“Para 3000 vjetëve janë shkruar vepra shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe.”

hoxha_tahsini_3000_vjetet_023 PELLAZGËT HYJNORË
prof.rizaj

Prof. dr. Skënder Rizaj

Çështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë.

Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishtkruesë të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamofluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga rradhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonumisa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë kosovare.

Që në krye më duhet të përmendi një të dhënë me interes. Arkeologët serbë, në lokalitetin Vinçi ( Serbia e sotme), në afërsi të lumit Danub, d.m.th. në Dardaninë shumë të lashtë, kanë gjetur: portretin (busten) e profetit Adam të gdhendur në gur; themelet e faltoreve në dy forma “A” qëq e simbolizonin: All-llahun, Adamin dhe Abecenë (Librin e Shenjtë); disa tekste të shenjta të gdhendura në gurë me shkrimin pellazgjik.

Speleologët serë, me rastin e hulumtimit të shpellës së Gadimës (pranë Prishtinës0, kanë hasur në kafkën e njeriut adamian, kafkë kjo e gurëzuar me stalagmite dhe stalagmitet, e kam parë me sytë e mi, me rastin e vizitës së shpellës në fjalë. Speleologët serbë këtë kafkë e kanë shkoqur dhe e kanë dërguar në Beograd për ta studiuar, mirëpo këtë zbulim epokal për arsye që vetëm ata i dinë nuk e kanë publikuar deri më sot.

Gjykuar sipas këtyre burimeve shkencore të dorësa së parë etnonomet pellgaz (sipas metatezës (venkëmbimit): pellazg, ilir, shqiptar (alban, arban, arnaut) janë sinonime. Pellgazët (pellazgët) – ilirët- shqiptarët janë popull hyjnor. Edhe gjuha e tyre (pellgfazishtja (pellazgjishtja) – ilirishtja- shqipja është gjuhë hyjnore dhe universale, gjuhë kjo e cila nga koha e Profetit Adam (Adem) e deri para 3400 vjetëve është përdorur nga të gjithë popujt e rruzullit tokësor.

Porse, për shkak të mëkateve të bëra i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi All-llah në Babiloni të Mesopotamisë jo vetëm që i dënoi pellazgët mëkatarë me dënime të ndryshme, me fenomene natyrore, por edhe gjuhën e tyre e përziu, në mënyrë që të mos mundin më të merren vesh ndërmjet vedi. Në këtë mënyrë, nga gjuha universale dhe unike Zoti krijoi tri familje gjuhësore: Familjen gjuhësore evroindiane (e jo indoevropiane siç pohojnë indoveropeistët) shqipja, armenishtja, gjuhët gjermane, greqishtja; gjuhët kelte; gjuhët indiane- sanskrite; gjuhët iraniane (persiane); gjuhët balto-sllave; gjuhët italo-latine); Familjen gjuhësore semite (fenikishtja, hebraishtja, arabishtja, etiopishtja…); Familjen gjuhësore uralo-altajte (turqishtja, mongolishtja, japonishtja…). Për më tepër, profeti Dhylkarnejni (= Dybrinori) – Skënderi i Madh- Aleksandri i Madh (në formë të greqizuar) (para 2.400 vjetëve) në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), në Afrikën Veriore dhe në Azi deri në Indi, ku i shtriu fushatat e veta ushtarake, ka komunikuar me popujt e këtyre viseve dhe me ushtarët e vet me gjuhën amtare – me pellgazishten (pellazgjishten) – ilirishten- shqipen. Vetëm kur është kontaktuar me jexhuxhë- mexhuxhët (turqit) në Taxhikistan nuk e ka kuptuar plotësisht gjuhën e tyre.

Në të mirë të këtij konstatimi flet edhe një shkrim i ditëve tona, sipas të cilit:”Hulumtuesit u befasuan kur në zonën midis Afganistanit, Pakistanit, Kinës dhe Taxhikistanit hasën një popullsi krejt të ndryshme nga ata që e rrethonin. Derisa popujt përreth ishin aziatikë, shihej qartë nga shikimi i parë se kjo popullsi ishte evropiane, domethënë e racës së bardhë. Hulumtimet e hollësishme nxorën në shesh të dhëna edhe më befasuese. Vendi quhet Hundëza (nga shqipja hundë), sepse përfundon vërtet me një hundë, në një vend moçalik Balta, kurse banorët e quajnë veten hundëzakë.

Gjuha e tyre nuk është e shkruar. E quajnë burreshski (gjuhë burrash). Një fis që jeton në mal quhet Kalash (ka lashtë- ka lashtësi- është i vjetër- është i moçëm). Kryeperëndinë Kalashët e quajnë Di zau (Zau, Zou, Zoti i Gjithë – di – jshëm), kurse në dyert e tyre skalisin dy brirë dhije (trashëguar që nga Aleksandri i Madh,q ë i përdori në përkrenare edhe Skëndereu). U shënuan edhe plot fjalë shqipe, të cilat përdoren ende: shkruam në… unë jam…, kam, baj, çila (çela), bubullima, kullse (kanalet kulluese), kamishë (këmishë), Rakjaposht (Ra-kah – poshtë (Ra pjertas, Ra të poshtë, të poshtëze) emër mali etj.

Eshtë për të përmendur se hundëzakët e kanë pranuar me vështirësi islamizmin, se pinë verë (me ujë) si ilirët, se jetojnë gjatë (100-140 vjet), se ushqehen kryesisht me bimë etj… Një valle e përhapur është vallja e shpatave (si vallja e Rugovës). Kryetari Hundëzës e ka titullin I Miri. Gratë nuk i përfillin rregullat e Fesë Islame që të mulohen. Viti i Ri festohet më 21 mars (si te pellazgët) dhe quhet Na urosh. Të gjitha martesat bëhen në një ditë të dhjetorit. Tradita gojore rrëfen sesi ata janë vendosur aty që nga koha e Aleksandrit të Madh, mbretit të Maqedonisë (para 2400 vjetëve), nëna e të cilit ishte ilire. Edhe të dhënat historike tregojnë se 6000 luftëtarë ilirë pas vrasjes së Kilit nga Aleksandri i Madh, mbetën përafërsisht në këtë vend ku janë hundëzakët sot.

Hundëzaku në fotografi i ka 108 vjet. Jeton në një shtëpi përdhese e ndërtuar prej gurëve dhe prej baltës. Dera e shtëpisë është e ulët, ashtu që njeriu për të hyrë në shtëpi duhet të përkulet. Misafirët, sikurse shqiptarët e katundeve tona, i pret me zemër dhe i shërben me çaj dh eme tamel”.

Shqipja jo vetëm që ishte gjuhë universale e të folurit, por ishte edhe gjuhë e shkrim-leximit, në të cilën janë shkruar veprat shkencore, letrare dhe fetare. Lidhur me këtë të vërtetë të pakontestueshme kryetari i “Akademisë së Dijetarëve Shqiptarë” (Cemmiyet-i Ilmiyye-i Arnavudiyye) Hoxha Tahsini, në organin e Akademisë në fjalë “Revista e Shkencave” (Mecmua- i Ulum) (1877) ka shkruar:” Para 3000 vjetëve janë shkruar veprat shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe…”. Kështu ishte ngase greqishtja, latinishtja, hebraishtja, persishtja, araishtja si gjuhë e shkrim-leximit janë formuar shumë më vonë, madje mbi substratin e shkrim-leximit shqip.

Djepi i pellgazve (pell;azgëve) ishte Pellgu i Dardanisë, e cila jo vetëm që ishte dhe është e pasur me pellgje, por në këtë pellg të gjerë- në Pellgun e Dardanisë, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë sot e kësaj dite të gjitha kushtet optimale për paraqitjen e njeriut dhe të zhvillimit të qytetërimeve.

Edhe toponimi dhe antroponimi Dardan është fjalë pellgazgjishte – dardanishte – shqipe: Dard (h) + An (ë)= ana e dardhave. Dhe vërtet në Pellgun e Dardanisë sot e kësaj dite ka shumë dardha, madje të llojeve të ndryshme dhe me shije dhe erë të llojllojshme.

Në Iliadën e Homerit (shek VIII para e.s.) pellazgët hyjnorë përmenden si banorë të Larisës pjellore, kurse Zeusi (Zoti) quhet mbret dodonas e pellazgjik.

Sipas Homerit Zeusi (Zoti) qenka mbret (krijues, sundues, drejtues) i pellazgëve hyjnorë dhe të Dodonës (qytet i madh, apo tempull, vend i shenjtë, shenjtore në Epir- Shqipëri) ku janë shpallur (njoftuar) shpalljet (njoftimet) hyjnore (profecitë, parashikimet, ajetet) orakle) të Zeusit (Zotit).

Herodoti (484-425), ndërkaq, në veprën e vet të shquar “Historia e”, për pellazgët jep edhe këto të dhëna: me jonët (një nga shumë fiset e pellgazëve) u përzien arkadasit pellazgë; pellazgët që jetonin (në kohën e Heroditit) në Kreston (qytet në bregdetin e Trakisë) banonin në Tesali; pellazgët e kanë themeluar Plakenë dhe Skylakenë në Helespot (Dardanele); pellazgët dikur jetonin me athinasit, dhe banorët e qyteteve të tjera pellazgjike, emri i të cilëve është ndryshuar; pellazgët janë popull barbar (jo grekë, sepse grekët të cilët nuk e dinin pellazgjishten, pellazgët i quanin barbarë) dhe kanë pasur gjuhë barbare (jo e folur nga helenët); popullsia e Atikës (gadishull) në juglindje të Greqisë,me prejardhje pellazgjike, duke u kthyer në helenë (grekë), harroi të folmën e saj, fiset pellazgjike- krestonasit dhe plakiesit- ende (në kohën e Herodotit) e ruajnë gjuhën e vet: pellazgët duke përdorur gjuhën helene (greke) nuk u shtuan kurrë, përkundrazi, helenët që ishin në pakicë, u shtuan derisa u bënë një popullsi e madhe.

D.m.th. pellazgët hyjnorë dhe të qytetëruar qysh në kohën e Herodotit kishin filluar të asimilohen në helenë (grekë), pra, pellazgët autoktonë dhe të qytetëruar të Ballkanit kishin filluar të shkrihen në helenë ardhacakë dhe barbarë. Kishte filluar, prandaj procesimi i asimilimit dhe i barbarizmit të pellazgëve, si dhe procesi i fuqizimit dhe i qytetërimit të helenëve (grekëve), ose më mirë me thënë, pellazgë duke e harruar gjuhën e vet- pellazgjishten hyjnore, u tjetërsuan. Në këtë mënyrë qytetërimi pellazgjik filloi të shndërrohet në qytetërim helen (grek), e gjuha hyjnore pellazgjike në gjuhë artificiale greke.

Shperndaje ne

The Author

Prof. Skender Rizaj

14 Comments

Add a Comment
  1. Ne lidhje me grafikun larte: Grafiku i perpunuar

  2. “Profesor” Rizaj mos shkruaj me muzike veshi, ç’ke degjuar majtas djathas, ..Shkrimet e gjuhes pellasgjishte jane te shkruara ne gurre ,e jane te njojtura nga bota.Kush ishin “Pelazget” e ku e kane qendren , piketen e daljes?Or “profesor” gjuha greke na qenka “artificiale” si pas jush? E mbani “titullin” profesor ?Skandal , eufori e politizuar nga rangallet e ijnorances. Gjuha e pellazgeve eshte ajo qe mbllacitni ju keqaz pa ditur kush jeni?Pellazget bene Europen , Venecian, (familja Marco), bene Marseillen, Korciken , dhe ishin princerit e DETIT JOHN…bene Francen , e deri ne Scoci (Druidet).Gjuha ishte areméen e lashte e cila 3000 vjet perpara Krishtit flitej nga Siria, Egjipti , me origjine nga Thraka.( Gjuha mesdheu) e sot greket (vllezerit e Pelasgeve) i thone greqishtja e “vjeter”=Arameen =Albane=ebraishtja e lashte.(Gjuha e Krishtit) Simboli ka qene figura e “kalit te bardhe me flete”.

    1. je si e ke mbiemrin . nuk e di se thrakasit ,macedonasit iliret ,dardanet ishin popuj qe flitnin te njeten gjuhe se merreshiin vesh midis tyre pa perkthyes. lexoje me kujdes iladhen dhe vepra tjera ta ashtuquajtura greke te shkruara nga homeri i ashtuquajtur grek ,qe ta kuptosh kete te vertet.do sdo ti o sahan lepires imegallo idese

      1. po pse polemikë me fjale fyese pezhorative ?

  3. Kur po lexoj historianet po me duket sikur po pshty veten para pasqyres , pfu, pfu mos t`raft syni keq!A osht kjo me u krenu ?Rrokne ndryshe keto tema te duken me shkencore. Keshtu po mundet me shkrujt secili ! Dardania vjen prej Dardhes!Cfar spjegimi publikojn gjuhetar e historian ! Cka dini tjeter lidhur me dardhen?Kapne at dardh hulumtone mbrenda jasht te ket kuptim edhe gjuhesor , edhe Historik per lexuesin.Thot , u kap koment i perseritur si duket e keni then edhe njeher kete,, ! Po edhe 1000 her do ta them,.prof, duket sheqer me pa po nuk me mjafton . Ndoshta edhe gaboj nuk eshte obligim i historianeve ajo cka pres prej tyre.

    1. Pershendetje te gjitheve!

      Kur te huajte qe kane lexuar historine e Greqise, jane magjepsur, por kur kane shkuar atje, kane thene qe mos kemi ngatrruar rrugen, shembuj personal sa te duash.

      Kryesorja eshte se statuajat jane me fytyra evropiane dhe historite thone qe popullsia ishte leshverdhe, por greket jane si egjiptianet.
      Keta qafezezet dhe mavromatet jane me greke se greket se jane gjakprishur dhe e njejta dhe per mbeturinat osmane.

      FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!!!

      Lexoni njehere keta libra dhe pastaj filloni diskutimet raciale.

      MAYANI, Zacharie: Les Etrusques commencent à parler
      Auteur : ANGELY ROBERT D’ Livre : GRAMMAIRE ALBANAISE COMPAREE Edité par S. d’angely – Paru en 1998
      Auteur : ANGELY ROBERT D’ Livre : DE L’EMPIRE OTTOMAN, DES ALBANAIS, DE L’EPIRE Edité par Cismonte e pumonti – Paru en 1991
      Auteur : ANGELY ROBERT D’ Livre : DES THRACES DES ILLYRIENS A HOMERE Edité par Cismonte e pumonti – Paru en 1990
      Auteur : ANGELY ROBERT D’ Livre : LE SECRET DES EPITAPHES Edité par Cismonte e pumonti – Paru en 1991
      Auteur : ANGELY ROBERT D’ Livre : LES PELASGES Edité par Cismonte e pumonti – Paru en 1990
      Nermin Vlora Falaschi. L’Etrusco lingua viva Roma : Bardi, 1989
      Mathieu Aref. Albanie ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellénique (2003)

      Librat qe jane te keto dy linket, jane shlruar para me shume se 100 vjeteve, kur Shqiperia nuk i kishta akoma kujijte e sotem, dmth atutpre nuk jane shtyre nga politika por jane linguistië, orgjinalet jane ne frengjisht. Ne kete biblioteke digitale te google, do gjeni akoma me shume dhe ne anglisht.
      https://archive.org/stream/uneraceoubliele00schngoog#page/n9/mode/1up
      https://archive.org/stream/lagrceavantles00benl#page/n3/mode/2up

      Ne Shqiperi do gjeni librin e Mathieu Aref(Arif Mati), librin e Aristidh Koles dhe librin Enigma te Robert d’Angely.

      JU NJATEJETA!!

      1. Dhe ty tu njatejeta,dhe te lumte goja ,dora.

      2. Të lumtë!
        FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA!

        Nëse ne do të dim të mbledhim fakte historike, pa politikë, do të mund të qesim në dritë të vërteten tonë dhe të gjithë Europës me gjuhën tonë hyjnore dhe traditen tonë pellazge-ilire.

  4. PROF RIZAJ,nepermjet ketij shkrimi treguat ”NJEPRALLE FEMIJESH NE NJE NATE DIMRI.Prof i nderuar ju e diuni mire se PELLAZGET jane nje popull mesdhetar e shtriheshin qe nga brigjet e Turqise se sotem deri ne Brigjet e Spanjes.Se dyti termi pellazg eshte nje term i gjere.Pellasg qene leleget , karejt , tirenet , e tj.Se treti pellasget nuk kane te bejne me popullsite ilire e helene popullsi indoevroipiane qe sbriten nga stepat verilindore evroaziatike ne Ballkanin Jug perendimor.Asnje var pellazgjik nuk eshte zbuluar si ne hapesirat ilirike e ne ato elladike.Se katerti kultura materjale ilire eshte e ngjajsheme me kulturat e popujve pereth se baze qe popullsia K U R G A N qe zbriten nga veriu e verilindja ne Ballkanin JP duke na lene deshmite tummulare(tuma ose vare tumulare profesor i nderuar i ndeshi shkenca arkeologjike si ne DOBRACIC-1600 pkr,ne PAZHOK,VAJZE,CINAMAK te KUKESIT, si dhe ne hapesiren helene ELATE,LEFKADH,KEFALLONIEMESINI e tj.Kjo oshte nje kulture unikale 2000-2200 para kr e skane te bejne pe pop pellasge.Se katerti pellasget po qe so te ishin baze per popullsine shqiptare do te qene baze e per popullsine helene ,se Atika qe mbushur me pellasg sic njoftojne autoret antik qe permend zotrote.Po ashtu do te qene baze e per popullsine italjane-romaket e lashte se pellasget tirenas populluan bregdetin jugor italjan franceze e tj.Iliret e pellazget jane dy popyj krejte te dryshem te paret kane jetuar 5000-2000 pkr te dytet zbriten ne bronxin e vone 1600-1200 pkr.Te paret sna kane lene asedhe gje vecse xixellonja ne onomastike te dytet na kane lene nje kulture materjale e shpirterore profesor. Se pesti pellasget kudo qe u ndodhen u asimiluan u treten ne malgen e popujjve indoevropjan e kjo te le te mendosh se ata qen nje klik me poshte se te ardhurit indevropian.Vete autoret qe permendni ju HOMERI/HERODOTI shprehen sa…. ”Ku jetojne pellasge hyjnore-(ne DODONE) dhe me tej….” kurrojne prifterinjte selas(SELET fis pellsgjik qe i dha emrin ELLADHES/GREQISE)qe kurre s’lajne kembet e flene me brinje pertoke”.Se fundi profesor ne eresiren e botes pellasge perngjashmeria ne topo/onomastike me fjale te tilla dardani – dardha,penelopi perin e lupi kerkoi,aqilea aq i lehti e tj e tj jane xixellonja ne nje nate te bukur te fresket pranvere.Konkludoi profesor i nderuar se sic e ka dokumentuar shkenca albanologjike shqiptaret jane pasardhesit e arberit e keta te fundit trashegimtar te ilireve alban e dardan,te pakten keshtu e ka dokumentuar kultura e KOMANIT-kulture me vazhdimesi historike. NDERIME.

  5. Është një temë e gjërë, e cila për sqarime të tilla, duhen fakte të argumentuara mirë! Këto fakte, këtu të përshkruara dhe të numruara, megjithatë nuk u panë, sepse eishin të pakta në krahasim me temen dhe rëndësin e saj! Çka është me rëndësi të shtoj, është ajo se ne të gjitha historitë Evropiane, kam vënë re se “Barbarë” u thonin popullates endacake sllave, të cilët edhe silleshin shumë keq, ndaj banorve dhe popullatave nedëse! P!ermes tyre, gjuha greke ka psuar ca nryshime në formë asimilimi! ISH

  6. Filipi i II,i Maqedonise(382-336 p.e.s.);SI MBRET i Maqedonise sundoi gjate periudhes 359-336 p.e.s.i cili forcoi shtetin e Maqedonise dhe themeloi qytetin e ri Pellagonia,(Manastiri i Sotem);gjate lufterave te ashpera qe beri kunder Heleneve.Athina u perpoq qe te pengoje depertimin e Maqedonnasve ne Greqi ,duke krijuar koalicion te forte Helen (Te perbere nga:Ahajet,Tebanet,Korintet,Megaranet,etj);te udhehequr nga kryekomandanti Horesi ndersa Filipi IIi Maqedonise ,ne vitin 338 p.e.s.,ne betejen e HERONJES e mundi koalicionin,duke shpartalluar HELENET;dhe pranuan paqe me Filipin,Pra perpara betejes se Heronejes,GREKET i quanin Maqedonasit Kentaur,(gjysem-njeri,gjysem-kale)dhe popull barbar me preardhje te ulet dhe barbare … te cilet luftonin vetem atehere kur duhej te mbroheshin nga versuljet e fiseve malore pertej Danubit ose kaloserve te eger shetites armiqesore ,(Harold Lamb *Aleksander Makedonski* ;*ZORA*;Zagreb,,1972 ,f.20-21,atehere trimeria e madhe ,dhe me vone e ALEKSANDERIT(Leka i Madh)i mahniti qarqet politike Greke ,edhe shume kroniste HELEN, e nderruan mendimin ndaj Maqedonasve duke i quajtur MAQEDONAS GREK,duke e harruar emrin perbuzes ,po ashtu edhe me ODISEN ;te cilet Greket e kane kuptuar mjaft mire qe nuk i perket atyre,sipas statisikave kur lindin femije ne Greqi nuk i vihet me emri ODISE :sipas gjuhes Homerike : kur Ciklopi e pyet si quhesh,ai pergjigjet ,ou tis=askushi,fjala korrekte ne Greqisht:oudeis=askush,sipas Homerit =OU TIS ;ne gjuhen Pellazge= Yti,prandaj edhe Prendite e tjera nuk e besuan,qe edhe sot ne e kemi ose e themi shpesh here :Kush ta prish punen = yti ,ose Akili,ne gjuhen Pellazge Ajaksi=i shpejti,ose Agamennon,ne gjuhen Pellazge = ai-q-menon,ne Shqip ai qe mendon,ose ASKLEPI po ta kerkosh ,cfar do te thote,perfundimi nuk ka kuptim,pra edhe me zbulimet e piramidave Ilire ne BOSNJE eshte nje e vertete preardhja Pellazge-ILIRE ;koha po veteton gjithcka dhe historia do te shkruhet nga e para .pershendes shokun Kaoni nga Kaonia.

    .

  7. Gjuha shqipe eshte rreth 12000 vjeçare.

  8. Si thonte edhe Rilindasi ynë bilbili i gjuhës Shqiptare NAIM FRASHI : Gjuha Shqipe është gjuhë e Perendive .

  9. O z.qafeziüum, mos ofendo,Kure bene komente nuke Ke te drejt te offendoshse sta ka borxh njeri,ti thuash prefesore rizes njorant, prefesori ka shume te drejtekure Kure thote per gjuhen greke,eshte e vertet e stisur,sepse nuke i deshifron tre dialektet e saje: 1- jonianen 2- eole 3 – doriane. Greket e kane deformuar herodotin ,herodoti kunder herodotit, Lexo librat e historianes elena kocaqit qe kastudjuar historianet antik me orgjin pellaze dhe Jo greke,nuke ka grek te lashte,ka vetem gege te lashte,pse shqipja ka dy dialekte gege e toske. Qe epara eshte shume e lashte ,lexo historianin romak plini ja sithot: greket sjane gje tjeter vec se malsoret shqipetare te veriut d.m.th.geget,megalidhistet historian e sajuane nga gege ne greke. Napoleon bonoparti,kure ishte ne kostandipoi ukethya ne athine dhe kishte pare ushtaret e gardes se parlamentit greke kishinjopinga me xhufka si malsoret shqiptare.tani ju pyese: ne luften e trojes cfare gjuhe flisnin apo kishinperkthys ,po kure vinin trojanet tek sparetanet si mireshin vesh ,mire spartanet ndoshta flisnin greqishte se dua te kenaqe sa do pake edhe deshiren tende te smure , po trojanet cfare gjuhe flisnin???? Te lutem qafezi te beje edhe nje pyeje te thjesht , pse greket i thone kollomboqe,dhe bukes misrit i thone psomi kollomboqi ,ndersa tosket i thone miser dhe buke misri.interesant eshte thote francezi robrt danxheli, tosket ndajne me griket dhe snjajen fae,ndersa greket ngjajne me geget. Ndersa prifti franceze zhan klod faverjal ne kopertinen e librit te tije, thote greket mburren me homerin, pore homeri cfare gjue ka folure ???? Dhe ne do te dic odashakeqes cfare gjuhe fliste omeri, lexo te madhin aristir kolen librin arvanitasit dhe gjuha e perendive, munde te lexosh dietarin dhe historian xhuzepe katapanon me librin e tje qe deshifroi hiroglifet egjypetiane thoti flete shqipe ,leco studjusinfranceze zakharia majani me librin fundi I misterit etrusk,Lexo studjusin gjerman Robert elis ,e plot eplote te tjere ja keto jane fakte koke forte,I dashur qafezi. Ny 3/25/18

Lini një Përgjigje te Albi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.