Zëri i Shqipërisë në Australi – Hiqmet Ndreu

hiqmet_ndreu060

Fahriu_02Shkruan: Fahri Xharra

Në vitet kur Shqipëria ia kishte mbyllur gojën vetës dhe askush nga bota nuk dëshironte të dëgjojë për te; zëri i Shqipërisë dëgjohej në Austarli . Ishte zëri i Hiqmet Ndreut – sepse bota duhej ta dinte të vërtetën shqiptare .

“Mbylljani, pra, gojën

O t’ia mbyll me zjarr

Larg “Radio Merlburnit”

Gëbelsi shqiptar!”

…. Cirrej UDB-ja dhe si rrufeja sulej mbi Hiqmet Ndreun
E lexoni vet këtë tekst për Zotin Hiqmet Ndreu :

hiqmet_ndreu_gazeta

“Pan Heleniko.Dhe si gjarpëri hidhet…

Por Ndreut të Dibrës Qerpiku s’i dridhet!

“More, sa t’paguajnë?

Kjo…s’do kallauz Sa milionë,

fol!?”

Ndreu e përbuz: “Ti s’e njeh Atdheun

ti njeh vec dollarë

Nuk e njeh Shqipërinë

As i njeh shqiptarët!”  (Riza Lahi )

“Hiqmet Ndreu lindi në fshatin Sllovë – Dibër në vitin 1928. I biri i Islam dhe Hyrie Ndreut, ose i pari i pesë fëmijëve të kesaj familje pinjollësh. I biri i denjë e njerës prej familjeve më të mëdha shqiptare, e fisit Ndreu, më zë e i njohur si – Familja e Deres se Madhe së Ndreut të Sllovës(Dibër) ose e familjes e cila njihet nga këto anë si nji prej atyre fisve të cilat bënin pjesë në “Kuvendin e burrave” të thirrur “Shtatë Malet e Dibrës”. Ndërsa vet babai i tij Islami, është djali i madh i Cen Elez – Ndreu. “

“Hiqmeti, si fëmija i parë e kësaj dere(Islam Ndreut), kur i ati i tij ishte në detyre në atë kohë, dhe ishte i punësuar, si zyrtar i qeverisë së at’hershme në zonën e Zerqanit të rrethit të Dibërs, do të merrte edhe edukimin e tij të parë në shkollat e kësaj zone, e cila njihet për një nivel të lart arsimore në këto anë.” Cen Elezi , Cili ishte ? “Në librin me kujtime të Fulcit, përmendet disa herë edhe familja e Cen Elezit. Si një ndër familjet e para dhe të vetëmet në atë kohë që me forcat dhe diturinë e tyre, kishte futur elektrikfikimin në të gjitha shtëpit e fisit. Kjo gjë i bëri përshtypje të madhe në atë kohë , edhe drejtorit amerikan të shkollës që mbante emrin e tij Harry Fulc, i cili kishte shkuar deri në Sllovën e thellë, si mik i familjes Ndreu, nga një fshat i thell malor ky i Dibrës i dalluar për qëndrësn dhe luftën kundra hordhive turke dhe shovinistëve sërb në këto anë.”….. “Në vitin 1952 së bashku me dy kushërinjët e tij Faik e Nazmi Ndreu, arriti në saj të aftësive të tija të arratiset. Si fillim doli në ish- Jugosllavi ku menjëher u arrestua dhe u dërguan në burgun e Gerovës në Kroaci.

Deri sa më 1956 emigroi nga Ish Jugosllavia për në perndim në Itali. “ Për këtë në librin e tij publicistik me titull “Një thirrje Mëmedhut” në parathënjen e tij shkruhet , se “Çfarë ka ndjerë vallë djaloshi 18 vjeçar, nipi i Elez Isufit, tek kapërcente kufirin shqiptar në vjeshtën e largët të vitit 1952? Brengë të pashoqe, acar që thua do t’i nginte shpirtin dhe gjithsesi keqardhje. Keqardhje për legjendën e nëpërkembur të fisit, për kullat e djegura të Sllovës nga serbi, gjermani italiani, për diktaturën hoxhiste që do të ndiqte hap pas hapi edhe jetët e sapoçeluar të shqiptarëve pas luftës vëllavrarëse ideologjike. …. Në vitin 1957 nga Italia, për arsye vetjake zgjodhi Australinë e largët, për të emigruar. Ku edhe atje si veprimtar dhe njeri shumë aktivë sidomos për çështjen kombëtare, u lidhë me grupet shqiptare patriotike e anti -komuniste atje dhe nisën vprimtarinë e tyre me idenë e bashkimit të të gjithë trojeve shqiptare nën një flamur, çlirimin e shqiptarëve nga mortaja komuniste, demokratizmin e Shqipërisë, dhe për të drejat e liritë e shqiptarve në trojet etnike.

Ai u dallua në Australi, komunitetin shqiptarë atje, si një ndër udhëheqësit e demostratave, për lirinë e të drejtat e shiqptarëve, të mohuara dhë shkelura brabarisht në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegje e Çamëri. Për 18 vjet punojë në radion A3 të Melburnit dhe u marë me shkrime publicitike.
hiqmet_ndreu_pamjaKrimet u shpalos,

Grekërve e serbëve

Si me mitroloz

Edhe buçet shqip

E s’i tutet frikës  

Hiqmet Ndreu i Dibrës…

Fahri Xharra ,30.05.15 Gjakovë 

Literatura : Riza Lahi , Fitimtari                 

Forumi shqiptar, BEQIR SINA, New York                 

Cezar Ndreu , Shënime per Hiqmet Ndreun.  

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.