Lengarica nuk guxon te preket!

kanionet_uji_kaleter

Fahri_Xharra_riShkruan: Fahri Xharra

Kanjoni i Lengaricës, monument unik i rrallë në botë është shpallur me ligj si Monument i Natyrës të Europës dhe është kthyer në vend tërheqës turistik për shëtitjet në natyrë dhe shëndetit publik, pasi aty gjenden dhe banjat termale të Bënjës. Sa keq , që njifemi aq pak me vendin tonë , sa keq! Po , kush më ka folur ndonjë herë,për Kanjonin e Lengaricës ? Miku Frederik Jani  më shkruan : “Kanioni i Lengaricës nuk është vetëm bukuri natyrore , por dhe bukuri gjeologjike .

 

 

Stalaktitet dhe stalagmitet në shpëllat e pellumbave janë te rralla , të cilat jane produkt i acidit karbonatik mbi formacionin gëlqeror dhe iu kane dashur miliona vjet te ndërtohen në madhësinë që kanë . Po ashtu në këte kanion ka shpella të vendbanimeve te herëshme njerezore , të pakten te kohës ilire ose më të hershme . Ura e Katiut ndertuar me gur ne shek XVIII është bukuri më vete . Ujërat termale janë te pasura me gaz sulfidrik te tretur në ujë , i cili sherben per shërimin e lekurës . Eshtë një gjatësi e konsiderueshme e pasur me vendburime termale . Mos harrojmë se burime te tilla natyrore jane tepër të rralla , jane dhuratë natyrore te cilat vetëm çmenduria politike dhe shkatërruesit e vendit mund t’i prishin .

Te tillëve me gjithë fuqinë e shpirtit duhet t’u themi NDAL ! Fatmiresisht shqetesimi qytetar u perfaqesua me mbrojtje ligjore nepërmjet avokatit Ilia Kondi i cili meriton mirënjohje per punen që ka bërë dhe e bën për mbrojtjen e Kanionit te Lengaricës . Kjo eshte rruga per te mbrojtur pasuritë tona .

Mos e prek , thuaj falëmnderit që na e kë dhëne ! Pëshperitjet nuk mbrojnë , zeri i popullit duhet te perfaqësohet me mbrojtje ligjore kudo ku nevojitet , ndryshe hienat politike nuk ndalen .(nga Frederik Jani )” Më shumë i njoh ( nga shkrimet, kuptohet) kanjonet e botës e aq pak kanjonet tona që na i ka falur zoti si dhuratë ,të cilën nk guxon t`ia këthesh dhuruesit prapa .

T`kishe qenë e mundur unë e kisha thirrur atë që na e “ krijoi” Grykën e Lengaricës , dhe me plotë përgjegjësi i kisha thënë: “ Merre , shpëtoje , se ne si të pa falemnderueshëm që jemi , po duam ta shkatërrojmë. Mundin tëndë miliona vjeqar po duam sa çel e m`shel sytë ta zhbëjmë “ Sa të pa falemnderueshëm që jemi ! (I planifikuar nje minihidrocentralë , 9 megavatshe, Investim i vogël )

(The hydropower plant is being constructed on the river Lengarica in Southern Albania and has a capacity of 9 megawatts. It is expected to produce about 32 gigawatt-hours of electricity a year. OeEB and the Green for Growth Fund (GGF) are providing EUR 14.1 million in financing – EUR 5 million come from OeEB. The construction of the hydropower plant helps to improve the energy supply in Albania and to reduce the country’s dependency on expensive electricity imports. http://www.oe-eb.at/en/projects/Pages/hpp-lengarica.aspx)

Zona e Përmetit është e njohur për shumëllojshmërinë e habitateve natyrore, duke filluar nga Bredhi i Hotovës, ujrat termale të Bënjës, kanioni i Lengaricës , mali i Nëmerçkës, tokat buqësore buzë Vjosës deri tek peisazhet e mrekullueshme, pra zona e Përmetit është e larmishme. Në këtë zonë ndodhen 2 monumente të mbrojtura të natyrës, Banjat e Bënjës dhe Kanioni i Lengaricës, ndërsa zona në komunën e Petranit është shpallur Park Kombëtar në Fondin Pyjor.

 

Edhe Zeusi kishte për t`u hidhëruar me ne !

 

Fahri Xharra,04.08.15 Gjakovë

 

 

Lexoni:  http://www.wikiwand.com/de/Lengarica          

http://balkanrivers.net/de/content/die-vjosa-0 ( Shpetoni Vjosen )   

http://www.kasbahitran.com/kasbah_en/02actividades/albania/southalbaniatrekking.html                 

http://www.panoramio.com/photo/35555558

http://www.libertas.pl/od_kanionu_do_kasztelu_albania.html

http://www.tour-albania.com/permet.html

https://chiropteralb.wordpress.com/2014/09/02/permeti-dhe-lakuriqet-e-nates-permet-and-bats/

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.