Konferenca e Londres dhe njohja e shtetit shqiptare

Konferenca_harta_1915

                                           Shqipëria më 1915

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Për të shqyrtuar problemet politike të ballkanit veçmas ato që shkaktoi Lufta e Parë Ballkanike, Fuqitë e Mëdha më 17.12.1912 organizuan në Londër një konferencë e cila shqyrtoi po këto probleme dhe në të morën pjesë përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha : të Anglisë, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, të Rusisë dhe të Italisë dhe kjo Konferencë u kryesua nga ministri i Jashtëm i Anglisë, Eduard Grej.

Por tani nuk ishte e ditur për delegacionin shqiptarë se kush ishte me delegacionin cila Fuqi e Madhe prandaj kur Fuqitë e Mëdha paraqitën projektet e tyre, delegacioni filloi t’a dijë se kush ishte me ta.

Ballkani_1913_01

                                                             Zhbërja e Shqipërise 1913

Nga ana tjetër Fuqitë e Mëdha ishin ndarë në dy grupe : Në grupin e një Shqipërie Etnike dhe tjetri grup : Në grupin e zhbërjes së Shqipërisë ku në grupin e parë bënin pjesë Austro-Hungaria dhe Italia kurse në grupin e dytë bënte pjesë Rusia e cila plan të vetëm kishte copëtimin e tokave shqiptare duke ua ndarë shteteve sllave të ballkanit dhe që të shtrinte ndikimin e vet në tërë ballkanin.

Për shqiptarët konferenca shqyrtoi tri çështje kryesore : çështja e statusit, çështja e kufijve dhe rregullimi i brendshëm i Shqipërisë.

Me ditën e parë të konferencës parashihej krijimi i një Shqipërie autonome nën sovranitetin e sulltanit dhe ky vendim ishte më prapa në krahasim me vendimet e Kuvendit të Vlorës ngase kundër shtetit shqiptarë ishte si Perandoria Osmane e Rusia ashtu edhe Serbia, Mali i Zi e Greqia.

Çështja e kufijve ishte problemi kryesor që u diskutua në Konferencën e Ambasadorëve dhe që në seancën e parë u vendos që Shqipëria në veri të kufizohej me Malin e Zi, ndërsa në jug me Greqinë me çka u pengua synimi i Serbisë për dalje në det.Shqiptare_1914_01

Austro-Hungaria dhe Rusia kishin përgaditur një projekt hartë për caktimin e kufijve të Shqipërisë ku do t’i paraqesë më poshtë : 

Projekti Austro-Hungarez : përveç kufijve të sotëm që ka Shqipëria përfshinte edhe Rrafshin e Dukagjinit, Ohrin e Janinën pra linte jashtë tërë Kosovën e Iliridën.

Projekti Rus : Vija kufitare në veri edhe në lindje të Shqipërisë do të ishin lumi i Drinit dhe Drini i Zi, ndërsa në jug jashtë Shqipërisë mbeteshin Pogradeci, Korça, Delvina dhe Saranda.

Më 22 mars 1913, Konferenca vendosi kufijtë veriorë e verilindorë duke shkëputur nga Shqipëria tërë Kosovën dhe Iliridën duke kaluar në zgjedhën serbo-malazeze.

Më 11 gusht 1913, u caktua dhe kufiri jugor duke shkëputur nga Shqipëria pjesën më të madhe të Çamërisë.

Populli shqiptarë i priti me zemërim të madh këto vendime ngase paraqiteshin vetëm një pjesë e trojeve shqiptare, ndërsa më 29 korrik 1913 u njoh dhe Pavarsia e Shqipërisë.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Fatkeqesija ne asnje shkrim nuk jepet e verteta , pse trualli natyral i shqiptareve u copetua , apo me mire te themi kush eshte e verteta e “panvaresise” se deleguar nga administrata e xhonturqeve. Fatkeqesija kombetare eshte sot qe piedestalet e shqiptareve jane e vazhdojne te jene te fallsifikuara….Pushtuesi nuk te jep kurre panvaresine ajo fitohet vetem me gjak…si Cerçiz Topulli !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.