Krenari e pasuri Kombëtare apo shkak për përçarje?!

foto-mbi-fete-eshte-shqiptaria

Sajmiri_ndrecaj01Shkruan: Sajmir Ndrecaj

Sa shpejt u harrua marshimi i katër krerëve fetarë Shqiptarë në rrugët e Parisit?! Ai marshim që na bëri krenarë,e i dha botës një  mësim për bashkëjetesë e harmoni fetare…Sa shpejt u harruan ata hoxhallarë e priftërinj që i dolën zot Shqiptarisë e mbodhën ndjenjën atdhetare e patriotike ndër Shqiptarë?!

Vallë ku mbetën bijtë e At Gjergj Fishtës,po ata të Hoxhë Hasan Tahsinit,të Dhimitër Dhimitrukes,të Ymer Haxhi Prizrenit, te At Stathi Melanit,Hafiz Ali Korçës,Papa Kristo Negovanit,Mulla Idriz Gjilanit,Fan Stilian Nolit,Hafiz Ibrahim Dalliut etj.Të gjithë këto fetarë,klerikë e hoxhallarë,por mbi të gjitha atdhetarë.

Kleriku ortodoks i doli kundër kishës Greke për Shqiptarinë, hoxha musliman i doli kundër planeve Turke në kurriz të Shqiptarëve e kleriku katolik iu kundërvu Europës kurvë e “naive” për mosnjohjen e çështjes Shqiptare dhe ndarjen e territoreve tona sipas interesave të hienave të pangopura sllavo-greke.Ata pra,me shkollim islamik e të krishter mundën të bashkoheshin për një çështje më madhore,atë Kombëtare,shikuan që vlla nuk e kishin as turkun,as grekun,as sllavin e as europianin,pavarsisht fesë së njëjtë,ata shikuan që vlla e kishin Shqiptarin,që çdo feje i luteshin Shqip së bashku,ata shikuan që vlla e kishin Shqiptarin që së bashku uleshin ne gjunj para një flamuri të kuq me shqiponjën dykrenare të zezë,ata e kishin vlla atë Shqiptar që i bashkonte historia,kultura,tradita e gjaku,nderi e baza e moralit Shqiptar,Besa-Besë.Po pra,ashtu Besa-Besë u bashkuan për një qëllim e një ide,bashkimin Kombëtar,ndalimin e coptimit të Shqiptarisë,përhapjen e kulturës së gjuhës Shqipe ndër popull e zgjimin e atdhedashurisë ndër Shqiptarë.

Po sot ku jemi?!Shqiptarët muslimanë të Dardanisë(Kosovës) vetquhen “muslimanë Kosovarë” , e ofendojnë në mënyrën më barbare Shqiptarët e krishterë në grek, serb, rus e italian…Po Shqiptarët e krishterë?!I krahasojnë Shqiptarët muslimanë në mbetje turko-arabe,pjedha mongole etj etj…Çfar u bë kështu?!Ku gabuam,pse nuk ndoqëm amanetin e Gjergj Kastriotit?!Ah,sepse sipas teologjisë së re islame(që vetëm islamit të vërtetë nuk i përket) që është praktikuar nga hoxhallarët e sotëm(që vetëm hoxhallarë nuk mund të quhen),financuar nga shërbimet sllavo-turko-greke na tregojnë e mësojnë se Gjergji vrau muslimanët për shkak të fesë,na tregojnë se Gjergji kishte gjak serbi,e se ngriti flamurin e bizantit…Ku mbeti ajo krenari e Nën Terezës kur tha me zë të lartë “Me gjak dhe emër jam Shqipare”?!Ah,Nën Tereza ishte një kurvë e krishterë,me gjak sllavo-maqedon(sërish sipas teologjisë së “hoxhallarëve” që përmenda më lart).Ku mbeti ajo thënie e Idriz Gjilanit “S’ka fe pa atdhe”?!Ah,tani feja na meson të vrasim e të presim,të ofendojmë e të diskriminojmë ata që nuk janë si ne,ato që nuk besojnë si ne,por mbi gjithçka jemi ne.Jo mor jo,si pretendohet që Arvanitasit në Greqi,Shqiptarët ortodoks në IRJM(Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë) dhe ato nën Malin e Zi ti kthehen identitetit kur ne themi “Feja e Shqiptarit ësht islami” ?! Si të ndjejmë krenari e të qenit në tokë Shqiptare,kur zonë pa zonë në zemër të Shqiptarisë dalin minoritete sllave e greke vetëm për një pension mujor?!Si të bërtasesh me të madhe se je Shqipar e të përshëndetësh “Tungjatjeta” apo “Mirëdita” , kur kudo ndëgjon “Ciao” “Hi” “Merhaba” apo “Selam Alejkum” ?!Ku na mbetën mendt kur dalin “hoxhallarë”(që përdhosin islamin e vërtetë pikë së pari) e thojn se flamuri Shqiptar ësht haram?!Ku na mbeti burrnia kur dalin “hoxhallarë” e deklarojn të mos festohen festat pagane(kur ato festa janë nga të paktat që na lidhin me ritet e lashta Pellazgo-Yllire(Ilire),e tregojnë vazhdimësinë e popullit tonë),ku na mbeti gjaku i derdhur për atdhe kur “hoxhallarë” deklarojnë se Dardania(Kosova) ishte tokë serbe me 1% Shqiptarë,e “vëllai” ynë i madh(Perandoria Osmane,sot Turqia) luftoi me serbët,e na fali ne ato toka?! Ku i kemi syt e veshët(që të na plasin) kur “priftërinj” në mes të Shqiptarisë mbajnë mesha në gjuhën greke e serbe në kishat tona?!Ku na mbetën duart e këmbët,që nuk lëvizim,kur në fshatrat në mes të Shqiptarisë financohet hapja e shkollave në gjuhën greke e sllavo-serbe?!Ku mbeti nderi ynë kur “hoxha” po na udhëzon të martohemi me vajzat e xhaxhallarëve e dajave tanë pasi nuk është haram?!

Le të kërkojmë pak në histori,por jo në historinë propagandistike sllavo-turko-greke apo atë komuniste,por në historinë e vërtetë Shqiptare,tek Pellazgët hyjnorë,paraardhësit tanë e banorët e parë të Gadishullit Yllirik(Ilirik),ata paganë që i luteshin kryesisht diellit,hënës,yjeve,natyrës e më gjerë,ku dashje pa dashje një pjesë të atyre lutjeve i kemi trashëguar dhe sot “për at hën” , “për at diell” , “per kyt tok” e kshu më gjerë.Të kalojmë tek Yllirët(Ilirët),zotërit e deteve të Mesdheut e të gjitha tokave të njohura deri atëherë,gëzonin e praktikonin paganizmin e trashëguar nga Pellazgët,duke i simbolizuar me nga një zot dukuritë e natyrës,por pasi pushtimi Romak u nënshtroi me forcë krishtërimin(tek ajo pjesë e popullsisë që ende praktikonte paganizmin,pasi feja e krishterë në Ylliri(Iliri) ishte përhapur në mënyrë apostolike),çfar bënë?!Mbajtën ritet e veta duke iu përshtatur fesë së re të marrë me dhunë.

Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë u bë dhe ndarja e kishës në atë katolike e ortodokse,një pjesë e Yllirëve(Ilirëve) iu pershtatën kësaj ndarje,por prap duke pasur bazë ritet e traditat e tyre të lashta.

Vijmë në periudhën kur tokat tona i merr nën sundim një tjetër pushtues,me një fe të re,që sërish na e imponon,cfar bëjn Arbërorët e asaj kohe?!Nënshtrohen e përshtaten,pa humbur identitetin e tyre Pellazgjik e Yllirik(Ilirik).

Po tani ku jemi?Musliman,katolik e ortodoks,Pellasgë,Yllirë(Ilirë),Arbër e Shqiptarë,fe të ndryshme në kohë të ndryshme,por me një gjë të përbashkët,IDENTITETIN.Mund të pyesni cilin identitet,atë Shqiptar ju them un,çdo shkrim e çdo gjetje në çfarëdo kohe në gadishullin Yllirik(Ilirik) e më gjerë gjen kuptim vetëm në Shqip.Në çdo fazë të historisë kemi qenë me fe të ndryshme,por gjithmonë kemi frymuar Shqip,këto,përveçse gjetjet arkeologjike,na e vërteton historia me shkrimet e lashta të shkrimtarëve e historianëve “grekë” ku tregojnë gjeografikisht ndarjen e territoreve të fiseve,e tregon gjuha jonë hyjnore që s’ka asnjë lidhje e as përzirje me asnjë gjuhë tjetër,veshjet e traditat që tregojnë vazhdimësinë deri më sot,plisi(qeleshja) e fustanella,e vërtetojnë dokumentat në arkivat e manastirëve “greke”,kishave romake dhe në Turqinë e sotme,ku tregohet më së miri përqindja e banorëve autoktonë Shqiptarë në këto troje e toponimet e vëndeve,e vërteton dhe mospasja e mosndodhja e asnjë emigrimi apo lëvizje popullsie në ato kohëra,askund nuk domumentohet një lëvizje popullsie që të na mohojë të drejtën e të qënit autokton në trojet tona shekullore.

A ishte e drejtë ndërhyrja e shtetit Turk në qeverinë Shqiptare për rishikimin e historisë sonë?!A bashkëqeverisëm ne?A kishim pozita më të mira në kohën e Perandorisë Osmane ne?

Atëherë lind një përrallë me titull “Perandoria Osmane dhe pushimet e saj turistike 527 vjeçare në brigjet e deteve Shqiptare”,pasi sipas atyre teorive ata erdhën për turizëm tek ne,dhe sa për të kaluar në Europë,por në fakt ndenjën,vranë,masakruan,përdhunuan,dogjën e plaçtikën,ç’nderuan e përdhosën,bënë aq shumë duke na lidhur me zinxhirë e duke na robëruar.Të vetmen gjuhë që nuk e lanë të mësohej ishte gjuha Shqipe,dhe kjo nuk është “propagandë komuniste” por fakt,kur në kohen e Perandorisë numëroheshin me mijëra shkolla greke e serbe,asnjëra Shqipe.Kulturën tonë kurrë se lanë të përparojë.Fenë e tyre na e sollen me dhunë vënde-vënde e “paqësisht” duke përdorur format e haraçit e taksave në vënde të tjera.Njëjt u bë dhe në kohën e Perandorisë Romake,edhe pse përhapja e fesë së krishterë kishte rrethana të tjera,në kohën kur u perhap në Shqiperi krishtërimi,vetë Perandoria Romake e përndjekte dhe persekutonte atë fe,më vonë me zyrtarizimin e fesë së krishterë nga ana e Perandorit me prejardhje Yllire(Ilire),Kostandini i Madh,u bë dhe konvertimi i popullatës Yllire(Ilire) të mbetur ende paganë,dhe ajo pjesë e popullsisë u kthye njëjt sikur në islam,me dhunë vënde-vënde e me forma të tjera vënde të tjera.

Pra dalim në një përfundim,që pavarsisht çdo përpjekje të çdo armiku,mundën të na transmetojnë besimin e tyre fetar,por kurrë nuk mundën të na ç’rrënjosin nga tradita jonë e stërlashte,askush s’mundi të na fshijë nga faqet e historisë,edhe pse u munduan shumë,vodhën nga historia jonë e krijuan “shtetet” e tyre,por kurrë nuk na asimiluan dot,e sa të frymojë Shqip Shqiptaria kurrë më s’do munden dot.

Ne jemi nga të vetmit popuj që në çdo libër e shkrim të huaj paraqitemi si etni,pra na identifikojnë me etni,me Komb,e jo me fe sikurse fqinjët tanë.Është e lehtë të jesh Grek e Serb,mjafton ti përkulesh kishës ortodokse,edhe më e lehtë të jesh Turk e Arab,bashkoju islamit e identifikohu me të,dhe kaq ishte,por të qënit Shqiptar është shumë më shumë(nuk po hiperbolizoj asgjë).Të qënit Shqiptar shkon përtej çdo dimensioni,të jep një krenari,një emocion që të pushton të gjithin,por mbi të gjitha të jep një përgjegjësi të madhe mbi supe,pasi ke detyrimin moral ti dalësh zot flamurit,tokës mëmë e familjes,popullit,ke detyrimin moral ti mbrosh idealet e principet bazë me Besa-Besë.Të jesh Shqiptar është gjithcka.

Beso e puno,Zotin në shpirt e Shqiptarinë në zemër,dy duar për kokën,e kokën për atdheun.Identifikohu me Komb e jo me fe o Shqiptar,besoje e mësoje fenë e vërtetë dhe bëhu barrierë për agjentët serbo-turko-sllavë që po përdorin fenë për trushpëlarje e pëçrarje ndër Shqiptarë.

Respektoni fetë e njëri-tjetrit,por mos kaloni në ekstremizëm.Lutjuni Zotit në gjuhën e pastër e hyjnore Shqipe,por mbi të gjitha duajeni mëmëdheun,nderoni flamurin e respektoni tokën ku sot shkelim të lirë,por ende me  “kufinj”.Muslimanë,katolikë e ortodoksë,por mbi te gjitha Shqiptarë e krenarë…

Besoj që të gjithë sa jemi,kur dalim jashtë atdheut e na pyesin “Çfar je ti?”,krenarë i përgjigjemi “Shqiptar” e nuk i përmendim asnjë fe,feja është e lirë dhe e shenjtë për të gjithë,duajeni e mbajeni në shpirt si diçka personale,por ju lutem,mos e kaloni në radikalizëm dhe ta përzieni me Kombin tonë hyjnor e të lashtë,Kombi ynë është mbi çdo fe,krahinë,parti apo ide.Nëse studiojmë fetë që në zanafillën e tyre,do të zbulojmë që të gjitha vërtiten rreth nesh,rreth Pellazgo-Yllirëve(Ilirëve),rreth Arbërorëve,rreth Shqiptarëve.

Ekstremizmi e radikalizmi gjithmonë është i dëmshëm,qoftë ai fetar apo nacionalist.Shqiptaria ka nevojë për patriotë të mirë,të shkolluar,me vizion e bagazh të gjerë.Ato duhet të jemi ne,brezat e këtij shekulli,të ushqejmë brezat që vijnë që në vegjëli,në kopësht e në bankat e shkollave fillore,dhe Shqiptaria do të bëhet,me ne e brezat që do të vijnë pas nesh…Do të bëhet,do të bëhet…

Është koha që ti lëmë përçarjet mënjanë,atë fetare më së shumti,që po përparojnë së tepërmi në trevat tona.Shqiptarët “trushpëlarë” duhet të reflektojnë e të kuptojnë të vërtetën,mjaft më me teologjitë radikale fetare,por thirrini mëndjes se atdheu ka nevojë për ju.E pjesës tjetër ku përfshihem dhe un(mos të kalojmë në islamofobizëm),duhet të tregohemi më tolerantë ndaj asaj pjese Shqiptare që është prekur nga ajo makineri armike e Shqiptarëve,pasi vetëm bashkë mundemi të arrijmë atë ëndërr që shumë luftuan e dhanë jetën,më pas krenar mundemi të themi me plot gojë “Bac,u kry”

Jetoj për një ëndërr, ëndërroj një të ardhme…Shqipëri Etnike!

Dardani, Çamëri, Malësi, Labëri e Arbëri jemi një.

baneri_ri

Trojet_coptuara

Shperndaje ne

The Author

Sajmir Ndrecaj

1 Comment

Add a Comment
  1. Shkruar bukur dhe qarte Saimir! Por problemi eshte se artikuj te tille duhet te botohen ne gazetat e shtypit te perditshem dhe jo vetem ne mediat on line. Dhe duke qene se gazetat tona te shtypit te perditshem ushqehen me subvencione burimesh qe nuk e durojne deshiren e shqiptareve per te jetuar te bashkuar ,duhet gjetur nje menyre per te krijuar nje media te shkruar tonen! Nje media qe te shqetesohet per çeshtjen kombetare dhe jo te merret me fushatat elektorale te radhes! Nje media qe ti hapi syte shqiptareve e ti beje te kuptojne se vetem te bashkuar do te mundin te gjejne paqen ekonomike dhe sociale aq shume te enderruar. urime , sukse dhe sa me shume artikuj te tjere!

Lini një Përgjigje te BUJAR KULE Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.