Lufta për çlirimin e Vlorës

halim_xheloxdggddgShkruan: Brilant Gashi

Në qeverinë e Sulejman Delvinës bënin pjesë : Eshref Frashëri , Mehmet Konica , Ahmet Zogu , Sotir Peci , Hoxhë Kadriu , Ndoç Çoba .

Qeveria e Tiranës do të zgjidhte probleme si brenda ashtu edhe jashtë vendit . Ajo duhej që të largonte pushtuesit e huaj nga tokat shqiptare dhe t’i siguronte shtetit shqiptarë tërësinë tokësore dhe rinjohjen diplomatike .

Rrethet patriotike të vendit filluan përpjekjet për organizimin e qëndresës për të tërhequr pushtuesin italianë nga vendi . Qeveria shqiptare kërkonte nga ajo italiane që të bashkangjitej krahina e Vlorës me pjesën tjetër të Shqipërisë por kërkesa e saj u hodh posht .

Në maj të vitit 1920 Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” , njoftoi qeverinë shqiptare që ishte gati për kryengritjen kundër pushtuesve italianë . Kryengritësit morën edhe sigurinë nga ana e qeverisë shqiptare për mbështjetje .

Më 20 maj 1920 , pas mbledhjes në Barçallë , Komiteti i Vlorës vendosi që të fillojë kryengritja çlirimtare . Në krye të Komitetit drejtues ishte Osman Haxhiu .

Më 5 qershor të vitit 1920 , filloi sulmi kundër garnizoneve armike . Luftime të ashpra u zhvilluan në Kote , Drashovicë , Gjorm , Matohasanaj , Llogara etj .
Më 10 qershor u çlirua pjesa më e madhe e krahinës së Vlorës . Një ditë më vonë filluan dhe luftimet për çlirimin e qytetit . Në vlorë luftonin edhe banorët e qytetit .

Lufta e Vlorës shumë shpejt u shndrrua në një qëndresë mbarë shqiptare . Vullnetarë të shumtë ishin në gatishmëri për t’u vënë nën urdhërat e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” .

Kryengritjes i dha mbështetje edhe qeveria sidomos nga ana e armatimit dhe e oficerëve . Komanda ushtarake italiane kundërshtoi kërkesën e shqiptareve për t’u larguar nga Vlora . Ky kundërshtim rriti edhe më shumë revolten e shqiptarëve dhe ajo (Komanda ushtarake italiane) deklaroi se do të qëndronte edhe më tutje në Vlorë .

Luftëtarët shqiptarë , më 23 korrik bënë një sulm të përgjithshëm dhe u futën në lagjet periferike të qytetit . Në këto kushte , më 2 gusht 1920 në Tiranë , pala italiane nënshkroi me palën shqiptare një protokoll me ç’rast italianët do të largoheshin nga Vlora përgjithmonë .

Fitorja e popullit shqiptarë pati rrjedhime të tjera me vlerë sepse ndikoi që Italia dhe aleatët e saj të mos pranonin kërkesat shoviniste të Greqisë dhe Jugosllavisë ndaj shtetit të Shqipërisë .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.