Rreziku i copëtimit të tokave shqiptare

Samiu_antaretekomitettestambollit

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Shpërthimi i kryengritjeve çlirimtare antiosmane në Hercegovinë e Bosnjë, më 1875, shënoi edhe fillimin e Krizës Lindore.

Serbia dhe Mali i Zi të nxitura edhe nga Rusia i shpallën luftë Perandorisë Osmane, dhe po ashtu veproi edhe Rusia, ku më 14 prill 1877 hyri në luftë me të.

Në fillimin e Krizës Lindore, shqiptarët ishin në pritje të ngjarjeve dhe duke i ndjekur me vëmendje ato ngjarje dhe nuk mundi të bashkohej në luftë as me shtetet ballkanike e as me Perandorinë Osmane sepse po të bashkoheshin me shtetet ballkanike atëherë ata do t’i ndihmonin atyre për realizimin e qëllimeve të tyre kurse nëse do të bashkoheshin me osmanët atëherë ata do të ndihmonin sunduesin e tyre shekullorë.

Në maj të vitit 1877, në Stamboll u formua një komitet me qendër në Janinë dhe më vonë një tjetër me qendër në Shkodër.

Në dhjetor të vitit 1877 u formua një Komitet tjetër i quajtur “Komiteti i Stambollit”, me kryetar Abdyl Frashërin dhe me antarë : Pashko Vasën, Ymer Prizrenin, Sami Frashërin, Zija Prishtinën etj.

Patriotët shqiptarë hynë në bisedime edhe me përfaqësuesit e Greqisë për të krijuar një aleancë të mundshme shqiptaro-greke.

Takimet u zhvilluan disa herë, por ato përfundimisht nuk dhanë asnjë rezultat, sepse qeveria greke ishte kundër shtetit të pavarur shqiptarë ku do të përfshiheshin të gjitha tokat shqiptare nga Vranja e deri në Prevezë.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.