Pushtimi i Shqipërisë nga forcat ndërluftuese gjatë Luftës së Parë Botërore

 

Deportimet_ushtrive_tokat_shqiptare

xdggddgShkruan: Brilant gashi

Shqipëria gjatë Luftës së Parë Botërore ishte shndërruar në një arenë betejash ndërmjet shteteve të ndryshme dhe që e kishin pushtuar atë.

Serbia dhe Mali i Zi qysh në vitin 1914 kishin invaduar trupat ushtarake në trojet shqiptare. Qëllimi i Serbisë ishte që përmes trojeve shqiptare të sigurojë dalje në detin Adriatik në mënyrë që të krijonte një pozitë të përshtatshme strategjike.

Ushtria serbe më 1915 arriti deri në Durrës, nga ana tjetër edhe Mali i Zi pushtoi qytetin e Shkodrës dhe disa krahina të tjera të vendit.

Edhe Italia dhe Greqia të cilat nuk kishin hyrë në luftë kishin shfaqur pretendimet e tyre duke pushtuar disa pjesë të Shqipërisë Jugore.

Forcat serbe dhe malazeze për fat të keq vranë shumë shqiptarë në mesin e të cilëve edhe : Isa Boletinin, Çerçiz Topullin, Dedë Gjo Lulin etj.

Në vend të serbo-malazezëve erdhën Austro-Hungarezët të cilët pushtuan pjesën më veriore të Shqipërisë duke e shtrirë pushtimin e tyre edhe në Shqipërinë e Mesme.

Ushtria italiane, që hyri në luftë pas nënshkrimit të Traktatit të Londrës, në fillim pushtoi krahinën e Vlorës, Himarën, Tepelenën, Gjirokastrën, Sarandën, Përmetin, Leskovikun, kështu që ata dëbuan forcat greke nga jugu.

Programi politik i përpunuar nga komitetet kombëtare brenda dhe jashtë vendit, përmbante dy detyra kryesore : sigurimin e Pavarsisë së Shqipërisë dhe rishikimin e kufijve të caktuar më 1913.

Në zonat e pushtimit të Austro-Hungarisë, të Italisë dhe të Francës me angazhimin e patriotëve shqiptarë u hapën shkolla shqipe, u përdor flamuri kombëtarë etj.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.