Përse shqiptarët duhet të bashkohen ?

Shqiperia_para_kongresit_te_berlinit

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Siç mund t’a shohim edhe vet , Shqipëria Etnike nuk është më në hartën gjeografike sepse është ndarë e gjitha nga Konferenca e Londrës në vitin 1913 dhe e gjitha kjo ndarje ka shkatërruar të gjithë Shqipërinë Etnike dhe ne edhe tani jemi duke kërkuar që të bëhet përsëri ajo Shqipëri .

Ishim të bashkuar që nga Nishi e deri në Prevezë por në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit pjesa më e lartë e Shqipërisë Etnike pra zona e Sanxhakut i’u nda Serbisë dhe mbetëm pa një pjesë të Shqipërisë së bashkuar .

Luftonim ballë për ballë armikut dhe nuk kishim frikë fare nga ai që luftonim ne . Nuk na trembej syri nga shpata famëkeqe e armikut sepse e dinim se ata po luftonin për të mirën e atdheut tonë që është copëtuar i tëri dhe për ne copëtimi i Shqipërisë është edhe copëtimi i vetes sonë .

Ne ishim më të bashkuar se kurrë në ato vite të largëta ku kanë luftuar shumë e shumë luftëtarë trima dhe ne ju themi LAVDI veprës dhe jetës së atyre që ranë me flamur në dorë , ata janë heronjt tanë të vetëm .

Në vitin 1913 Ismail Qemali dhe delegacioni shqiptarë si burra të vërtet shkuan në Londër për të caktuar kufijtë e Shqipërisë Etnike edhe pse kufijtë ishin të plotë .

Por ata nuk munden që të ktheheshin në Shqipëri me të gjitha trevat e bashkuara sepse Europa nuk tregoi simpati tek ne për të na i dhënë trevat e bashkuara që ne i meritonim t’i kemi .

Pas Konferencës së Londrës të gjithë shqiptarët u copëtuan dhe ne e kishim të vështirë të jetonim me shtetet qe nuk kishim gjuhë , adete e zakone të përbashkëta dhe ne ende duhet të punojmë për të bërë Shqipërinë Etnike dhe i lumtë atyre për punën që bëjnë vetëm për Shqipërinë Etnike .

Por sot përse ne nuk jemi të bashkuar ashtu siç duhet të jemi ? Dua të them me shpirt të jemi gjithmonë të bashkuar ?

Ne e shohim se jemi të bashkuar kur luan kombëtarja jonë shqiptare dhe sa herë që ne fitojmë përnjëherë shqiptarët bëhen tejet të bashkuar dhe sigurisht që kjo më bën krenar që jam shqiptarë dhe që kam gjak shqiptarësh .

Përse mos të jemi të bashkuar gjithmonë si në ditët që luan Kombëtarja ? Përse mos të jemi të bashkuar psh kur kemi marrur tre pikët si në ditën e djeshme ? Që të kontribojmë të gjithë për nënën Shqipëri në çfarë do lloj mënyre , të mos e ndotim mjedisin ku jetojnë shqiptarët , të kontribojmë për lirinë e atdheut tonë , të bashkojmë politikanët për t’i çuar drejt çështjes kombëtare ? Kështu mund të na sheh Europa me simpati dhe mund të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Te lumte Brilant!Je jo vetem nje djale patriot,por edhe i zgjuar e njohes i mire i historise sone kombetare.Kombi yne ka nevoje per nje brez te ri te mirinformuar e patriot per te ribashkuar ate komb ,qe dikur ka perfshire te gjithe Ballkanin (Ilirine).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.