Lufta kundër shovinizmit grek

Shqiperia_epiri_1654

                                                                                                                                                                                                                                        Burimi: Shqiperia

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Konferenca e Londrës i dha Greqisë trevën e Çamërisë por ajo ende nuk ishte e kënaqur ngase donte që të aneksonte të gjithë Shqipërinë e Jugut.

Këta grekët sic thashë më lartë donin që të merrnin gjithë Shqipërinë e Jugut duke marrur kështu Korçën, Ersekën, Leskovikun, Gjirokastrën etj.,por për fat të keq nuk ndodhi ashtu sepse Konferenca nuk lejoi që grekërit t’i shtrinin këmbët edhe më thellë deri në zonat e Korçës.

Qeveria greke kundërshtoi vendimet e Fuqive të Mëdha dhe donte që t’i realizonte qëllimet e saj të vjetra pa luftime dhe Shqipërinë e Jugut e quajti, Vorio-Epir ose Epiri i Veriut dhe pastaj organizoi një lëvizje “Vorio-Epirote”.

Sipas planit shovinist grek, shqiptarët do të luftonin kinse pavarësisht nga grekërit dhe organizuan lëvizje kundër bashkimit me Shqipërinë.

Autoritetet greke në Gjirokastër organizuan një “Kongres Epirot”, ku më 2 mars 1914, shpalli “autonominë” e “Vorio-Epirit” dhe formoi “Qeverinë e Përkohshme”.

cameria_ngjyratPo kështu veproi edhe Spiro Miloja nga Himara. major i ushtrisë i cili shpalli “autonominë e Himarës” ku përfshinte 7 fshatra shqiptare të Bregdetit.

Për zbatimin e këtyre planeve ekspasioniste qeveria greke qysh më 1 qershor bëri një marrëveshje me Serbinë sipas së cilës Shqipëria ndahej në dy zona ndikimi ; në atë të veriut dhe të jugut të tij.

Veprimtaria shoviniste greke përbënte një kërcënim serioz për Shqipërinë dhe për këtë arsye, Patriotët shqiptar organizuan çeta të armatosura dhe i goditën bandat greke.

Por sot ? Sot çfarë ndodh ? 

Edhe sot e kësaj dite grekët dëshirojnë të aneksojnë Shqipërinë Jugore duke bllokuar portin e Vlorës dhe duke i kërkuar shqiptarëve të zonave të jugut të shesin idenitetin e tyre për ca para më shumë.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.