Shqipëria në Konferencën e Paqes në Paris

bumci_fishta_berati_konferenca_paris_1919xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Më 18 janar 1919 , Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës së Parë Botërore , SHBA , Britania , Franca dhe Japonia hapën Konferencën e Paqes , ku do të hartonin dhe do të nënshkruanin traktatet e paqes me vendet që ishin mundur në luftë .

Mjaft shpresa në këtë Konferencë paqeje ushqente edhe delegacioni shqiptarë .

Gjatë muajit shkurt 1919 delegacioni shqiptarë parashtroi dy memorandume shumë të rëndësishme . Nëpërmjet tyre delegacioni shqiptarë kërkonte që të rinjihej Pavarsia e Shqipërisë , sipas vendimeve të Konferencës së Londrës të vitit 1913 .

Për më tej ai kërkoi që të ndreqeshin padrejtësit që ishin bërë vendit tonë në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 dhe nga Konferenca e Londrës së vitit 1913 .

Për t’ia arritur qëllimit , delegacioni shqiptarë propozoi që tokat e mbetura jashtë kufirit të 1913 , të administroheshin nga forcat e SHBA për një deri në dy vjet dhe pastaj të vendosej një plebisht , ku banorët e këtyre zonave të vendosnin për fatin e tyre .

Megjithëse u diskutua gjatë në Konferencë për çështjen shqiptare , të drejtat edhe kërkesat e tyre nuk u përfillën fare dhe nuk i’u interesonin fuqive të mëdha fare .

Në të kundërtën Fuqive të mëdha jo që nuk i’u interesonin kërkesat e shqiptarëve por Fuqitë e Mëdha u përpoqën që të kënaqnin kërkesat shoviniste të agresorëve ballkanik që ishin që të copëtonin Shqipërinë dhe shqiptarët me lloj – lloj mjetesh të tëra , t’i tkurrnin e t’i asimilonin të gjithë shqiptarët pa mëshirë .

Britania , Franca dhe SHBA me një memorandum të përbashkët i njihnin Italisë që të pushtonte Vlorën por më pas italianët u tërhoqën nga Vlora prej armëve e kryengritjeve të shqiptarëve ku për Luftën dhe çlirimin e Vlorës mund të lexoni tek ky shkrimi këtu : ikvi.at/?p=7918 , por më pas per këtë çështje SHBA e ndryshuan qëndrimin e tyre .

Përfaqësuesit e Britanisë , Francës dhe te Italisë më 13 janar 1921 arritën një marrëveshje ndërmjet tyre për të copëtuar edhe njëherë Shqipërinë dhe shqiptarët .

Këto marrëveshje natyrisht nuk u përmbushën për shkak të qëndresës shqiptare dhe të qëndrimit që mbajtën SHBA , duke e kundërshtuar këtë marrëveshje djallëzore . SHBA nuk e përkrahën këtë marrëveshje sepse ata treguan simpati tek ne shqiptarët si një Fuqi e Madhe prandaj marrëveshja nuk u arrit .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

2 Comments

Add a Comment
  1. ilmi fehim prodani

    MBASI LEXOIVA ARTIKULLIN PER FUQIT E MEDHA , SI DO MOS FRANCA, ANGLIJA DHE BRESHKET,, ITALIJA QE DONIN TA COPTONIN MIDIS KASAPVE FQINJE , KOMBERT TE KOREPTUAR , DUA TE THEM SE KUR FRANCA ANGLIJA ITALIJA NUK NA KAN MBROJTUR, PRANDAJ NUK DUHET MBESUAR QTYRE MASKARENJVE. DUKE FALDERUAR SHTETIN E AMERIKES QE E HODHEN POSHTE ATE VENDIM SHUM TE PA DREJTE, BRUTAL JASHT NJERZI LEKUT, I VETMI QELLIM KA QENE DHE ESHTE QE TA ZHDUKNIN FENE MYSLIMANE NE BALLKAN, SHQIPTAR TE DASHUR. KAM NJE KERKESE, QE KUR MOS SHKONI KUNDER AMERIKES, MBASI KY SHTET KA BURA ME PATRIJOTIZEM PA DALLIM FEJE, ROFTE AMERIKA E ASAJ KOHE DHE AMERIKA E KESAJ KOHE, AMERIK AMERIK , VEND SHQIPTARESH ROFTE PRESIDENTI BILL KLINTON QE JU TREGOJ PLERAVE SERBE SI DHE GREKVE QE TE HEQIN DORE NGA SHQIPRIJA SI DHE TE FALDEROJME PRESIDENTIN GJORGJ W BUSH, QE VAZHDOJ PERKRARJEN E VENDIT TONE, ROFTE AMERIKA ME UDHEHEQSIT QE KA ,,

  2. Prizreni I Lashte

    Si ne Kongresin e Berlinit të vitit 1878 se ne Konferencen e Londrës së vitit 1913 Shqiptaret kane qene te tradhtuar nga te Huajt,por edhe nga shqiptaret.Ke fut fotografin e tre tradhtaareve te kombit! Po,Ate gjergj Fishta vete personalisht i’a fale Italise Shkodren me rrethine mor i mjere…por ti nuk di histori te Vertete dhe ja fusish nga shpati e bregu sikur ai Xharra i Gjakoves!

    Thuash po te citoi: “…Në të kundërtën Fuqive të mëdha jo që nuk i’u interesonin kërkesat e shqiptarëve por Fuqitë e Mëdha u përpoqën që të kënaqnin kërkesat shoviniste të agresorëve ballkanik që ishin që të copëtonin Shqipërinë dhe shqiptarët me lloj – lloj mjetesh të tëra , t’i tkurrnin e t’i asimilonin të gjithë shqiptarët pa mëshirë .

    Britania , Franca dhe SHBA me një memorandum të përbashkët i njihnin Italisë që të pushtonte Vlorën por më pas italianët u tërhoqën nga Vlora prej armëve e kryengritjeve të shqiptarëve ku për Luftën dhe çlirimin e Vlorës mund të lexoni tek ky shkrimi këtu : ikvi.at/?p=7918 , por më pas per këtë çështje SHBA e ndryshuan qëndrimin e tyre …”

    Amerikanet Asgje nuk kane ndryshuar ne politikat e tyre atehere po edhe sot! Per qudi,ne nje faqe ku pretendohet per Bashkim te trojeve mund te gjeni artikuj qe kundershtojne njera tjetren!!! Une s`desha as qe dua te te ofendoj ty Gashi por, fjalet e tua per historin  s`e tregojne realitetin! Sikur edhe ky fare Xharra qe nuk ka kaqik per gjerra tjera perveqse te shkruan per historikun e Qabratit,uren e shenjte,qarshin e vogel e asaj te madhe…dhe te ngjashme me keto tema ai futet ku nuk ka die elementare…dhe c’eshte me e keqja keto i botohen ne nje Faqe te Bashkimit Kombtare! E Luse Adminin e Faqes te kontrolloje artikujt me kujdese,qe kjo Faqe tjete serioze dhe thelbesore per Bashkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.