Veprimtaria e çetave te armatosura (1906-1908)

LirishqiperisexdggddgShkruan: Brilant Gashi

Komiteti qëndror “Për Lirinë e Shqipërisë” hartoi edhe rregulloren e çetave e cila u quajt “Udhërrëfenjësi i Trimave, Komiteti i Shqipërisë”.

Sipas kësaj rregulloreje çetat do të vepronin në male kurse njësitë e saj në qytete e fshatra. Çeta e parë u formua në vitin 1906 në Korçë dhe komandohej nga Bajram Topulli, më pas u formuan edhe çeta të tjera.

Veprimtaria e çetave përfshiu edhe Beratin, Devollin, Leskovikun e Përmetin.

Në maj të viteve 1906 autoriteti i Komitetit u shtri në : Janinë, Gjirokastër, Korçë, Tiranë, Elbasan, Ohër, Dibër, dhe në shumë vende të tjera.

Çetat shqiptare përveç luftës kundër forcave osmane bënte luftë kundër andartëve grek të cilët persekutonin atdhetarët shqiptarë. Çeta e Çerçiz Topullit, në shtator të vitit 1906, vrau mitropolitin grek i cili kishte dorë në vrasjen e patriotit Papa Kristo Negovanit.

Qeveria Osmane duke parë sukseset e Komitetit “Për Lirinë e Shqipërisë” filloi edhe ndjekjen dhe arrestimin.

Në mesin e më të kërkuarve ishin Bajram e Çerçiz Topulli, Sali Butka, Islam Arifi etj.

Shumë nga udhëheqësit e tyre u detyruan të largohen nga atdheu për të qëndruar në Sofje dhe në Bukuresht. Në mars të vitit 1907 një grup nga kolonia e Sofjes nën komandën e Çerçiz Topullit u fut në Shqipëri. Atyre i’u bashkua edhe Mihal Grameno dhe Idriz Gjakova.

Në pranverë të vitit 1908, çeta e Çerçiz Topullit pas luftimeve të suksesshme, vrau komandantin e xhandarmërisë i cili terrorizonte shqiptarët.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.