FORMIMI DHE VETËDIJA KOMBËTARE

Skenderbeu_madh_1564
Shkruan: Afrim Caka
Dhe prapë pyetje: kush e donte Shqipërinë etnike, e sidomos kush s’e donte. Kush e vriste natën dhe e qante ditën.
Kjo spikamë e vjetër, ajo që vite me radhë kishte turbulluar mendjet shqiptare me mjekra e pa te. Ishte ajo spikam, ishte ajo laraskë katërshe: Turqi, Greqi, Serbi e Mali i Zi. Këto katër shtete përbënin një lloj trekëndëshi të Bermudës, në të cilën anija shqiptare rrezikonte të humbite përgjithshmonë…

Termi vetëdije kombëtare kombëtare te ne përdoret me domethënien klasike, se vetëdija kombëtare është dije e pjesëtarit të kombit shqiptar për përkatësinë e tij kombëtare. Domethënia e këtill është ngushtë për të emëruar edhe shkaqet se përseri individi i përketë kombit shqipatar dhe si është zhvilluar dija e tij për përkatësinë e vet kombëtare.

Vetëdija kombëtare shqiptare është e zhvilluar gjatë një procesi historik mbi themelimit të kushteve ekonomiko‐sociale dhe të maradhënieve të përgjithshme zhvillimore. Kushtet objective të lindjes dhe të zhvillimit të mëvonshëm të kombit shqiptar nuk ndryshojnë esecialisht nga kushtet e njejta të kombeve të tjera. Ndëkaq, procesi i zhvillimit të tyre dhe modalitetet e përcaktimit të këtyre kushteve dyhet parë në kuadrin e raporteve të ndërlikuara ndërmjet shqiptarëve dhe popujve tjerë ardhacak, të tërritoreve, të marrëdhënieve ekonomike, sociale e kulturore ndërmjet tyre gjatë gjthë zhvillimit historik.

Në kuadrin e kësaj periudhe të gjatë dhe të nderlikuar të zhvillimit dhe të formimit të vetëdijes kombëtare, periudha e Rilindjes Kombëtare ka rëndësi të veçantë. Gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë dhe të nderlikuar kthesat e rëndësishme historike ishin çaste të rëndësishme objective për të përcaktuarbefektet paraprake dhe shtresimin e tyre në vetë njeriun, në tiparet e personalitetit dhe të vetëdijes kombëtare së tij, sidomos te servilët, tradhëtaret. Rilindja Kombëtare Lidhja e Lezhës dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishin një fazë e veçantë e zhvillimit të vetdijës kombëtare. Formimi i shtetit të gjysmës së shqiptarëve dhe rrjedhat diturore për zhvillimin e shqiptarëve në shtetin e tyre dhe të shqiptarëve të ndarë nga shteti i tyre janë një fazë tjerër e bashkimit kombëtar. Një fazë tjetër është zhvillimi i vetëdijes kombëtare dhe ndikimi i përmbjatjes së saj në ndryshimin e pozitës së shqiptarëve në shtetet e huaja për ta. Këto faza të zhvillimit dhe të formimit të vetëdijes kombëtare shquhen për dy karakteristika të rëndësishme. Gjatë këtyre fazave u shtresuan përmbajtje përvojash të shumë brezave në truallin e përbashkët dhe sipasgjuhës së përbashkët. Kjo trashgimi sociale e shqiptarëve shpuri në vetëdijen për përkatësinë e tyre një kombi, një vendi, një gjuhe, një culture dhe një mendësie të ngjashme të pjesëtarëve të tij.

Vetëdija për këtë përkatësi, përjetimi i vendit, i zhvillimit, i gjuhës etj., si pronësi individuale dhe e përbashkët, si dhe angazhimi për ruajtjen e kësaj pronësie për kultivimin e vlerave dhe të sistemit të vlerave lëndore e shpirtërore, u shprehën në Programet e Lidhjes së Lezhës dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Deri në vitin 1878 kemi zhvillimin e vetëdijes kombëtare dhe pjekurinë e saj në kuptimin e njohjes së përkatësisë shqiptare dhe të vendit e historisë së zhvillimit të tyre, po edhe të kërkesës për ardhmërinë e përbashkët në vendin tonë. Kjo është karakteristikë e parë e procësit të zhvillimit të vetëdijes kobëtare. Prej vitit 1878 procesi i zhvillimit të vetëdijes kombëtare merr përmasat e angazhimitt të shqiptarëve për zhvillimin e përbashkët në vendin e përbshkët. Kjo është karakteristikë e dytë e vetëdijes kombëtare, që ka përmasa ta vetëdijes kombëtare e shtetërore.

Nga etnia e përbashkët dhe dija e shqiptarëve për gjeografinë, historinë, ekoniminë, kulturën dhe gjuhën e përbashkët, por me ndryshorë të dallueshëm sidomos në kohën e principatave shqiptare dhe në vialjete shqiptare, vetëdija kombëtare e shtetërore e shqiptarëve u sublimua në programin e Lidhjes së Lezhës dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Vetëdija kobëtare e shqiptarëve deri në këtë kohë u zhvillua nga marrëdhëniet patriarkale të popullsisë së viseve të ndryshme shqiptare. Për këtë arsye vetëdija kombëtare shqiptare ka themel të përbashkët për shqiptarët e të gjitha viseve të tyre. Deri në Rilindjen Kombëtare kjo ishte vetëdije e popullit, por jo vetëdije e kombit, përkatëisht dije e sistem dijesh për popullin shqiptar, gjeografinë, historinë, ekonominë, kulturën, gjuhën e mentalitetin e përbashkët.

Vetëdija kombëtare gjen shtrirje të mëvonshme. Veprimtaria e rilindësve shqiptarë për gjuhën shqipe, për shkollën shqipe dhe për zhvillim sikurse edhe të popujve të tjerë është një nga përcaktorëte rëndësishëm të shëndërrimit të vetëdijes së popullit shqiptar në vetëdije kombëtare, e cila me bashkimin e të gjitha vilajeteve shqiptare në një të përbashkët, me finacimin, administrimin e shkollim në gjuhën shqipe dhe forcat e veta mbrojtëse, që u përkufizua në Lidhjen e Lezhës dhe ne Lidhjen Shqiptare më 1878 në Prizren nga shqiptarët e të gjitha viseve, shënon qartësisht dijen e përbashkët të shqiptarëve për një zhvillim kombëtar në shtetin e përbashkët. Kjo strukturë e vetëdijes, e ngritur mbi marrëdhëniet ekonomike agraro-blegtorale të nivelit të ulët, ka pasur fuqi të kufizuar për të penguar fatktorët e brendshëm dhe të jashtëm çintegrues. Fshatarësia shqiptare ka mundur t’i përmbushë nevojat e veta në bashkësi të ngushta, të lidhura dobët njëra me tjetrën. Për këtë shkak edhe nevoja e lidhjeve të gjera shoqërore e poltike kishte ngelur prapa nevojave të tjera.

Faktorët e jashtëm, sidomos ai Turk, Serb e Malazezë dhe Grek dhe synimet ekspansioniste kanë shtypur rëndë angazhimin e veprimin e përbashkët për integrimin dhe bashkimin e ngritur mbi dijen për zhvillimin në vendin dhe në shtetin e përbashkët. Kështu u shtyp me masa administrive, policore e ushtarake veprimi konkret për integrimin e bashkimin kombëtar dhe u bënë or vatje serioze për të vënë pluhur mbi dijen për origjinën, historinë, kulturën, gjuhën dhe mendësinë e përbashkët shqiptare. Sidomo mbi kostumin kombëtare me plisin e bardhë që është unikale në botë.

Për këto shkaqe, te shqiptarët shfaqet më herëtë pjekuria e vetëdijes kombëtare. Kjo është pjesa e parë e rrugës së formimit të vetëdijes kombëtare shqiptare. Zhvillimi i vetëdjes kombëtare te shqiptarët është i ngjashëmnme procesin e zhvillimit të vetëdijes kombëtare te popujt e tjerë, mirëpo dallohen disa veçori:
– gurra e njëjtë e energjisë sociale, etnike dhe historike e zhvillimit të vetëdijes kombëtare te shqiptarët e të gjitha viseve;
– formimi i ngadalësuar i saj nga faktorët e brendshëm frenues, të lidhur me zhvillimin e ngadalshëm të marrëdhënieve feudale, nën pushtimin e Perandorisë Otomane dhe të aspiratave ekspansioniste e hegjemoniste të fqinjëve, që lidheshin edhe me interesa të Fuqive të Mëdha;
– mërgimi i mendimtarëve dhe i prijësve të shqiptarëve në vendet e tjera dhe veprimtaria kombëtare e tyre nga mërgimi, me mjete dhe efekshmëri të kufizuar në zhvillimin e vetëdijes kombëtare te masa e gjerë shqiptare;
– mungesa e një qendre të veprimit unik për zhvillim ekonomik, arsimor, gjyqësor, inforamtiv etj. të të gjithë shqiptarëve;
– komunikimi i kufizuar dhe i dobët ndërmjet banorëve të viseve të ndryshme shqiptare;
– procesi i ngadalësuar i kalimit prej vetëdijes për rëndësinë e bashkëpunimit dhe të lidhjeve ekonomike e sociale ndërmjet banorëve të viseve shqiptare në vetëdijen për rëndësinë e zhvillimit dhe të shtrirjes së marrëdhënieve në horizontin gjithëshqiptar, si dhe
– mbisundimi i vetdijes për domosdonë e themelimit të shtetit shqiptar, qoftë ai edhe shtet i gjysmës së shqiptarëve.

Proceset socilale, ekonomike e politike janë njëkohësisht edhe faktorë të zhvillimit të vetëdijes kombëtare. Mirëpo, për strukturën e vetëdijes kombëtare rëndësi ta posaçme ka shtresimi i këtyre faktorëve në faktorin e brendshëm shqiptar, të ngritur në shkallën e zhvillimit, që kërkon integrimin dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet të përbashkët. Fazat e ndryshme të sistemit të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike, sociale e politike ndërmjet shqiptarëve kanë krijuar sisteme të ndryshme marrëdhëniesh të ngushta e të gjera dhe standard sjelljesh e shprehish, që nuk janë kultivuar krahas nevojave të reja zhvillimore. U zhvilluan ndryshorë sjelljesh dhe veprimeshjo vetëm ndërmjet brezave të ndryshëm, por edhe ndërmjet shqiptarëve të të njëjtit brez, në vise të ndryshme. Çdo brez i popullit shqiptar, duke u mbështetur në përvojën e brezave të mëparshëm, pasuroi përvojën e përgjithshme të mëparshëm, pasuroi përvojën e përgjithshme, me dije të reja të punës e të mjeteve të punës, të prodhimit e të ndarjes së tij, sikurse edhe të dijeve për gjuhën, ekonominë, historinë, mendëisnë etj. Për studime psikologjike ka rëndësi të veçantë përcaktimi i saktë i këtyre shtresave të përvojën e në dijen e shkallës më të lartë.

Mirpo, drejtimi veprues i vetëdijes kombëtare (i shtrirë jo vetëm në sferën njohëse, por edhe në atë emocionale e vepruese), u ndesh ballë për ballë me një realitet gjeografik e politik tjetërfare nga ai që ishte shtresuar me qindra vjet në vetë njeriun e mjedisit shqiptar. Për shqiptarët e shtetit shqiptar. Për shqiptar e shtetit shqiptar vetëdija kombëtare ishte e drejtuar në zhvillimin e përforcimi ekonomik e social të shtetit të tyre dhe me sentimentin e shtuar për viset e bashkatdhetarëve të tyre, që kishin ngelur jashtë kufirit të shtetit. Ndërkaq, shqiptarët e viseve të pushtuara ngelën me vetëdijen si të gjallërojnë dhe si lidhen me shtetine tyre. Mbetja e tokave të pushtuara shqiptare nën shtetet fqinje, me kufizim marrëdhëniesh ndërmjet tyre, sidomos me pengesa komunikimmi me shqiptarët e shtetit amë, si dhe kushtet e rënda të jetesës dhe të zhvillimit të tyre nën Turqi, nën Serbi, nën Mal të Zi, nën Greqi, e më von edhe nën Maqedoni, imponuan përmbajtje dhe sjellje të reja të shqiptarëve të këtyre trojeve të poshtuara. Ndikimet ideologjike e politike në ato shtete vepronin për dobësimin dhe zbehjen e vetëdijes kombëtare, të lidhjes së saj me shtetin ku jetonin dhe parcializimin e vetëdijes kombëtare. Tani së fundi erdhi nga ca hoxhallarë edhe një kultur afroaziatike e harruar për ne, ajo e ferexheve dhe e shamive të zeza…

 
Shperndaje ne

The Author

Afrim Caka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.