Statusi i zgjeruar i Lushnjës

Shtepia_kongresit_lushnjes

                             Shtepia ku eshte mbajtur Kongresi i Lushnjes

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Në fillim të vitit 1920 , para forcave politike shqiptare qëndronte si detyrë themelore forcimi dhe demokratizimi i shtetit shqiptarë . Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar u zhvilluan në shkurt – prill të viteve 1921 .

Në parlamentin e parë shqiptarë u krijuan dy parti politike : “Partia Popullore” dhe “Partia Demokratike” dhe pastaj u formua dhe grupi “Bashkimi i Shenjtë” .

Ndërkohë pasi që në dhjetor të vitit 1921 filloi edhe kriza qeveritare dhe u rrit edhe ndikimi i Ahmet Zogut në jetën politike në vend .

Pasi kishte drejtuar forcat kundër rrebelimit të Marka Gjonit në Mirditë , Ahmet Zogu ndryshoi përbërjen e Këshillit të Lartë me ndihmën e Këshillit Kombëtar dhe ai zëvendësoi anëtarët e tij me njerëz të tjerë dhe më 2 dhjetor te vitit 1922 u emërua kryetar i qeverisë .

Qeveria e Ahmet Zogut zotohej në programin e saj se do të ndiqte politikën perëndimore dhe se do të rrespektonte lirinë e popullit dhe gjithashtu edhe lirinë e shtypit .

Për forcimin e shtetit shqiptarë ishte e nevojshme që të shikohej edhe njëherë Statusi i Lushnjës dhe pas punës që bëri një Komision i posaçëm statusi i zgjeruar u miratua nga Këshilli Kombëtar në datën 8 dhjetor të vitit 1922 .

Sipas statusit të zgjeruar u ligjërua edhe regjimi monarkik , ashtu siç është njohur edhe shteti shqiptarë me krijimin e tij të plotë .
Këshilli Kombëtar ushtronte pushtetin ligjvënës dhe luante rolin e një parlamenti demokratik .

Sipas statusit të Lushnjës , gjyqtarët emëroheshin nga Këshilli i Lartë dhe shteti ishte laik , duke u ndarë edhe nga feja .
Statusi i zgjeruar i Lushnjës trajtonte për herë të parë të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.