Sot e 16 vjet të lirë

nato_ne_kosov01xdggddgShkruan Brilant Gashi

Nuk harrohet ajo ditë kur forcat e NATO’s kanë hyrë në Kosovë për të na shpëtuar nga pushtuesi i egër serb të cilët kanë bërë masakra sa nuk ka as formular për t’a përmbushur.

Më 24 mars 1999 kishin filluar dhe bombardimet e NATO’s kundrejt Serbisë kurse më 12 qershor NATO hyri në Kosovë me një grusht ushtarakë dhe e gjithë kjo falë presidentit të Amerikës Zotëri Bill Clintonit dhe të gjithe forcave të NATO’s.

Sot e 16 vite kanë ndodhur shumë ngjarje të ndryshme të cilat disa kanë qenë të mira kurse disa të këqija por më shumë e besoj se ka pasur të këqija se sa të mira.

Më e mira e gjithë Kosovës është kur është shpallur Pavarsia e Kosovës më 17 shkurt 2008 që edhe është njëra ndër ditët më të shenjta të Shqipërisë Veriore ose Kosovës por e gjithë liria jonë është meritë e Amerikës të cilët na kanë ndihmuar pambarim vetëm që Kosova jonë të clirohej nga okupatori serbo-sllav që është bërë në vitet 1998-1999 e që kurrë nuk do t’ia falim Serbisë për atë terror, për atë shprëngulje që ishte bërë në vitet 1959 dhe gjenocide që ka bërë në popullsinë shqiptare të Kosovës e që nuk mund të përshkruhet.

Nga ana tjetër mund të themi se Amerika ka parë me përpikmëri veprimet e terrorit gjenocidial që nga viti 1998-1999 dhe priste momentin e duhur për të ndërvepruar dhe ja që kishte ardhur koha që të vepronte nga 24 marsi e deri më 11 qershor të vitit 1999.

Bombardimi nga NATO

Më 23 mars 1999 në orën 22:30 Richard Holbrooke u rikthye në Bruksel dhe lajmëroi se bisedimet e paqes dështuan dhe i dorëzoi formalisht NATO’s për veprime ushtarake. Më 23 mars 1999 në orën 23:17 Sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Javier Solana lajmëroi se kishte urdhëruar që të nisë operacionet ajrore në RFJ. Fushata bombarduese e NATO’s zgjati nga 24 marsi deri më 11 qershor 1999 kurse më 12 qershor NATO më së pari hyri në Prishtinë pastaj në qytetet e fshatra të tjera dhe duke përfshirë 1000 avionë luftarake.

Faleminderit AMERIKË.

Në të ardhmen më shumë shkrime për luftën e Kosovës.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.