Nuk ka liri pa intelegjencë dhe mirëkuptim të ndërsjellë

poulli_i_mjere
INTELEKTUALI
Shkruan: Afrim Caka
Nuk ka liri pa intelegjencë dhe mirëkuptim të ndërsjellë, thirri Albert KAMY që në vitin 1945.
Prapë zgjim i vonuar. Mua, kjo më shqetëson shumë. Feja dhe kombi janë tërësishtë dy gjëra të ndryeshme. Thirrja e jonë “Ngrihu Gjergj!”. T’ia rrënosh sot një kombi qytetrimin historik e kulturor, do të thotë shumë më tepër se t’ia mohosh ekzistencën e tij në të ardhmen. Ju ftoj që edhe një herë, si shumë herë të tjera më parë, ta dëshmojmë ndjenjën e përkushtimit tonë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, ndaj vuajtjeve dhe dhembjeve të tyre, dhe të bëni për të gjithçka që mundeni. Shqiptarët e Maqedonisë e presin këtë prej nesh. Ne na duhet sot më shumë se kurrë uniteti e jo përçarja…

E intelektuali, sipas Fjalorit, është njeri që mirret kryesisht me punë mendore. Dy grupimet do të ndeshën, “intelektualët e rinjë e të vjetër”, me harbutët, siç i qujtëm shkurt, dhe kombëtaristët, do të përdorin kundër njëri tjetrit gjithë arsenalin e gjuhës shqipe. Ne e dim se çdo të thotë për një komb që ka keq kuptim me vetveten, t’i shuhen befas shenjat, pikat e orjentimit dhe të futet në një terr të madh. Kjo e fundit që duhej ta trazonte ndërgjegjen shqiptare.

Hakmarrja sllave është në kulmin e saj. Kosova e Maqedonia është shpirtë që dhembë. Rrallë gjen popull tjetër që studion aq shumë histori sa shqiptarët dhe rrallë gjen popull tjetër që e përdor aq keq njohurin historike si ne. Jo. Nuk duhet ta lejojmë veten të mashtrohemi nga iluzionet e këtyre injorantëve… Sot bëhet shumë aktuale amaneti i NAIMIT të madh: “Si të bëhet Shqipëria dhe si të bëhet shqiptari!”.

Gjendja e sotme politike e kombëtare akuzon jo vetëm ata që e kanë krijuar, por edhe ata që e kanë toleruar atë. Akuzon historikisht për komoditetin dhe konformizmin tpolitik për avazin e mashtrimit, mbjelljen e frikës dhe të dyshimit në vetveten, për brezat e humbur dhe skllavrimin moral e shpirtëror. Politika e jonë as ka mundur ta shmangë konfliktin, as ta ndryshoj gjendjen. Kjo nuk mund të qëndroj më pezull. Jemi vonuar historikisht. Nuk bën vetëm ta vështrojmë e vajtojmë historinë, por duhet ta krijojmë atë. Nuk mund të gëzojnë më mandatin ata që nuk kanë përligjur besimin e vullnetit tonë. Kjo pamje me imazh të vdekjës, në mes të jetës, më mbeti përjetësisht në sytë e mi. E kemi kaluar në heshtje paraqitjet e atyre që ndanë Mitrovicën në Veri e jug, Deçanin, Debëllden etj…

Ne jetojmë në një kohë ndryshimësh tepër të shpejta, në të cilat kufijtë tanë na janë bërë të pa qëndrueshëm pothuaj të parimet dhe normat përpara armiqëve shekullor serbomalazezë e sllavomaqedon. Ne gjendemi në udhëkryqin historik kur vendoset për fatin e kufirit në mes Maqedonis, Serbisë dhe Malit të ZI. Shqiptarët e viseve etnike të pushtuara kurrnjëherë nuk kanë gëzuar të drejtat themelore njerëzore e kombëtare. Gjendja e këtill vazhdon edhe sot., kur tmerrësisht shkilen të drejtat e tyre njerëzore e kombëtare. Në esencë, atyre ende u mohohet vrazhdësisht e drejta e zhvillimit të lirë e të pavarur kombëtar. Shpresoj që kjo te shqiptarët të mos shëndrrohet në një prirje të përgjithshme… Ky do të ishte fundi i shqiptarëve të Maqedonisë.

Siç e dim të gjtihë, intelektualët shqiptarë në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni e më gjerë duhet të jenë të bashkuar, kryesisht ata intelektual që nuk kanë hyrë në parti politike që kemi ose që nuk kanë dashur të krijojnë parti të reja. Në këtë bashkim jo për të fituar karrier politike, por të punojmë për qëllime kombëtare, kulturore e politike e arsimore. Po të bashkohemi do të bëhemi më të fortit e dynjas. Vetëvendosja për shqiptarët e Maqedonisë sot është çështje e ekzistencës kombëtare, çështja e lirisë dhe pavarësisë, e çlirimit nga golgota koloniale e shtypjes, e shfrytëzimit dhe e deskriminimit.

Sot populli varfërohet – varfërohet gjithnjë e më shpejt, kurse ata që pasurohen – pasurohen gjithnjë e më shpejtë. Shembuj e solidaritit social, mjerisht, janë gjithnjë e më të rallë. Në kushtet në të cilat është gjithnjë e më i dukshëm numri i shqiptarëve që marrin arratin drejtë perëndimit, dhe më i dukshëm numri i shqiptarëve që lypin nëpër rrugët tona, qeveritarët tanë sillen si ta kishin në duartë e tyre krejt arin e argjendin e Trepçës. Çfarë të bësh Trepça në duart e “harbutëve, zagarëve e shkijeve!”… Ndërkaq, sllavomaqedonët e kanë një arsye themelore për zhbërjen e shqiptarëve. Dhe, kështu, ëndrra serbo-maqedone bashkë me urrejtjen greke vihen në rrugë. Krimi kërkon përgatitje dhe mbështetje. Mbështetje nga spiunët e tradhtarët.

Intelektualët tanë, e njohin mirë historinë e popullit të vet, që e njohin sidomos historinë kuturore të Rilindjes Kombëtare, do të duhej ta dinin se krahinorizimi në politikë ka qenë dhe mbetet provokimi më dinak historik, që i është bërë i bëhet Idealit të bashkimit shqiptarë. Ajo në të vërtetë është politik që gjithnjë ka shkuar pas yllit fetar e yllit ideologjik dhe në jetën e popullit shqiptar ka luajtur ron çintegrues dhe antikombëtar. E treta, dhe kryesorja, është përmbushja e një etjeje të vjetër, etjes për gjak shqiptari. Ka gati një shekull që ushqehet ajo etje. Kjo bëhet haptas. Nga politikanë, policë, ushtarë me pushkë automatike. Ulërisin duke thënë: “Do t’u vijë dita e zezë shqiptarëve!”.

Fatëkeqësisht, tërë ky tërbim i aparteidit dhe i gjenocidit të egër Maqedon po ndodhë midis Shkupit, Evropës. Këtë barbarizëm nuk e ka njohur as obskurantizmi i epokës së gurit apo ai mesjetar, do të thotë t’ia vrasësh ardhmënin e shqiptarëve për të evolurë në heshtje e izolim. Fati shqiptarëve sot është shumë i ngjashëm me fatin e çifutëve gjatë luftës, me ndryshimin e vetëm se golgota shqiptare po ndodhë në vatrën e tyre etnike. Maqedonia kërkon të drejta të veçanta për popullin e vet, po shtyp mizorisht vullnetin politik e kombëtar të popullit shqiptarë, për t’i nënshtruar, robëruar, vrarë, rrahur, gjakosur, asimiluar e shpërngulur. Karakteri i çdo lëvizjeje kombëtare është historike, çlirimtare, për ta ndryshuar pozitën historike. Mu në një moment historik Lëvizja Kombëtare u shkapërderdh në dhjetra opcione e cila i përngjan sot një loje politike, lojë me fatin si të mbesim gjallë…

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.