Pozita e trojeve shqiptare nën pushtimin bullgar dhe atë austro-hungarez

luftetar_shqiptar_19160123xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Pas konferencës së Londrës dhe pas shumë tokave të humbura në këtë konferencë saktësisht Kosova ishte e pushtuar nga shumë shtete të ndryshme dhe si rezultat i humbjeve të Serbisë dhe të Malit të Zi, në Kosovë dhe në trojet shqiptare në vitin 1916 u vendos pushtimi austro-hungarez dhe ai bullgar.

Pushtuesit bullgar dhe austro-hungarez në prill të vitit 1916 ranë në ujdi për ndarjen e zonave të interesit.

Ferizaji_1916_01Zona e pushtimit bullgar përfshinte Podujevën, Prishtinën, Drenicën, Ferizajin, Prizrenin, Tetovën, Shkupin, Kumanovën, Preshevën, Gjilanin, Gostivarin, Dibrën, Kerçovën, Strugën, Ohrin dhe Prespën.

Pozita e shqiptarëve në zonën e pushtimit bullgar ishte më e rëndë se sa tek ata të pushtimit austro-hungarez.

Në anën tjetër, pozita e minoritetit sllav ishte shumë më e mirë, pasi që pushtuesi bullgar serbët i konsideronin bullgarë të Moravës dhe me shqiptarët pushtuesi bullgar sillej brutalisht.

Që në fillim bullgarët arrestuan patriotë të shumtë ndër të cilët edhe Hasan Prishtinën.

Pushtuesi bullgar kreu rekrutimin e detyrueshëm të meshkujve të aftë për luftë.

Rekrutët përveç në fronte të luftës, i dërgonte në të ashtuquajturat kampe pune ku do të kryenin punë të detyrueshme në territoret e Bullgarisë.

Zona e pushtimit austro-hungarez përfshinte Mitrovicën, Vushtrrinë, Drenicën e poshtme, Pejën, Istogun, Gjakovën, Plavën, Tivarin dhe Ulqinin.

Pozita e popullit shqiptarë në zonat e pushtimit austro-hungarez ishte më e favorshme në krahasim me periudhën e sundimit serbo-malazez 1913-1915.

Pushteti austro-hungarez ua njohu shqiptarëve arsimimin kombëtarë, u lejua përdorimi i gjuhës shqipe dhe u hapën shkolla shqipe ku kjo edhe ndihmoi në ruajtjen e vetëdijes kombëtare.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.