Luftëtarët në Kumanovë luftuan kundër aleancës ruso-serbo-maqedonase dhe i mbrojtën vlerat perëndimore.

Lufte_ne_kumanov_MirsadiTrekëndëshi Rusi – Serbi – Maqedoni, rrezik për Ballkanin dhe Evropën

Avni_islamiShkruan: Avni Islami

Organizimi i kundërmitingut nga ana e Qeverisë Gruevski është karta e tij e fuqishme, e cila po luan jo vetëm me opozitën, por edhe kundër Perëndimit. Metodat e Gruevskit nuk dallojnë nga ish-Millosheviqi, përdorimi i gjithë pushtetit në shërbim të klanit mafioz të tij duket qartë se ka përkrahjen e Rusisë – Serbisë.

Angazhimi direkt i diplomacisë ruse, madje, duke dërguar emisarë specialë në Maqedoni është diçka çka hapur po duket angazhimi serioz dhe i drejtpërdrejtë i një superfuqie botërore. Diplomacia ruse është duke u përpjekur që të gjejë një vrimë diku në Evropë ku do të mundë të influenconte dhe ta thyente aleancën veriatlantike. Pozita gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Kumanovës, trekëndëshi Kosovë – Maqedoni – Serbi, ka bërë që  kjo pikë neurologjike të mundë të zotërohet, si nga Aleanca Perëndimore, e po ashtu edhe nga Rusia me aleatët e saj. Maqedonia një shtet artificial dhe i brishtë që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë është mbajtur dhe po mbahet në këmbë nga Perëndimi për ruajtjen e balancave ushtarake, gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Qeveria Gruevski duke e pasur derën hapur e ka humbur përkrahjen e Perëndimit dhe mundësia reale se Gruevski duhet të përfundojë në burg së bashku me aleatët e vet, kjo ka bërë që ajo të drejtohet nga aleanca e vjetër Rusi – Serbi.

Edhe vrasjet e fundit në Kumanovë na dolën se ishin skenar i përgatitur nga shërbimet inteligjente pro maqedonase dhe të atyre që janë kundër interesave perëndimore, por edhe kundër shqiptarëve. Për fatin e keq edhe kësaj radhe ne u bëmë “mish për top”, kësaj here u vranë komandantë të shquar të UÇK-së, ata që morën mbi supet e veta 3 luftërat, ata që e mundën edhe vdekjen. Edhe pse ajo ngjarje na kushtoi me jetët e djemve më të mirë të vendit, unë mendoj se ata luftuan për ta mbrojtur dinjitetin e vet, por edhe kundër interesave ruso-serbo-maqedonase.

Për herë të parë në histori, populli shqiptar është rreshtuar në krah të vendeve evropiane, pra shqiptarët në Kumanovë luftuan kundër aleancës ruso-serbo-maqedonase dhe i mbrojtën vlerat perëndimore. Nëse Perëndimi nuk ju ndihmon shqiptarëve në Kumanovë aty nuk do të humbnin vetëm shqiptarët si komb, por do të humbë për shumë shekuj edhe Perëndimi dhe se më nuk do të dihet se ku do të ndalet shteti hegjemonist rus së bashku me Serbinë aleate.

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.