Ismail Qemali kishte synim që të bashkonte Shqiptarët të ndarë në disa vilajete në një shtet të vetëm shqiptar !

Ismail_qemali_bashkimic. Programi politik i Ismail Qemalit per levizjen kombetare.

albania_flags_3dclipart

kol_marku_02Shkruan: Kol Marku

c/1. Shpalosja e programit politik.

Programin e vet politik per Levizjen Kombetare Shqiptare** Ismail Qemali per here te pare e shfaqi publikisht ne intervisten qe i dha gazetes se njohur italiane “Tribuna”, me 21 maj 1900, kur ende ndodhej ne Romë; ndersa me 15 tetor te po atij viti ai botoi ne revisten “Albania” thirrjen (Vëllezërve shqiptarë!) drejtuar gjithë shqiptarëve, në të cilën paraqiti edhe njëherë pikëpamjet e veta për lëvizjen Shqiptare.

Behet aktivist i shquar i levizjes kombtare Shqiptare : Në Bruksel bashkëpunoi me Faik Konicen duke marrë për pak kohë edhe drejtimin e gazetës së tij, “Albania” (1897-1909). Më pas nxori këtu gazetën e vet “Le salut d’Albanie” (Shëndeti-lexo: Shpëtimi-i Shqipërisë).**

c/2. Ismail Qemali kishte synim qe te bashkonte Shqiptaret te ndare ne disa vilajete ne nje shtet te vetem !

ismail_qemali_1Në të dyja këto dokumente ( Tribuna dhe Albania) Ismail Qemali**, duke folur per arratisjen e tij, thekson se u largua nga Turqia për t’u bashkuar me vëllezërit e tij Shqiptarë dhe për t’u marrë vesh me ta për shpëtimin e atdheut, të Shqipërisë, e cila për shkak të rrokullimës së Perandorisë Osmane rrezikon të copëtohet nga vendet fqinje dhe të humbase bashkë me të. Ismail Qemali parashtroi si një kërkesë të ngutshme, të drejtë e të rëndësishme njohjen e kombësisë shqiptare, pranimin si një kurm e një komb të shqiptarëve që rrojnë tuberisht në Shkoder në Kosove,ne Manastir dhe ne Janine e tej e këtej në viset e tjera të Turqisë Evropiane.

Ne ndertimin e ketyre kerkesave ai shihte rrugen e mundshme te konsolidimit te kombesise shqiptare, te afirmimit te shqiptareve si komb me vete dhe te njohjes se identitetit te tyre kombetar ne arenen nderkombetare. “Ne,- shkruante ai,- “…duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne…”**

c/3.Ismail Qemali e shikonte te ardhmen e shqiptareve ne Europe dhe punoj nga ana dipllomatike per kete qellim.

Momentiishpalljes012Ismail Qemali e shihte te ardhmen e shqiptareve, te cilet,- siç shprehej ai,- “…në gjak kanë mbetur gjithmonë evropianë, vetëm po te futeshin ne rrugen e qyteterimit evropian…”**

Ai zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin Europian. Shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart.*

10. Kthimi  i Ismail Qemalit ne Shqiperi nga mergimi Europian dhe veprimtaria e tij politike!

a. Pritja e popullit kur u kthye ne Shqiperi

Ismail Qemali kishte lindur në Vlorë ku familja e tij drejtonte Sanxhakun e vlorës që nga viti 1480. Pavarësisht se ai ishte larguar i ri nga Vlora asnjëherë nuk i kishte ndërprerë lidhjet me vendlindjen. Të gjithë shqiptarët që shkonin në Stamboll gjenin gjithmonë mbështetjen e tij. Ai konsiderohej si përfaqësuesi më i shquar i familjes Vlora.°°°  Pas fitores së Revolucionit të xhonturqve (korrik 1908) u kthye në Shqipëri.****  Menjëherë pas shpalljes së kushtetutës populli i Vlorës, me anë të një telegrami, iu lut të kthehej në vendlindje. Një delegacion prej 39 vetave kishin shkuar ta prisnin në Korfuz.°°°  Pritja që i bëri populli i Vlorës, ditën që u kthye në atdhe, më 18 shtator 1908, mori pamjen e një manifestimi patriotik madhështor. Me mijëra njerëz ishin mbledhur në Skelë për të pritur bashkëatdhetarin e shquar. **** U mbajtën fjalime të ndryshme patriotike në nderim të tij; u zbrazën të shtëna topo, si në skelë ashtu edhe në qytet.°°° Për të treguar dashurinë dhe respektin e madh, që populli ushqente për birin e tij, karrocës së Ismail Qemalit i hoqën kuajt dhe e morën në krahë përgjatë gjithë rrugës, prej afro 2 km, deri në qendër të qytetit*****,°°° ( Ne fig.Nr-2, me siper shikoni nje  fotgrafi e kohes qe pasqyron  pritjen qe i ben populli i Vlores kthimit te Ismail Qemalit ne Vlore )

b. Zgjidhet si deputet ne parlamentin Turk.

Pas ardhjes ne Shqiperi ne zgjedhjet parlamentare u zgjodh deputet i Sanxhakut të Beratit, në Parlamentin Osman.*****Më 10 janar 1909, Qamil Pasha, emëruar për të tretën herë Vezir i Madh, “për të forcuar pozitat e Qeverisë së tij” i ofroi postin e Ministrit të Jashtëm, post që e mbuloi deri në rrëzimin e Qamil Pashës, më 14 shkurt 1909.*****

Më 1908 vjen në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit, në parlamentin Osman. Në këto kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë.***

b. Eshte frymzuesi dhe organizzatori i kryengritjes antosmane.

U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912) Së bashku me Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Gerçes të qershorit 1911. megjithëse nuk ishte i pranishëm ne momentin e shpalljes pasi i ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë Osmane t’u jepte Shqiptarëve autonominë.

11. Aktiviteti i tij politik dhe patriotik per shpelljen e pavarsise me fillimin luftes se pare Ballkanike !

a. Shkon ne Bukuresht te Rumanise

Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Ne zhvillimet e luftës së parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga shtetet ortodokse të “Aleancës ballkanike” e që kishin për qëllim copëtimin e tokave Shqiptare, përshpejtuan aktivitetin diplomatik të Ismail Qemalit.

Kështu, më 3 nëntor 1912 Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, arriti në Bukuresht të Rumanisë, për t´u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar që vepronte atje. Në Bukuresht gjetën një situatë krejt të ndryshme nga ajo që sundonte në Stamboll. Kryeqyteti Rumun ishte përfshirë nga euforia dhe të gjitha organizatat shqiptare që vepronin atje, qenë të vendosura për pavarësinë e Shqipërisë (shkëputjen e plotë të saj nga Turqia).

U desht fare pak kohë, që Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte përfundimisht e humbur dhe se pavarësia e plotë nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Për më tepër, komuniteti shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte këtë akt si të kryer tashmë. Patriotët shqiptarë në Bukuresht me kohë kishin përgatitur flamurin kombëtar, i cili do të ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe një bandë (korë) muzikore, që do të këndonte himnin kombëtar.

Pas disa konsultimesh më 5 nëntor në Hotelin “Kontinental” të Bukureshtit, u mbajt mbledhja e përfaqësuesve të komunitetit shqiptarë dhe të delegacionit në krye me Ismail Qemalin që kishte ardhur nga Stambolli. Në kujtimet e pjesëmarrësve të kësaj mbledhjeje, që jetuan deri vonë, thuhet se: mbledhja vendosi njëzëri për pavarësinë e Shqipërisë dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij të kontaktonte përfaqësuesit diplomatikë të Fuqive të Mëdha dhe të merrte aprovimin e tyre për këtë vendim. Në kujtimet e tij Sejfi Vllamasi, tregon se në momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la në dorë Ismail Qemalit një çek prej 500 mijë frangash ari, dhuratë e Kryeministrit Rumun Taqe Junesku.

b. Shkon ne Vjene !

Me (6-7 nëntor 1912 ) delegacioni i plotësuar edhe me katër përfaqësues të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, u nis për në Vjenë. Por kur Ismail Qemali me delegacioni shqiptarë sapo kishte mbërritur në Vjenë, mori një telegram nga miku i tij i vjetër, konti Andrasay, ku e ftonte që të vijë në Budapest për t´u takuar me diplomatë Austro-hungarez. Më 8-9 nëntor në Budapest I.Qemali do të takohet me kontin Hadik ish-nënsekretar shteti dhe me Ministrin e jashtëm të Austro-Hungarisë z.Graf von Berthold, njërin nga njerëzit më të fuqishëm të diplomacisë europiane.

Në këto takime pasi u vu në pah rreziku i coptimit të Shqipërisë nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbështeste Pavarësinë e Shqipërisë. Konti Handike siguroi z.Qemali se qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeveritë Italiane e Gjermane për këtë qëllim dhe së bashku nuk e shihnin me sy të mirë një shtrirje të Malit te Zi dhe Serbisë në jug të Ballkanit.

Burimi: http://kolmarku.altervista.org

Shperndaje ne

The Author

Kol Marku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.