja e flamurit shqiptar dhe ngritja e flamurit të aneksimit të jugut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nxisin urrejtjen etnike midis qytetarëve shqiptar në prag të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 21 Qershor. Këto aktivitete janë të eksportuara nga qeveria e Athinës e cila përkrah çdo aktivitet me karaktere antishqiptare.

Të nesërmen më 17 Maj, Stavros Gjinos, Odiseas Boros bashkë me kryetarin e OMONIA-s, Leonidhas Papas, morën pjesë në Delvinaq të Pogonit në paradën e përvjetëshme që organizon Mitropoliti i Konicës për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit-aneksimi i jugut të Shqipërisë. Kryetari i OMONIA, mbajti një fjalim për aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe u takua me oficerë të lartë të sigurimit dhe ushtrisë greke. (Ka më se dy vjet që në jugun e Shqipërisë lëvizin ish-ministri i mbrojtjes së Greqisë, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë greke dhe gjeneralë të sigurimit zbulim dhe kundërzbulimit grek. Qëllimi i tyre është njohja e terrenit shqiptar në rast lufte). Paraushtarakët grek mbanin në duar parrulla ku shkruante: Vorio Epiri Tokë greke, do të rikthehemi dhe toka do të dridhet.

Në të njëjtën kohë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, Fredi Beleri, Anastas Gudas, Jani Babis, organizuan tubim për këtë përvjetor duke kërkuar me çdo kusht që minoritarët të votojnë vetëm për kandidatët e PBDNJ dhe OMONIA. Sepse këto zgjedhje janë vendimtare me ndarjen e re territoriale për të treguar se jugu i Shqipërisë është Vorio Epir, deklaroj Dule dhe kandidatët për kryetar bashkie të PBDNJ në manifestimin që mbajtën në Athinë më 17 Maj, 2015.

Vangjel Dule në vitin 2010 është njeri nga iniciatorët për vendosjen e përmendores së adartit Thimi Lolis në fshatin Krania të Komunës së Delvinës. Vangjel Dule për çdo vit merr pjesë në përvjetorin e Autonomisë së Vorio Epirit në përmendoren e Thimios Lolis në Krania, por sivjet pas shkrimeve të shumta ku kam denoncuar aktivitetet e tij antishqiptare, si buracak që është ai i është shmangur aktiviteteve të tilla këto ditë./botapress

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.