Shqiptarët në Maqedoni po vriten, alternative e vetme drejtimi nga armët

Ereja_Kolonel_dritan_demirajerejaIsh-drejtuesi i Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare, koloneliDritan Demiraj, komandat i 5 misioneve në Afganistan dhe i dekoruar nga presidenti Bujar Nishani dhe nga presidenti i SHBA-ve Barack Obama me “Medaljen e mirënjohjes”, ka folur për Gazetën New Born rreth ngjarjeve në Kumanovë, ku njëri nga të njohurit e tij mbeti i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Sipas tij, përgjegjësi kryesor i gjithë kësaj është kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, së bashku me qeverinë e tij të korruptuar, manipuluar, pro-ruse dhe anti-shqiptare.

“Intevenimi kundër popullsisë dhe luftëtarëve të përfshirë në konflikt ka qenë krejtësisht në porpocion të zhdrejtë. Kundër 30 luftëtarëve shqiptarë ata angazhuan pothuajse një të tretën e ushtrisë, elitën e saj por nuk është se arritën ndonjë objektiv në këtë operacion”, është shprehur koloneli.

Demiraj ka folur edhe mbi reagimet e tij të shpeshta dhe të zjarrta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

“Unë mendoj që nuk kam qënë aktiv, por vetëm kam qënë realist. Une por jo vetëm, të gjithë ne shqiptarët, e kemi detyrë shtetare që të ngrejmë zërin sa më shumë kur vriten njerëzit tanë dhe dëmtohen interesat e tyre. Në rastin konkret ata djem trima të sprovuar në shumë e shumë beteja, u tradhëtuan në një takim në të cilin vetëm ata e dinë se cfarë qëllimi kishte. Padyshim që veprime të tilla vijnë si pasojë e shtypjes së vazhdueshme që padrejtësisht bëhen kundër shqiptarëve në FYROM dhe që shkelje nuk ankimohen apo të dënohen nga politikanët e papërgjegjshëm Shqiptarë që drejtohen nga Ali Ahmeti dhe Menduh Thaqi. Qëllimi i këtij konflikti apo dhe i konflikteve të tjera në të ardhmen do të jetë si shkak i mos implementimit të plotë të Marëveshtjes së Ohrit, pasi në se shqiptaret do të vazhdojnë të trajtohen si qytetare të dorës së dytë nga qeveria, do të vazhdojnë të vriten, burgosen, dënohen dhe dhunohen, ata nuk do të kenë alternativë tjetër perveçse ti drejtohen armëve”, ka shtuar koloneli shqiptar.

Kush është përgjegjësi kryesor i këtij konflikti sipas Kolonel Demiraj?

“Unë gjykoj që përgjegjësi kryesor është kryeministri në detyrë Gruevski dhe qeveria e tij, të cilët siç e thashë dhe më lart, në mënyrë të vazhdueshme po vazhdojnë të kontrobuojnë në shkeljen e të gjithë të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre të Shqipërisë lindore, duke ndjekur një politikë anti-shqiptare sllavo-maqedone. Pervëç Gruevskit, nuk duket ta shohim vetëm atë si përgjëgjës, pasi përgjëgjësit kryesorë janë të dy partitë shqiptare, BDI dhe PDSH me drejtuesit e tyre, deputetët e parlamentit të FYROM-it, të cilët janë Shqiptarë, që prej më shumë se 20 vitesh bëjnë garë me njëri tjetrin se kush të ‘gënjejë më shumë për vota’ dhe se kush ti shërbejë më shumë sllavëve. Është e turpshme kur analizon ngjarje të tilla të dhimbshme, kur sheh që populli jot trajtohet sikur të ishte një kavie eksperimentale dhe nuk mbahet asnjë përgjegjësi ndaj tij. Mendoj që ka ardhur koha që të dy këto drejtues partish ‘të dalin në pension’ nëse ju ka ngelur sado pas dinjitet, integritet dhe përgjegjshmëri, në rast të kundër përgjegjësia e plotë bie mbi ne si popull që i votojmë, këta njerëz të papërgjegjshëm”, ka thënë Demiraj.

Përsa i përket hyrjes të shqiptarëve nga Kosova drejt Maqedonisë, Koloneli është shprehur se: “Unë mendoj që kur ti në mënyrë të vazhdueshme e shtyp një popull, e trajton me dy standarte nga pjesa tjetër e popullsisë, atëherë atij nuk i ngelet gjë tjetër veçse të ‘eksplorojë’ alternativa të tjera për të arritur objektivat dhe të drejtat e tij demokratike. Vetëkuptohet që futja e një grupi të armatosur në territorin e një shteti tjetër, përbën shkelje të tërësisë territoriale dhe sovranitetit të atij shteti, por akoma nuk janë sqaruar rrethanat, arsyet, misioni dhe qëllimet e grupit nga Kosova, dhe përse shërbimet sërbo-maqedone u implikuan brënda tyre. Sado që ata të mundohen që ti fshehin faktet ato janë kokëfortë dhe së shpejti do të dalin të vërtetat e tyre. Asnjë nga ne dhe sot nuk e di a kishin ata për qëllim që të realizonin ndonjë sulm të armatosur apo jo?”/BS

Dërgoi: Bislim Ahmeti, Prishtinë

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.