Shqipëria në mbarim të Luftës së Parë Botërore

BajramCurri_kry

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Gjatë luftës së Parë Botërore Shqipëria u bë shesh lufte midis fuqive ndërluftuese . Ato synonin të përdorinin Shqipërinë si objekt për realizimin e qëllimeve të tyre , të cilat synonin t’a shtrinin sundimin e tyre në Shqipëri .

Edhe pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore Shqipëria vazhdoi të ishte e pushtuar . Në fund të Luftës trupat austro – hungareze u larguan nga pjesa e mesme e veriore e Shqipërisë dhe vendin e tyre e zunë okupuesit italianë ku në vitet 1918 e okupuan pjesën më të madhe të Shqipërisë .

Ushtria serbe , pas largimit të forcave bullgare e austriake , ri – pushtoi Dardaninë duke përfshirë edhe krahinat e Dibrës , Hasit , Malësisë së Gjakovës , të Kelmendit etj .

Lufta e Parë Botërore i shkaktoi Shqipërisë shumë plagë të rënda . Vendi pati shkatërrime dhe humbje të mëdha në njerëz ndërsa ekonomia u dëmtua shumë rëndë .

Shumë njerëz vdiqën nga zjarri i Luftës dhe nga uria dhe u dogjën fshatra të tëra si pasojë e dëmtimit të bujqësisë dhe të blegtorisë .

Në mbarim të Luftës , rreziku më i madh për Shqipërinë ishte humbja e tërësisë tokësore të saj dhe sipas planeve të fuqive fituese të Luftës , Shqipërisë rrezikohej të ri – copëtohej ndërmjet shteteve fqinje .

Në hyrje të lëvizjes së shqiptarëve për të mbrojtur të drejtat kombëtare u vunë intelektualët patriotë brenda dhe jashtë atdheut .
Në këtë nismë , më 25 dhjetor 1918 , zhvilloi punimet Kongresi i Durrësit .

Cështja kryesore e Kongresit ishte formimi i një qeverie shqiptare që do të mbronte interesat e vendit . Qeveria e kryesuar nga Turhan Pashë Përmeti e dalë nga ky Kongres , caktoi një delegacion që do të merrte pjesë në Konferencën e Paqes në Paris për paraqitjen e kërkesave kombëtare të shqiptarëve dhe Shqipërisë .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

3 Comments

Add a Comment
  1. Shum qarte dhe shum shkurt bravo

  2. sola mente for albania is so beautiful loveee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.