Kush duhet ta mbrojë të kaluarën shqiptare ?

Arthur John Evans 1878 thoshte „Biri i shqiptarit është bashkëpatriot i Skënderbeut, trashëgimtar i fortë si shkëmbi, që i përket një race luftarake dhe gjithmonë të pamposhtur! I shpejtë, energjik, skeptik, gjithnjë në lëvizje dhe nuk e duron dot mbikëqyrjen. Për të mbi gjithçka tjetër është LIRIA….

Artur_arkeolog_britanik Liria po , por sa e çmojmë ate?. Jemi një popull që fatbardhësisht për mbrojtjen tonë ushtarake nuk na duhet të shpenzojmë asnjë cent. Kemi të hyra materile , para të bardha që vijnë nga dhënësit e ndryshëm të ndershëm (që iu dihet prejardhja ) .

Kemi profesorë , kemi akademikë në të dy shtetet shqiptare . Kemi universitete publike dhe private. Kemi institucione të cilat derdhin para të mëdha për “muhalife” ( gjëra paradoksale ) , dhe historisë sonë askush asnjë fjalë të mire nuk ia thot.

Historikisht në 2000 vjetshin e fundit nuk kemi pasur kohë dhe mundësi më të mire dhe pa frikë e pa censurë të shkruajmë të kaluarën tonë dhe përfundimisht t`i vejmë në “blokadë” mashtrimet dhe vjedhjet e huaja që poi bëhen asaj pa fije fytyre.

Nuk guxojmë të flejmë . Jemi në gjumë a po jemi në ëndërr ? dhe po na duket se ajo çka po ndodhë me ne , është një lojë fëmijësh? Shpesh në shkrimet e mia publicistike më japin vërejtje pse vetëm me histori kur kemi probleme edhe më të mëdha se sa këto për të cilat unë shkruaj.

E vërtetë është ,por sikur ta bënin të gjithë punën e tyre për atë që janë të thirrur , do të ishte edhe më mire që lexuesi , atdheu dhe historia të begatohen me prurje të reja .

Sot posa e lexova shkrimin : “ Pse kryevepra e babait të albanologjisë nuk u botua kurrë në gjuhën shqipe?! shkruar nga Lekë Pepkolaj .Pse ?  

Unë ju pyes pse e lejojmë vjedhjen e historisë të lashtë pellazge, ilire , dardane arbanase dhe së fundi shqiptare ?

Pse? Sidoqoftë , dikush duhet të ngris zërin kundër të gjitha të metave shoqërore në mënyrë të ndershme dhe pa interes personal .

Po vidhet Historia , po përvetësohet ajo nga kombet që nuk kanë histori . Shikoni , kam fakte. Hiq më shumë se një shetitje në internet dhe do të zbuloni të gjithë masakrin ndaj së kaluarës. Historia është testament i tokave ku jeton, është certifikatë pronësie të cilën nuk mundet askush të ta vjedhë Efesi grek në Turqi , e tani na del serb .

Dhë më e habitshme se banorët e asaj krahine të dikurshme “ishin “ serbë e Metohisë ( Dukagjinit në Kosovë ). Ja dokumenti “

Efesi_dardan

Sipas serbeve , (” Esej o Iliadi ” Slobodan M . Filipoviq , Beograd) shkruan se “Perendesha e Efesit ishte serbe nga Metohija ( Dukagjini) ”  Kurse ne literaturen botërore , kjo perendeshë ishte Greke,( Efesi eshte ne Turqinë e sotme) Te bisedojme : ne te djathtë veshje popullore dikur shqiptare ( tani qenka serbe e Metohisë ) Sa e komplikuar kjo histori ? Jo, aspak por ne nuk e duam , dhe nuk e pranojme si te tonen, ashtu na kane mbushur mendjen ose na kane obliguar shtrembet te mendojme ) Kundër gjithë gënjeshtrave dhe akuzave se shqiptarët janë egërsira unë citoj fjalët e Eriksonit, këshilltar amerikan, që ata e kanë dashur dhe e duan, pse ai ka punuar e jetuar midis tyre. “Nuk ka popull më të dëshirueshëm dhe më të dashur në gjithë Europën se Shqiptarët. Ata kanë në të njëjtën kohë elementët e forcës, burrërinë, kurajon, të lidhura me devotshmërinë më të butë dhe më të ligjshme!”. E vërtetë , i kisha thënë Zotit Ericson. Por jemi të lehtë , lehtë mashtohemi . Pita dhe spiralja . Serbët pyesin : nga iu erdhë atyre emri “pita” ( shqip pitja , pite ) ? Ata e spjegojnë kështu “ Formen spirale , ne serbët e quajmë pite.Pita është fjalë sanskrite që do të thot “ ati, babai” Ishte dikur Perendia Prajapita , që do të thot “ babi i popullit “ prajapita kishte ardhur nga kosmosi për ta shpëtuar botë. Dhe besuat apo jo, ai ishte serb. (fig 1)
Pitja                                                                   Figure 1
Buka e pagëzimit tek sllavët (fig 2) Pse shkronja S , në bukën e pagëzimit ?( simbolet diellore janë ruajtur shumë tek sllavët –shkruajnë ata , te sllavët (serbët) e Bosnes qendrore ???? ) Kush jetonte aty në Bosnen Qendrore , para ardhjes se sllavëve ?

Shkronjasnepite                                                                     Figure 2

Mbetshi me shëndet, deri në publikimin tjetër Fahri Xharra, 28.05.15 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.