Shqiptarët gjatë Luftës së Parë Ballkanike

isa_boletini03Lufta me Italinë dhe kryengritjet e vazhdueshme e kishin dobësuar mjaft Perandorinë Osmane.

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi mendonin se kishte ardhur momenti që të vinin në jetë planet e tyre pushtuese. Ata synonin ta dëbonin sunduesin osman nga Ballkani dhe zotërimet e tij t’i ndanin ndërmjet tyre.

Këto shtete formuan Aleancën Ballkanike, e cila në tetor të vitit 1912, i kishin shpallur luftë Perandorisë Osmane por në këtë Aleancë qëllimisht nuk u ftua Shqipëria sepse këto shtete planifikonin që të copëtonin tokat shqiptare.

Ashtu si popujt e tjerë të Ballkanit edhe Shqipëria kishte luftuar gjatë shekujve kundër sundimit osman dhe po priste çlirimin e plotë të Ballkanit mirëpo ishte kundër pretendimeve shoviniste të shteteve fqinje dhe të kalonte nga një sundim i vjetër në një sundim të ri sepse ndryshe do të copëtoheshin rëndë tokat shqiptare.

Ushtritë ballkanike luftuan jo vetëm kundër sunduesit osman por edhe për pushtimin e tokave shqiptare.

ustria_serbe_pushtuese_vitet_1912-13Ushtria serbe pushtoi Kosovën dhe i’u drejtua pjesëve të tjera të veriut dhe të Shqipërisë së Veriut.

Ushtritë malazeze pushtuan krahinat veriore dhe rrethuan Shkodrën.

Ushtritë greke pushtuan Sazanin, Himarën dhe disa fshatra të tjera përreth dhe e rrethuan Janinën.

Pushtimi u shoqërua me një terror gjakatar kundër popullsisë shqiptare. Duke parë se ç’ishte duke ndodhur në territorin shqiptarë patriotët brenda dhe jashtë atdheut vepruan për të mbrojtur vendin nga pushtuesit ballkanikë.

Në këtë situatë të krijuar, më 14 tetor 1912, patriotët organizuan një mbledhje në Shkup dhe i njoftuan Fuqitë e Mëdha se shqiptarët nuk do të bashkoheshin me asnjë palë dhe do të luftonin vetëm për Lirinë e Shqipërisë.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.