Shqiptarët ortodoks të Pejës

Peje_1936

Fahriu_02Shkruan: Fahri Xharra

Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije! Falë shkizmës. Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të ndarë nga trungu shqiptar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën veten diku tjetër, me të njëjtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet -shqiptarët ortodoks, të viseve të përmendura më lartë) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë, në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shohim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.         

Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë së kohës. Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani- arbanas ortodoks.)”. Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe. ( për me shumë lexojeni . “Kush janë shkijet (2 )” nga Fahri Xharra)

Por, shtrembërimet historike nga të tjerët për ( se nuk kishim gojë për të folur !!!) e katandisen jo vetëm historinë por edhe popullin tonë si mos më keq.Me miliona shqipëtar u bën turq , boshnjak sepse e kishin të lehtë se ishin musliman , e në anën tjetër u sllavizuan dhe u grerqizuan si ishin të fesë ortodokse. Fatkeqësia është edhe më e madhe ,që edhe në ditet e sotme kur “ mësuam shkrim –lexim “ na dalin shtembëruesit tjerë autokton ,shqiptarë me fytyra të dyfshta dhe flasin e shkruajnë jo për në por për ata që na sollën në këtë gjendje. Nje fare profesori (Prof. Nexhat Ibrahimi nga Prizreni , i edukuar në frymën e Alija Izetbegoviqit në Sarajevë ) e mbeshtjellë token tonë me një histori e cila nuk qëndron “as në tokë e as në qiell::   “(1) Pushtimi romak i trojeve ilirike bëri që një pjesë e popullit vendas, veçan qendrat, herët të bien nën ndikimin politik e ekonomik, e më pastaj edhe religjioz, kulturor e shoqëror.

Ky proces quhet romanizim. Më vonë, duke filluar nga shekulli IV, filloi, nëpërmjet pushtuesve romakë, edhe kristianizimi i trojeve tona. Mirëpo, që në fillim një pjesë e popullsisë vendase i bëri rezistencë të madhe pushtuesit të huaj, duke refuzuar njëkohësisht edhe romanizimin edhe kristianizimin. Kjo pjesë e popullsisë, mjaft e kon­siderueshme, qoftë tërësisht duke e refuzuar romanizimin e kristianizimin, qoftë vetëm formalisht duke e pranuar atë, sa për t’iu shmangur zhdukjes fizike, u përballoi vështirësive kohore dhe në shekullin VIII e më vonë u ndesh me kulturën arabo-islame.

Kjo ishte realitet sidomos në pjesën lindore të Dardanisë, d.m.th. në Kosovën e sotme, në pjesët lindore të Serbisë së sotme dhe në një pjesë të Maqedonisë. (Prof. Nexhat Ibrahimi )  (2) Me keqardhje duhet konstatuar se hulumtimet në këtë fushë janë nën çdo nivel, ndaj shkencëtarët e painformuar injorojnë reali­tetin historik se një pjesë e trojeve dardane dhe ilire përgjithësisht, më herët është islamizuar se që është kristi­a­nizuar. Shembulli i peçenegëve, muslimanëve në mbretërinë bullgare, i turqve vardarianë dhe i pranisë muslimane në bregdetin ilir më se një shekull e gjysmë, është i qartë dhe kërkon studime më të hollësishme në të gjitha segmentet e mundshme. Në anën tjetër, me këtë realitet, deri tash të heshtur, të parëve tanë muslimanë do t’u bëhet e padrejtë duke thënë se kanë qenë katolikë, por Turqia i bëri me dhunë muslimanë! Parullat e tilla, si duket, do t’i përdorin vetëm mediokrët dhe sharlatanët shkencorë, por jo edhe shkencë­tarët e mirëfilltë. ( Prof Nexhat Ibrahimi )   Pra ?

Kemi edhe Historian të tjerë të cilët përkundër vlerave të tyre që i kanë, në disa raste “ rrëshqasin” dhe padashtas ( apo me dashje krijojnë huti në opinionin e interesuar shqiptar ) dhe i mohojnë apo as që i cekin disa periudha të cilat i dalin në mbrojtje të qenjes sonë shqiptare në këto toka, Jahja Dranqolli , prof .dr. Historiani Drancolli me kete bisede tregoi se eshte perfaqesues i denje i shkolles nacional-historike serbe. Nuk eshte cudi pse ky me ekipin e “historianeve” kosovar ia falen trashegemine kulturore e me kete edhe te drejten historike te Kosoves shtetit serb qe ndodhi permes Pakos se Ahtisarit. Me kete te drejte false, te cilen ia dhuruan ekipi i “eksperve”, ku mori pjese edhe ky historian, shteti i Kosoves ne te ardhmen mund te kontestohet ne planin historik dhe te trajtohet si nje sajese artificiale. Pos pergjegjsise shkencore e morale (si kinse intelektual) keta mbajne edhe pergjegjesi politike per lojen me te ardhmen e shtetit te Kosoves. Shih burimet historike, jo propagandë. Shkenca nuk është çfare dëshirojme ne te ndodhte, por çfarë ka ndodh në të vertetë.- thot Nikollë Loka , historian . Eshtë e pranuar se trojet shqiptare per shkaqe gjeopolitike u perfshinë në sferen lindore dhe ndikimi i botës ortodokse qe më i madh dhe më i drejtperdrejtë. Mos të harrojmë se : “Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët).(fxh)”

Pra shqiptarët ortodoks falë ndarjes së kishes lindore nga ajo perendimorja , falë Shikzmës ( 1047 ) i quajtëm shki, shkije. Kjo ndoshi 400 vjet para ardhjes së turkut në këto anë . Nëpër publikimet serbe i gjeta fotot origjinale nga ajo kohë, atherë kur shqiptarët katolikë nuk kishin asnjë përkrahje , e shqipatarët musliman i besonin “ dumëbabës” Shkenca e historisë nuk është çfare dëshirojme ne te ndodhte, por çfarë ka ndodh në të vertetë.

Fahri Xharra, 24.06.15 Gjakovë

       Shqiptare ortodokse e Pejës , viti 1938.

                                            Shqiptare ortodokse të Pejës 1928.

              Familje ortodokse shqiptare e Pejes 1904

Ne te djatht shqiptare e Dukagjinit ( sipas serbeve , grua serbe e Metohisë? ) Ne te majt Grua Dardane e Efesit nga “Artemisa”

                          Shqiptare ortodokse te Pejes 1936

                          Shqiptare ortodokse te Pejes , 1939

1936_peja

                                             Shqiptare ortodokse të Pejës 1936

Shperndaje ne
Updated: 21 Janar, 2016 — 06:44

The Author

Fahri Xharra

5 Comments

Add a Comment
  1. Po po esht e vertet shkie nuk esht ky i vetmi rast ket dosllaki bashkallak me shkie serb edhe sod po e lozin shum komb i mier ja me shkie ja me grek eee qa po doni me than me kto studime po del qe ata shqiptar qe kan pranue fen muslimane i kan luftue me shkie ban me grek po me rom po a me turq nuk po bajka…. ee nonstop turqit na kan faj… pse su ban musliman shqiptar po u banen shkie grek …. kur dihet se shqiptart nuk ishin as katolik as ortodoks e as musliman… por pagan e qa jini kunder muslimanve ka logjik kjo ska… mos kritikoni shumicen realiteti esht jem shumic kot e kini….

    1. Po de po sherrin me te madhin e kemi prej Turqiv ….!

  2. Shkrim i mire nga ,Fahri Xharra.Ky shkrim flet per ,Shqietaret ,Ordokose ,Shqiptare e pranan kte sa per te mbijetuar por ata u skllavizuane duke qene ,Shkije dhe jo Ortodkose te verete ,Shqiptare.Pajtohem plosisht me ty dhe kete shkrime shume te mire ,Fahri Xharra.

  3. Si i cilesoni, pra, Profesor i nderuar, Arbereshet te cilet jane ortodokse (bizantin) lidhur me Romen?

  4. Më ngadalë…, së duke shkrojtur sipas oreksit dhe simpative personale, ju po na largoni edhe keq, pasi i nxorrët ortodoksët grek&serb !
    Kuptoj kush në pamundësi ( për shkak të çensurës për ata që jetuan jasht Shqipëria ) ,
    Por nuk i falet atyre që njohin historinë e 100 viteve të fundit, për kontributin dhe sakrificën që dha komuniteti shqiptar ortodoks, si për gjuhën, shtetformimin, por edhe identitetin shqiptar.
    Kjo është edhe prova që ; -pse shqiptarët sot janë të ndarë, kur gjithë të tjerët janë të bashkuar….
    Deri kur ti emërtoni shqiptarët ortodoks me nofka, nuk kemi për tu bërë kurrë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.