Cili është Tsiprasi i Kosovës ?

kosova_shqipe

Yanis Varoufakis, ose thënë ndryshe: “Kur marksizmi i vonuar dhe dëshira e një individi për t’u dukur si RockStar para botës, merr në qafë një popull të tërë!” (E.S.) Politikani i majtë grek, Alexis Tsipras shihet si mjeshtër i politikës realiste. Ai është karizmatik, i drejtpërdrejtë dhe miqësor në takime. Po çfarë dëshiron të arrijë ai? Tsipras di të jetë miqësor. Ai jeton i thjeshtë në qendër të Athinës, me dy djemtë dhe dashurinë e kohës së rinisë, përziehet me popullin, nget me dëshirë motoçikletën. I sjellshëm dhe i drejtpërdrejtë.( A është çam (arvanitas) Kryeministri ri grek Alexis Tsipras?)Na mbushnin mendjen që është çam !I gëzoheshim lajmit se ishte çam , se shpresonim shumë . Çam ose jo, por marksizmi nuk njef komb! Personat që e kanë njohur nga afër, që atëherë kur “ylli” i tij nuk kishte shkëlqimin e sotëm, thonë se Tsipras “është revolucionar i lindur”, i cili nisi të studionte Marksin, Leninin dhe Hegelin që në moshën 14 vjeç. Më tej, e karakterizojnë si një njeri që i jep hapësirë mendimit ndryshe, është i hapur ndaj kritikës dhe beson shumë në “lojën kolektive”. Para gjedhjeve të 2012 ndryshe nga lidertë e tjerë ai preferonte te udhëtonte me motocikletë dhe jo me limuzinë. Por gjatë fsuhatës së janarit ai zgjodhi të lëvizte me makina jo luksoze, por familjare. Edhe pse ka zbutur tonet gjatë fushatës, Tsipras vijon te ketë si idhull liderin revolucionar Che Guevara. Për më tepër, djali I tij I vogël ka si emër të mesme Ernesto, në nder të komandatit Ce Guevara.

Sipas kritikave Tsipras konsiderohet si i etur për pushtet dhe argumentojnë se ai do të sakrifikojë Greqinë për ambiciet e tij politike. Por ai është shumë popullor mes njerëzve dhe ka premtuar se do të rrisë pagat dhe pensionet, do të ndalojë shkarkimet nga puna dhe të ngrijë privatizimet e aseteve shtetwrore. Kreu i Syrizas, Alexis Tsipras do të jetë kryeminsitri më i ri në Greqi që prej vitit 1865. I lindur në vitin e famshmë 1974, vetëm tre ditë pas fundit të juntes ushtrake, fati i tij ishte shkruar në politikë. Në moshën 17 vjeçare ai organizoi pushtimin e shkollës së tij të mesme në shenjë proteste ndaj reformave të arsimit.

Që në këtë moshë ai spikatet për aftësitë e tij në komunikim dhe shndërrohet në zëdhënësi i nxënësve të shkollës së tij. Më pas Aleksis Tsipras futet në organizatën e rinisë së partisë komuniste greke, KKE, që edhe sot është pjesë e parlamentit.

Pak vite më vonë, ai do të bëhej pjesë e “Koalicionit të Majtë dhe Përparimit” – partia paraardhëse e Syrizës. Por dita e Alexis Tsipras erdhi në zgjedhjet lokale në vitin 2006 kur Tsipras vetëm 32 vjeçar hyn në garë për postin e kryetarit të bashkisë së Athinës dhe arrin të fitojë vetëm 10,5% të votave.

Ai njihet si një politikan që kurrë nuk mban kollare. Dhe kur u pyet pse kjo zgjedhje ai u përgjigj: Nëse nuk kam mbajtur deri tani kollare (kravatë ), nuk kam për të mbajtur as kur të jem kryeministër.

 

A mos e gjetët se për kë e ka fjalën ? Sigurisht që po .
 
E gjeta këtë krahasim sa i përket kollarës ( “kosovarisht “ -kravatë “ ) Kryeministri i ri grek sikurse Albin Kurti, s’mban kravatë – pse?  (http://al.b2.mk/news/ ) Aleksis Tsipras është kreu i ri i qeverisë së Greqisë i zgjedhur ditën e djeshme në zgjedhjet e parakohshme. Por, kush është njeriu i cili do të drejtojë tashmë shtetin grek? Pse ai nuk vendos kravatë?

“Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, nuk vendos pothuajse kurrë kravatë, përveç në rastet kur viziton shtetin më kapitalist të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëjtë veprojnë edhe shumica e pasuesve të tij. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe të tjerë, kur kaluan në Vetëvendosje, përveq retorikës, filluan ta ndryshojnë edhe stilin e veshjes. Ata rrallëherë shihen të vendosin kravatë.” E refuzimi i kravatës, nuk është krejt pa domethënie. Këtë e shpjegon lideri i të majtës ekstreme në Greqi, i cili dje fitoi votat për t’u bërë kryeministër i këtij shteti evropian. Për publikun Alexis Tsipras është i njohur për refuzimin kategorik që bëri për të mos vendosur kravatën. Ai njihet si një politikan që kurrë nuk mban kravatë. Dhe kur u pyet pse kjo zgjedhje ai u përgjigj: Nëse nuk kam mbajtur deri tani kravatë, nuk kam për të mbajtur as kur të jem kryeministër. SipasTsiprasi-t të mbajturit të një kravate e bën atë që të ndjehet borgjez dhe që herët ai i ka mbajtur larg vetes borgjezët.Por për Albinin çdo të thot kravata ?

 

Po mirë ,Tsiprasi me Varoufakisin e morrën në qafë popullin grek, ky është mëndimi it ë gjithëve që jetojnë në realitetin e kohës në të cilën po ndodhemi, por përkrahësit e këtij dështimi politik , ekonomik dhe perspektivor të Greqisë i kemi në Kosovë.

Shpend Ahmeti ( Kryetar i Prishtinës nga L V V ) na tha” :Pa marrë parasysh se a jeni për apo kundër masave shtrënguese të përcaktuara nga Evropa për Greqinë, sot një popull po vendos vetë për fatin dhe opcionet para vetës ne krizë e frikë të madhe nga secili opcion. Dikush mund ta quaj këte largim nga përgjegjësia të qeverisë greke, por sot e gjithë Evropa po shikon kah Greqia vendimin në referendum të popullit grek. Në fakt do të ishte mirë një referendum edhe në shtetet Evropiane mbi kushtëzimet e vendosura nga bankierët ndërkombëtar.

Demokracia do të ishte e plotë. Në ora 21 do të kuptojmë se a është Nai apo Ohi, Po ose Jo dhe kjo do të përcaktojë shumë gjëra ditëve të ardhshme, por po bëhet me demokraci direkte. Të gjithë të tjerët mund të mos e respektojmë vendimin përfundimtar por megjithate duhet të kemi respekt për mundësinë që populli grek e ka sot, ta thotë fjalën e vetë.” Kjo është “Demokracia” e Shpend Ahmetit! Mos ta zgjas më shumë, a mos jemi politikisht të ndërsyer nga një ngjajshmëri politike , me pakravaten e Tsiprasit ? Ndoshta do të shkruaj më shumë herave tjera për ngjajshmëritë në mes Tsiprasit dha Albinit,pasi të bindemi se Tsiprasi vazhdon të mbes në skenën politike të Greqisë.

Fahri Xharra, 06.07.15 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.