Planet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë

shqiperiandarjaxdggddgShkruan: Brilant Gashi

Fillimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti shtetin shqiptarë të pafuqishëm si në fushën politike dhe ekonomike ashtu edhe në atë ushtarake.

Arsyeja ishte se akoma pa i bërë Shqipëria dy vjet pas shpalljes së Pavarsisë filloi edhe Lufta.

Në këtë luftë u përfshinë edhe Fuqitë e Mëdha, nën garancinë e të cilave ishte shteti shqiptarë.

Prej Fuqive të Mëdha vetëm Italia, mbante asnjanësinë dhe qëndronte përkohësisht jashtë Luftës.

Italia pas shumë bisedimeve me dy blloqet ndërluftuese më në fund vendosi të bashkohet me Fuqitë e Antantës pra me Anglinë, Rusinë dhe Francën me të cilat nënshkroi një traktat, më 26 prill 1915 që në histori njihet me emrin Traktati i Fshehtë i Londrës ku sipas këtij traktati këto Fuqi parashikonin që Shqipëria të hiqet nga harta dhe të bëhej copëtimi i gjithanshëm i Shqipërisë.

Sipas këtij traktati Italia do të aneksonte Vlorën, Ishullin e Sazanit dhe krahinat e tjera në jug të Shqipërisë, ku Serbisë dhe Malit të Zi do t’i jepeshin krahinat e veriut.

Në Shqipërinë e Mesme në pak kilometra katrorë parashihej që të krijohej shteti autonom shqiptarë nën “përkujdesjen” e Italisë.

Në këtë mënyrë shtetet e Antantës, duke copëtuar trojet shqiptare, donin të “lanin borxhin” ndaj shteteve ballkanike të cilat kishin hyrë në luftë në anën e tyre.

Traktati i Fshehtë i Londrës ishte një shkelje e rëndë e marrëveshjeve ndërkombëtare sipas së cilave shteti shqiptarë ishte si shtet nën kontrollin e Fuqive të Medha. 

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.