“ME DËSHMORIN SELMAN LAJÇI NËPËR SANXHAK”

Botime te reja: Libri_sanxhakDoli nga botimi libri monografik “ME DËSHMORIN SELMAN LAJÇI NËPËR SANXHAK”

të autorit Xhevat Hasani,

botuar nga INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS 2015 viti, libri ka gjithësejt 300 faqe.

Redaktor i librit Prof. dr. Zymer Neziri.

Avdi_ibrahimiNga: Avdi Ibrahimi

Vlerësim – lidhur me dorëshkrimin e autorit Xhevat Hasani ”Me Seleman Lajçin nëpër Sanxhak”
Shkruar, nga Prof. Dr. Lush Culaj.
Ay, mes tjerash vlerëson në faqen 281 të librit:
– Fakti se shumica e myslimanëve të Sanxhakut kanë origjinë shqiptare ka bërë që autori Hasani dhe dëshmori Lajçi të angazhoheshin sa më shumë për një bashkëpunim kulturor në mes të Kosovës dhe Sanxhakut. Në këtë monografi përshkruhet, si veprimtaria e Selman lajçit, ashtu edhe e dy kryesive qendrore të Shoqatës Kosovare-Sanxhakase që nga viti 1992 e deri në prag të Luftës Çirimtare të Kosovës të vitit 1998/1999. Në veçanti është përkushtuar binjakzimi i Prishtinës me Pazarin e Ri, i Pejës me Tutinin, i Therandës (ish-Suharekës) me Rozhajeën, si dhe është përshkruar edhe organizimi i mbrëjes letrare të përbashkët të poetëve të Kosovës e të Sanxhakut në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Pjese_libriFotodokument nga Libri në faqen nr. 243, ku autori Hasani përshkruan, Binjakëzimin e qytetit të Therandës (Suharekës) me qytetin e Rozhajës.

Në përshkrimin e kësaj monografie theks të veçant zënë edhe veprimtaria e kryesisë së Shoqatës Kosovë-Sanxhak, të përbërë ng profesorët Ali Zatriqi, Hasan Mekuli, Mehmet Halimi, Mujë Rugova e të tjer, nga Kryesia e Kosovës, ndërsa ngaa ajo e Sanxhakut e kryesuar nga profesorët, Dr, Nuredin Asqeriqi, Mr. Jasmina Nusheviqi, Prof.Shefket Kërciqi,e tëtjerë, që kontribuan për këtë urë lidhëse Kosovë-Sanxhak.

Ndërsa në Recensionin lidhur me librin e autorit Xhevat Hasani “Me Selman Lajçin nëpër Sanxhak” nga Prof. Dr. Isa Bisaj mes tjerash shkruan:- Aautori, Hasani e përmbyll monografinë e tij duke e përshkruar me dhembje e pikëllim rënien e dëshmor të Selman Lajçit në prillin e vitit 1999 në luftë kundër forcave serbe në Rugovë. Përshkrimi kronologjik i ngjarjeve dhe gjuha e përdorur e bëjnë këtë liber sa të veçantë, aq edhe tërheqës për lexuesin.

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.